Historia e Kozmetikës (Pjesa 1)

Shkruar Më: February 20, 2009 Kategoria: Stil

Kremra Kozmetik

Me gjithë këto miliarda dollar të harxhuara cdo vit në industrinë e kozmetikës,ndonjëherë e gjejmë  veten duke pyetur  “Si ka arritur deri në këtë pikë?”. Kur ka filluar ajo,  cka unë bëj cdo ditë para të zgjohem cdo mëngjes dhe mos të dal nga dera e shtëpisë pa e lyer fytyrën nga fillimi në fund?
Kozmetika Ne Lashtesi

Ju kujtohen egjiptianët? Kjo nis rreth 4 mijë vjet më parë. Pastërtia dhe aparenca e jashtme kanë qenë tmerrësisht të rëndësishme për egjiptianët. Ato besonin se aparenca ishte lidhja direkte me shëndetin e shpirtit. Mundoheshin të dukeshin dhe të mbanin gjithmonë erë të mirë. Dhe në një shoqëri e cila vlerëson më së shumti aparencën, njerëzit sigurisht do të mundohen të mbahen sa më shumë. Por egjiptianët duke qenë njerëz krijues, e përdornin kozmetikën për arsye shumë më të zgjuara se sa thjesht për tu dukur bukur.

Kozmetika Egjiptjane

Mesdemet ka qenë pluhuri I syve më I hershëm që ka ekzistuar-një substancë e përbër nga minerale bakri dhe plumbi. Ato mendonin se ngjyrat e errëta mund të dëbonin djajt e të këqijat. Ishte dhe gjithashtu një dizifenktant insektesh. Khol-i ishte një pudër e errët e cila dhe ajo u aplikonte rreth syve në formë ovale. Ishte një kombinim plumbi, frashëri, okre, bakri dhe  bajamesh të djegura. Që ti jepnin më hijeshi aparencës se tyre ato aplikonin një përbërës me ujë dhe argjile të kuqe te pjesa e mollëzave. Ato ngjyrosnin dhe thonjtë e tyre me ngjyrë portokalli dhe të verdhë më një substancë të quajtur henna.
Teksa koha kalonte dhe kulturat ekspozoheshin ndaj njëra tjetrës, grekët filluan të merrnin praktikat e kozmetikës egjiptiane. U jepnin lëkurës tyre një ngjyrë të zbehtë me një fondatintë që përmbante plumb. Kjo u vërtetua fatale dhe në më shumë se në një rast. Më pas romakët filluan ti ngjyrosnin thonjtë e tyre me një kombinim nga gjaku I qingjit dhe dhjam I skuqur.Një romak I lashtë ka thënë “Nje grua pa tualet është si gjella pa kripë”!
(….vazhdon)

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (1)

edi shtjefni

April 11th, 2009 at 06:13    

puna dhe shendeti

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja