Gjithçka për diabetin
Cfarë është diabeti!Cfarë e shkakton atë?
Diabeti është një crregullim metabolizmi. Termi metabolizëm I referohet mënyrës se si trupat tonë përdorin ushqim të tretur për energji dhe rritje. Shumica e asaj cfarë hamë shpërbëhet në glukozë. Glukoza është një lloj sheqeri në gjak- ajo është burimi parësor I ushqimit në trupat tonë.
Kur ushqimi ynë tretet, glukoza niset drejt rrymës së gjakut. Qelizat tona përdorin glukozën për energji dhe rritje. Gjithsesi, glukoza nuk mund të hyjë në qelizat tona pa praninë e insulinës- insulina bën të mundur që qeliza tona të marrin glukozën.

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi. Pasi hamë, pankreasi automatikisht lëshon një sasi të mjaftueshme insuline për të lëvizur glukozën e pranishmë në qeliza, dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.
Një njeri me diabet ka një gjëndje në të cilën sasia e glukozës në gjak është shumë e lartë( hiperglicemi). Kjo ndodh pasi trupi ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose nuk prodhon fare, ose ka qeliza të cilat nuk përgjigjen tamam ndaj insulinës që prodhon pankreasi. Kjo rezulton në formimin me tepricë të glukozës në gjak. Kjo glukozë e tepërt në gjak kalon, jashtë trupit nëpërmjet urinës. Pra, edhe sepse trupi ka shumë glukozë, qelizat nuk e marrin vetë atë për t’a përdorur për energji dhe rritje
Ekzistojnë 3 lloje kryesore diabeti
Tipi 1- Nuk prodhoni fare insulinë
Tipi 2- Nuk prodhoni mjaftueshëm insulinë, ose insulina nuk po funksionon sic duhet
Diabeti Gestational- Zhvillohet gjatë shtatzanisë
Diabetet e Tipit 1 dhe 2 janë gjënde mjeksore kronike- cfarë do të thotë se janë ngulmuese dhe të përhershëm. Diabeti Gestational zakonisht zhduket pas lindjes së fëmijës.

Simptomat e diabetit
Zakonisht njerëzit mund të jenë me diabet por nuk janë në dijeni të këtij fakti. Shkaku kryesor për këtë është se simptomat, duken të padëmshme. Gjithsesi, sa më herët të diagnostikohet diabeti, aq më I madh është shansi që komplikacione serioze, të cilat mund të rezultojnë nga diabeti, të shmangen.
Një listë me disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit
Urinim I shpeshtë
Etje
Uri
Rritje në peshë
Humbje peshe e pazakontë
Lodhje
Irritim
Shikim I turbullt
Mishrat e dhëmbëve më të kuqe
Disfunksionim seksual tek meshkujt
Shpim gjilpëre ose mpirje të këmbëve dhe të duarve
Si mund kujdesemi për diabetin? Planifkimi I konsumimit të ushqimit
Janë 3 gjëra të cilat do të kenë një impakt të madh në nivelet e glukozës së gjakut tuaj dhe lipidet e saj( kolesteroli, trigliceridet)
Ajo cfarë hani
Sa hani
Kur hani
Duke përzgjedhur llojet e duhura të ushqimeve, po ashtu dhe sasitë e duhura mund të përmisoni mundësinë për të kontrolluar glukozën dhe lipidet e gjakut.
Piramida e ushqimit
Kur flisni më një profesionist të kujdesit të shëndetit, doktor diabeti ose dietolog, ato do t’ju përmëndin patjetër piramidën e ushqimit.
Në bazë qëndrojnë ushqimet të cilat janë të pasura më karbohidrate, si drithërat, më pas frutat dhe perimet.

Më sipër janë mishi, peshku, qumshti dhe djathi; të cilat janë të pasura me proteina. Në majë janë ushqimet e yndyrshme.
Cdo dietolog ose doktor diabeti do t’ju këshillonte të ushqeheshit me ushqimet në fundin e piramidës se sa me ato në majë.
Eshtë jetike të flisni më një ekspert për planin e ngrënies. Duhet ti përshtatet peshës tuaj, moshës, mjekimeve të tjera që mund të jeni duke marrë dhe sa fizikisht aktiv jeni.
Aktiviteti fizik është themelore për një diabetik
Ndihmon në kontrolliimin e glukozës së gjakut
Ndihmon në uljen e peshës
Ndihmon në mbajtjen e tensionit ulët
Ndihmon në rritjen e HDL tuaj( lipoprotein me densitet të lartë), nivele të mira kolesteroli
Ndihmon në uljen e LDL tuaj( lipoprotein me densitet të ulët), nivele të këqija kolestero
Sa shumë ushtrime fizike duhet të bëni?

Shumë ekspertë thonë se duhet të ushtroheni të paktën 5 ditë në javë. Cdo pjesë duhet të jetë me intensitet të moderuar dhe nuk duhet të zgjasë më pak se 30 minuta. Ajo cfarë duam të themi me intensitet të moderuar përmblidhet nga aktivitetet e mëposhtme.
- ecje e shpejtë
- not
- bicikletë ( në nivel të sheshtë, ose malore shumë pak e pjerrët)
- kërcim
- vozitje




jam i smur nga diabeti me ndihmoni diqka me teper
Me thoni per cfare jeni me shume i interesuar te dini?
ju lutem me tregoni se qfar ushqimi duhet te perdoret per babain tim i cili esht i semur nga diabeti per momentin sepse nuk esht kronik, por i shfaqet ne raste kur esht i shqetsuar teper esht ne moshen 66. Faleminderit
shume informacione te sakta dhe te vlefshme per nje te semure me diabet, ku cdo dite numri i diabetikeve vjen duke u shtuar & informacioni eshte shume i rendesishem per popullaten…:)
Si eshte perqindja e diabetit ne krahasim me vitet e kaluara? dhe grafikun po patet mundesi…Ju faleminderit…!
jam rezarta jam 27 vjec nuk e di ne se kam diabet apo jo po do thosha qe kam problem te math me embelsirat konsumoj shume embelsira ndoshta e pa besushme po vetm ideja qe nuk kam embelsira ne shtepi me bene te ndiem keq njelloj si ata persona qe pine duhan ju lutem me jepn nje mendim konsumimi i embelsirave sjell diabetin ju falenderoi per opinionin
jam 30 vjec kam 6 muaj qe kam konstatuar qe jam me diabet mbaj peris duhan alkool nuk konsumoj.marr mjekim por skam permisim .cfare me keshilloni tjeter
Pershendetje!
Gazi,
Nuk di ne cfare gjendje eshte diabeti yt, por nje nga keshillat qe do te jepte cdo mjek ne cdo vend te botes dhe me efektivja perpos mjekimit eshte ushtirme fizike ose humbje peshe. Nuk ka te beje vetem me freninim e gojes, por cdo pasdite dil dhe bej ecje te shpejte qe te djersitesh. Do shikosh shume permisim.
Faleminderit
jam 56 vjec. jam me diabet 2 sa mund te konsumoj fruta
jam medijabet qe 8 vite kam dijabet 2 urinen normal uj pi narmal orex normal nuk hashum peshen eka m 93 kg gjatsija 179 por temperatur ne kamb shum te madhe meduhet ti maj ne uj te ftohet ani me pushupak pra nder koh me ftofen krejt tabletat qe iperdori metformin 850 dhe diallosa 3milgram kam kapak edhe maramendjeshtypja asht 180 me 80 yndyra asht 2 pik dishkapra krejt pak levizi pra edhe aspirinin e perdori qe 40 vjet
jam qe 3 vite e gjys me diabet kam fillu te dobsohem sheqerin nuk ekam shum se gjithmon i runa ushqimeve nuk konsymoj qfardo ushqimi po me punen ne shtrat ka her pas here dobsime pra e pres nje keshill ju faliminderit