Gjithcka për cistitin

Shumica e femrave kanë pasur të paktën një herë në jetën e tyre cistit, por si duhet të kujdeseni kur keni cistit ose si t’a parandaloni atë.Nëse ju ka ndodhur dhe më parë, atëherë i njihni simptomat që ka; ardhje e shpeshtë urinimi dhe një ndjenjë e mprehtë dhe djegëse kur urinoni. Shumica e femra kanë pasur cistit të paktën njëherë në jetën e tyre dhe disa të tjerave u ndodh 4 deri në 5 herë në një vit. Pra cfarë të bëni kur ju zë dhe si t’a parandaloni?

cistiti femra

Cfarë është cistiti?

Cistiti është infeksion I fshikëzës, por ndonjëherë ky term mbulon një sërë infeksionesh dhe irritimësh në sistemin e ulët urinar.

Si trajtohet cistiti?

Ujë
Kur keni simptomat e para, pini ujë menjëhere cdo 20 minuta për tre orë rresht. Kjo do t’ju ndihmojë me sistemin tuaj urinar.

Lëng Boronice
Teksa shumë mendojnë se boronica nuk ka efet në krijimin ose parandalimin e cistitit, disa të tjerë betohen për këtë, pasi mendohet  se ndihmon të ndalojë bakteriet të ngjiten tek trakti urinar. Sigurohuni që lëngu i boronicës( nëse e blini të gatshëm) të ketë përmbajtje të lartë të lëngut të boronicës( të paktën 25 %) dhe shumë pak sheqer. Pini të paktën një gotë të madhe në ditë, dhe nëse ju duket e vështirë, provoni kapsula boronice.

Soda bikarbonatë
Shumë kimistë ofrojnë lloje të ndryshme sodash të gatshme që e bëjnë urinën më pak acide. Ju mund të përgatisni tuajën duke përzjerë një lugë caji sodë bikarbonatë në 450 ml ujë.

Qetësues dhimbjesh
Për të pakësuar sikletin, qetësues për dhimbjet si paracetamoli ose ibuprofen mund t’ju ndihmojnë shumë.

Antibiotikë
Nëse Doktori juaj nxjerr rezultate të tjera për cistitin nga analizat, atëherë mund t’iu japë një recetë me antibiotikë. Ndonëse mund të shërbejnë vetëm në rastet më të rënda, kini parasysh që duhet ti përdorni nëse vuani vazhdimisht nga cistiti. Antibiotikët NUK bëjnë më efekt nëse përdoren shpesh.

Dëllenjë dhe vaj livando
Ndonëse nuk ka dëshmi për efetin e tyre, shumë femra betohen se pak pika dëllenjë ose vaj livando në ujë clirojnë nga simptomat .

Shmangni alkolin dhe lëngjet që përmbajnë kafeinë.
Mund të jenë dehidratuese, e cila është gjëja e fundit që ju duhet kur keni dhimbje cistiti.

Shmangni seksin dhe tamponët
Bëni pak pushim nga seksi ose përdorimi i tamponëve kur keni cistit pasi të dyja ato i shtyjnë bakteriet në ureter dhe i përkeqësojnë simptomat.

Si mund ti parandaloj ato?
Pini shumë ujë( 1.5 litër) dhe një gotë lëng boronice cdo ditë. Shmangni përdorimin e tangave, sidomos kur të jeni me xhinse të ngushta ose tuta. Shumë femra që vuajnë nga cistiti thonë se “bokset” janë një alternativë e këndshme dhe pa dhimbje. Gjithashtu vishni mbathje pambuku sa më shpesh të jetë e mundur. Lahuni nga poshtë me një peshqir të pastër cdo ditë dhe sigurohuni që jeni pastër para dhe pas seksit. Gjithsesi, shmangini vaskën me shkumë, pastruesit e parfumosur dhe pudrën. Gjithmonë zbrazeni komplet fshikzën tuaj kur urinoni. Gjithmonë pastrohuni nga para në drejtim mbrapa, e jo nga mbrapa përpara. Mundohuni t’a zbrazni fshikëzën përpara seksit dhe sa më shpejt të jetë e mundur më pas.

Kur duhet të konsultohem me doktorin?
Simptomat e cistitit nuk do të thonë gjithmonë se keni cistit- kështuqë nëse dyshoni konsultohuni me mjekun. Gjithashtu këshillohuni me të nëse : është hera e parë që keni cistit, nëse simptomat përmisohen pas 24 orëve apo keqësohen, nëse keni gjak në urinë ose nëse simptomat shoqërohen nga temperaturë, dhimbje mesi, ose kurrizi në fund.

Lini një koment