Gabime gjatë intervistës nga të gjithë femrat

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)

Thoni ” Kjo është puna e ëndrrave të mia”
Dhe nëse është vërtet kështu, 69% e intervistuesve e konsiderojnë si një furcë dhe një një klishe jo të sinqertë të cilën e kanë dëgjuar kushedi sesa herë më parë.

1

Flisni keq për ish shefin tuaj
Dhe nëse e urreni ish shfein tuaj, jeni ju ajo që do të dukeni keq nëse flisni keq për ish shefin ose ish kompaninë në të cilën punonit.

6

Pyesni për pushimet
Ndoshta mendoni ti thoni drejtpërdrejtë shefit se ju dhe I dashuri juaj keni prentotuar pushime 9 ditore për në Karaibe. 69% e intervistuesve pranojnë se  intervista është një moment I keq që të pyesni se kur mund te merrni pushime kur ju akoma nuk e keni fituar atë pozicion pune.

3

Pini ujë ose kafe
Mesa duket cdo gjë ,përfshirë këtu dhe ujin nuk pëlqehet nga 79% e intervistuesve. Furnizohuni me dozën e kafeinës përpara se të shkoni në intervistë.

4

Jeni bërë seksi

98% e intervistuesve pranojnë se të veshurit shumë seksi është një faktor negativ mjaft i madh. Nuk po themi të maskoheni si E shëmtuara Beti, por mbahini minifundin e ngushtë, dhe këmishat e hapura të mbyllura në dollap. Në vënd të tyre mbërtheni mirë kopsat.

5

Flisni për rrogën
Parat pa dyshim janë gjëja e parë që ju shkon ndërmënd kur kërkoni një punë të re. Jo??? Epo nëse nuk është kështu atëherë nuk do ishit aty. Gjithsesi vetëm 15% e intervistuesve mendojnë se gjatë intervistës mund të flitet për rrogën. Pra, pa e thënë vetë intervistuesi, prisni derisa oferta të jenë të tavolinë dhe t’a diskutoni.

6

Ndjeheni e afërt
Të kesh marrdhënie të mira me shefin tënd të ardhshëm është shumë e rëndësishme gjatë intervistës, por kjo sdo të thotë të afroheni shumë. Ti flisni intervistuesit sikur po I flisni një mikut tuaj është një faktor mjaft negativ.

2

Vishni xhinse
Nuk ka rëndësi se sa tolerues është kodi I veshjes në zyrë, do dilni shumë keq nëse shkoni me xhinse. 95% e intervistuesve presin nga ju të vishni dicka më formale që ti përshtatet intervistës. Nuk mund të shkoni thjesht me një fund të zi dhe xhaketë të bukur.

7

Nuk e fikni celularin
Një telefonatë e papritur ose mesazh mund të “vrasë” shansin e ngritjes në karrierë. Intervistat e punës nuk fillojnë me paralajmërime që të fikni telefonin sic ndodh në kinema, kështuqë kujtohuni vetë.

8

Shkoni vonë
Nuk mund të kaloni klasën më një ” O Zot I madh! Mu prish makina, ose kishte shumë trafik, ose zyra juaj është shumë e vështirë për tu gjetur. Intervistuesit I kanë degjuar këto shfajësime e shumë të tjera dhe për këtë arsye mendojnë se të shkuarit vonë është një problem shumë I madh. Nëse jeni tipi I ” gjithmonë vonë” mundohu të parashikosh se cfarë mund të të bëjë vonë dhe kontrollo një ditë para intervistës.

9