Frutat më të mira për të vendosur në fytyrë
Frutat janë të mbushura me vitamina gjallëruse dhe minerale të cilat janë të shkëlqyeshme për shëndetin e lëkurës. Ka shumë fruta të cilat mund të ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën tuaj. Në këto fruta përfshihen mangot, avokadot, mollët dhe kivit.

Meqënëse fytyra është më e ekspozuara, lëkura në të vuan dhe dëmtohet më tepër. Qelizat e lëkurës dëmtohen për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe ndotësve. Për këtë aryse, është shumë e rëndësishme të ushqeni dhe ta eksfolioni atë cdo ditë. Kjo ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe forcon muskujt e fytyrës. Shumë prej këtyre frutave kanë shumë antioksidantë dhe kështu ngadalësojnë procesin e plakjes.
Avokadot
Avokadot janë jeshile nga jashtë dhe të bardha dhe kremoze nga brënda. Kanë një bërthamë të madhe e cila është e fortë. Avokadot janë perfekte për trupin e njeriut dhe janë të mbushura me disa vitamina kryesore dhe minerale, të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e lëkurës së fytyrës. Avokadot janë burim I vitaminave A dhe C.
Këto vitamina ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes e cila e bën lëkurën të varet. Avokadot ndihmojnë dhe në parandalimin e akneve në lëkurë. Janë shumë të dobishme në hidratimin e lëkurës dhe kanë në përbërje shumë vajra esencialë. Përbërjen mund ta bëni nëpërmjet pastës së avokados. Kjo pastë mund të përdoret individualisht ,ose mund të përdoret dhe me fruta ose përbërës të tjerë natyralë.
Kivi
Kivi njihet për efektin e madh pozitiv në shëndetin e lëkurës. Kanë shumë përmbajtje uji dhe kanë efekt hidratues në lëkurë. Janë vecanërisht të dobishme, për ato të cilat kanë lëkurë të thatë. Kivi është i mbushur me vitamina dhe minerale, të cilat vonojnë procesin e plakjes së lëkurës. Kivi mund të pritet derisa të formojë një pastë dhe të përdoret me mjaltë dhe kos. Këto përbërës shtesë e bëjnë dhe më të shndetshme këtë maskë.
Mollët
Mollët përmbajnë acid malik, i cili është shumë i dobishëm për lëkurën e fytyrës. Ky acid ndihmon muskujt e lëkurës të qëndrojnë lart, muskuj të cilët pas disa vitesh fillojnë varen. Kur lëkura e fytyrës ekspozohet ndaj ndotësve dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, ajo fillon të duket e ngrirë dhe pa jetë.



