Flokë me yndyrë, Jo Më!

Shkruar Më: April 12, 2009 Kategoria: Stil

Cfarë mund të bëni për fabrikën e vajit që mbani mbi kokë? Disa këshila ekspertësh mund t’ju vijnë në ndihmë.

Lajini flokët më shampo shpesh

Ekspertët këshillojnë që gjëja më e rëndësishme që mund të bëni që të luftoni yndyrën në flokët tuaj, është t’a lani skalpin tuaj me shampo një herë në ditë, sidomos nëse jetoni në qytet. Kur I nxehti dhe lagështia stimulojnë gjëndrat e yndyrës së skalpit tuaj, do të ishte shumë e këshillueshme t’a lanit kokën dy herë në ditë- thotë professor Lowell Goldsmith, një profesor dermatologjie, I cili është I specializuar në problemet e flokut                                                Gjëndrat dhjamore prodhojnë yndyrë vazhdimisht- thotë ai. Ajo cfarë ju po mundoheni të bëni është të mbani nën kontroll sekrecionin dhe t’a zhdukni atë.

Zgjidhni një shampo të tejdukshme Shampot e tejdukshme, pastrojnë yndyrën më mirë, dhe nuk lënë asnjë lloj mbetje pas.

Ofrojini vetes masazh skalpi Kjo duhet bërë gjatë larjes së kokës me shampo, asnjëherë mes shampove- thotë Kingsley. Të masazhosh skalpin midis shampove, mund të bëjë që të dalë vaj nga gjëndrat.

Dopio shkumë Yndyra e tepërt ka nevojë që të lahet me shampo dy herë- thotë Dr. Goldsmith. Gabimi më I madh që shoh tek njerëzit thotë ai, është se nuk e lënë shampon në skalp aq sa duhet- thotë ai. Për njerëz vecanërisht me flokë me yndyrë, sugjerohet dopio shkumë, duke e lënë shampon në skalp 5 minuta cdo herë, Kjo nuk do t’ju dëmtojë flokun ose skalpin.

Harrojeni balsamin Nëse keni flokë me yndyrë, gjëja e fundit që do të dëshironit do të ishte të mbuloheshit me më shumë yndyrë. Mundohuni të dilni pa balsam ose krem flokësh.

Synoni vetëm fundet Nëse mendoni se keni nevojë patjetër për balsam ose kremflokësh, kërkoni për ndonjë produkt që përmban sasinë më të vogël të yndyrës. Aplikoni vetëm në maja, dhe jo në rrënjë.

Testoni për yndyrë pas shampos Cdo sasi shampoje mund t’ju largojë sasi të mëdha yndyrë, kështuqë mos e kaloni “shkel e shko” shampon. Testojeni veten. Pasi ti keni larë me shampo dhe ti keni tharë flokët, prekini flokët tuaj dhe shihni nëse I ndjeni të yndyrshëm akoma? Nëse është kështu, kjo do të thotë që nuk I keni larë ose shpëlarë aq sa duhet.

Aplikoni regjës( ashpërsues) në skalp Ju mund t’a ndaloni sekrecionin e yndyrës duke aplikuar një ashpërsues të përgatitur në kushtet e shtëpisë, direkte në skalp. Kingsley sygjeron një përbërje me sasi të barabarta bojë lajthie dhe lëng pastrues goje (psh. me mente). Aplikojeni më pambuk vetëm në pjesët e skalpit. Boja e lajthisë vepron si ashpërsues, ndërsa lëngu pastrues I gojës ka veti antiseptike. Nëse floku juaj ka shumë yndyrë, mund t’a bëni ktë sa herë I lani me shampo flokët.

Mos I krihni shumë Njerëzit me flokë me yndyrë duhet të kenë shumë kujdes dhe me krehjen. Kini parasysh se krehja nga rënjët sjell vajin nga skalpi deri në majat e flokëve tuaj.

Thajini flokët në drejtim të kundërt nga rritet Duke e lënë sic është, floku me yndyrë rri më I lëshuar dhe i drejtë. Që ti shtoni më vëllim, bëhuni krijues me tekninën e përdorimit të tharëses tuaj- thotë Kingsley. Përdoreni tharësen në drejtimin e kundërt të rrijtes, në mënyrë që ti ngrejë flokët drejt rrënjëve.

Relaksohuni Hormonet kanë një lloj efekti në prodhimin e yndyrës. Pra kur jeni nën stres, trupi juaj prodhon më shumë androgjenë. Dhe kto androgjenë nxisin prodhimin e yndyrës. Këshilla jonë? Relaksohuni sa më shumë.

Kujdes në përzgjedhjen e kontraceptivëve Kontraceptivët kanë një efekt vendimtar në balancën hormonale të një femre. Ato ndikojnë në prodhimin e yndyrës.Ju këshillojmë t’a diskutoni me gjinokologun tuaj, yndyrën e tëpërt të flokëve tuaj kur të zgjidhni kontraceptivin e duhur.

Ushqeni flokët më birrë Mbyll poret. Sugjerohet birrë e freskët si locion për flokë me yndyrë. Ruajeni në një termus që të rrijë e freskët në dush, sepse ndryshe nuk të rrijë shumë e freskët.

Freskojeni me limon Shtrydhni lëngun e dy limonëve në një gotë të mbushur me cerek ujë, ujin më të mirë që mund të gjeni. Një zgjidhje shumë e mirë do të ishtë ujë I distiluar. Kjo është një shpëlarje që ndihmon në ndalimin e yndyrës.

Provoni uthull Hidhni një lugë caji uthull në një pintë ujë dhe përdoreni si një shpëlarje përfundimtare. Kjo përbërje vepron si tonik për skalpin dhe heq mbetjet e sapunit që mund të shtojnë yndyrën e flokëve.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (12)

Elsa

April 13th, 2009 at 09:53    

Ckemi,

Me te vertet artikull yll!!

Me pelqen shum faqja juaj

ergys

April 13th, 2009 at 11:56    

ckemi elsa sa emer te bukur qe ke elsaaa lal se di si hyra ketu por emri jot me terhoqi vemendjen like to chat or know eachother if yes txt on my email ok bye xx

sindi

May 12th, 2009 at 08:31    

shum je e mire. me pelqen shume

uitni

May 20th, 2009 at 14:14    

jeni te papam !!!!!!!

renata

October 5th, 2009 at 20:36    

Me pelqen shum ky artikull qe na tregon se si ti mbrojm floket nga yndyra,me mir eshte te kujdesemi per veten se te mirremi me shum gjera te pa dobishme ne internet te humbim koh ,thjesht me pelqen kjo tem ju pershendes te gjithve qe keni shkruar.

Beauty.Al

October 6th, 2009 at 05:54    

Te Falenderoj!

A...

October 23rd, 2009 at 19:13    

pershendetje..jam nje vajze 15 vjece dhe e kam flokun shume te undruyshem..cfare e keshilloni..me respekt…A

enata

October 26th, 2009 at 17:08    

peshendetje jam nje vajz 27 vjeqare,i kam flokt shume te yndyrshem ,edhe kam flok pak,ju lutem me keshilloni qka me ber.. tung

kesi

February 25th, 2010 at 15:20    

nje faqe vertet e mrekullushme qe ka te beje me floket

elvana

June 27th, 2010 at 08:20    

me falni keto tre te fundit duhet te behen pas larjes?? dhe duhen te behen te trija ne nje larje apo vetem njera

shaqiri

June 27th, 2010 at 08:59    

po pintë cdo te thote ju lutem ma shpjegoni

Beauty.Al

June 27th, 2010 at 18:32    

Pershendetje!
Per Elvanen!
Tre te fundit jane tre menyra te ndryshme te cilat ju zgjidhni se ke te perdorni. Tek shpjegimi une e kam thene qe sherbejne si shpelares pra pasi ti shpelani floket me ato perberes masazhojini pak dhe shpelajini me uje te bollshem

Per Shaqirin!
Nje pinte eshte e barabarte me gjysme liter.

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja