Fast Food-i do të bëhet më i shtrenjtë
8 September 2011 Ska komente
Sipas një studimi amerikan është përcaktuar se numri i njerëzve obezë do të arrijë gjysmën e popullsisë së Amerikës për 20 vjet, pra duket gjetur patjetër një mënyrë për t’a parandaluar këtë.

Ndërmjet masave parandaluese, mjekët sygjerojnë të ulen cmimet e ushqimeve të shëndetshme dhe të rriten cmimet e atyre që përmbajnë yndyrë, sheqer dhe karbohidrate. Një hap tjetër mjaft i rëndësishëm është llogaritja e kalorive të konsumuara. Ekspertët besojnë se duhët të largojnë nga menu-ja ditore e një amerikani mesatar rreth 500 kalori, që do të cojë në humbje prej 500 gram peshë cdo javë.



