Disa Këshilla Për Make-up

Shkruar Më: 24/03/2009 Kategoria: Stil

Për  të përgatitur një make-up sa më efikas duhet të fillojme me një lëkurë të pastër dhe të lagësht, në mënyrë që të rrëshkasë më thjeshtë.
“    Pastrojeni fytyren tuaj rregullisht në mëngjes dhe në darkë me një pastrues ushqyes dhe në drejtim për nga lart drejt ballit. Mos e tërhiqni ose shtypni shumë pasi mund të ndodhe irritim I lëkurës.
“    Freskoni fytyren tuaj me një tonik I cili të përmbajë përbërës të cilët I pershtaten tipit të lëkures tuaj.
“    Masazhojeni fytyren tuaj dhe I vendosni më pas një hidratues që  të jetë I pershtatshem me tipin e lëkures tuaj. Sigurohuni që hidratuesi që do të përdorni gjatë ditës të përmbajë SPF në mënyrë qe t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme të diellit.
“    Trajtojeni fytyrën tuaj në shtëpi 3-4 here në javë. Vendosni më pas një skrab që të përmbajë eksfoliantë të butë dhe jo te ashpër.
“    Pas eksfoliantit aplikoni një maskë. Shpëlajeni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Një pamje sa më natyrale.
“    Aplikojeni fondatintën tek faqet, balli dhe mjekra duke perdorur një furcë fondatinte, një sfungjer ose gishtat tuaj. Shpërndajeni deri te vija e flokëve dhe arrini një ngjyrë të përshtatshme me lëkuren tuaj.
“    Vazhdoni t’a shpërndani deri poshte mjekrës deri te qafa në mënyrë që të keni një shpërndarje homogjene. Kontrolloni fytyrën dhe qafën tuaj në pasqyrë në mënyrë që të kontrolloni nëse e keni shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë lëkurën.
“    Nëse zona poshtë syve tuaj është akoma e zezë ose e kuqe atëherë mos vini më fondatintë thjesht do t’a përkeqësonit.  Do ishte më mirë të përdornit një korrektor.
Këshilla
“    Zgjidheni me shume kujdes fondatinten tuaj. Kur të provoni tonalitetet e ndryshme të fondatintës , zgjidhni një që të përshtatet ekzaktësisht me ngjyren  e vijes sënofulles tuaj. Do të ishte mire t’a kontrollonit tonalitetin në një pasqyrë në një ambjent të jashtëm në mënyrë që të shihni si duket në dritë natyrale.
“    Filloni njëherë me sasi të vogla fondatinte më pas mund t’a rrisni atë.

Si të fshehësh shenjat.
“    Korrektori është më I dendur sesa fondatinta duke mbuluar gjithë shenjat e padëshiruara dhe hiperpigmentin(pjeset e kuqe). Mund të përdoret sipër fondatintës ose dhe pa të fare dhe qëndron gjatë.
“    Meqënëse pjesa poshte syve tuaj është më transparete ajo duket më e errët sidomos te pjesa tek cepat afër hundës. Vendosni disa pika të vogla poshtë syve,  te zona që duam të mbulojmë dhe shpërndajeni atë në mënyrë homogjene.

Vizitorët kërkuan për:

  • pjesa poshte syve
  • maske poshte syve
  • model mjeker
  • keshilla make up
Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja