Dieta e gjoksit të shëndetshëm
Shkruar Më: 12/04/2009 Kategoria: Shëndet
Gjoksi i një femre nuk duhet të jetë vetëm I bukur, por para së gjithash ai duhet të jetë I shëndetshëm. Ushqyesit janë të sigurtë, se jo vetëm
kozmetika e duhur, higjena ideale dhe fitnes I rregullt mund t’ju ndihmojë të keni një gjoks të shëndetshëm por gjithashtu dhe një dietë e duhur. Pra, për cfarë kemi nevojë të hamë dhe të pimë, ne femrat në mënyrë që të kemi një gjoks sa më të shëndetshëm dhe të bukur? Me poshtë janë disa këshilla të shëndetshme që duhet ti ndiqni.
Fruta dhe perime portokalli
Para së gjithash, femrat duhet të përfshijnë patjetër në dietën e tyre ditore fruta dhe perime portokalli dhe të verdha. Këtu përfshihen kajsi të freskëta dhe të thata, qitro, bananet, karrotat. Ato përmbajnë shumë vitamina si A, E dhe C- antioksidantët kryesorë të cilët nuk e lënë gjoksin tuaj të plaket shpejt.
Parandaloni kancerin e gjirit
Lakra kineze dhe e bardhë, lulelakra, brokoli janë ushqimet e nevojshme, që duhen ngrënë në mënyrë që të përmisoni dhe të mbani shëndetin e gjoksit. Kto janë ushqimet kryesore që mbrojnë gjoksin ndaj kancerit.
Selen për një gjoks të shëndetshëm
Gjoksi I femrave nuk mund të bëjë pa selen, I cili ndodhet në arra brazili dhe maja birre- burimet kryesore të vitaminës B1, I cili I jep lëkurës së gjoksit elasticitetin e duhur.
Pije për një gjoks të shëndetshëm
Konsumimi I verës së ëmbël gjithashtu është shumë I mirë për gjoksin e femrave. Pije të tjera të shëndetshmë për gjoksin janë caji jeshil dhe caji I bardhë. Ushqyesit rekomandojnë të pini 3 deri në 5 gota në ditë, pasi sic e dini kto lloj cajrash kanë veti të forta antioksiduese. Kjo do të thotë që ato e mbrojnë trupin (përfshirë ktu gjoksin tuaj) nga sëmundje të ndryshme dhe plakje e parakohshme.
Vizitorët kërkuan për:
- gjoksi i femrave
- si te kemi gjoks te bukur
- ushtrime per gjoksin
- si mund te rritet gjoksi




Komente (16)
tina
June 16th, 2009 at 23:10
me flani ekam nje pytje reth gjive kam shum qime reth gjive ma hert ikam hekur me zhilet ose (Bic) tash me kan then qe eshte rezik ju lutemm e tregoni qka te bej se kam shum flm shum
Beauty.Al
June 17th, 2009 at 11:15
Pershendetje Tina!
Ky shte nje problem qe ndodh ne shume femra. Keto qime dalin ne dy zona ose rreth thumbave ose midis dy gjokseve. Nese tek ty ndodh rasti i pare atehere zgjidhja eshte ti shkulesh me piskatore ose me doreze. Ndersa nese eshte rasti i dyte (rast i rralle) atehere mund te perdoresh ose piskatore ose me dyll(cher) ose sheqer te djegur, megjithese piskatorja eshte me lodhshme dhe e gjate si proces keshtuqe ngelemi te dylli ose sheqeri per rastin e dyte.Secila terapi pas 4-6 javesh do t’e beje qe t’ju dobsohet qimja shume dhe t’ju rrallohet. Gjithsesi mund te konsultohesh dhe me nje specialist te kesaj pune i cili mund te te jape keshillen e duhur.
Faleminderit
arbesa
July 12th, 2009 at 11:22
me falni un desha te jepni dicka me konkrete reth gjoksit e kam shum te varur ju lutem me ndihmoni si ta bej te bukur
lola
August 29th, 2009 at 14:45
Dhe un kam qime ne ne gjok, rredh majes se gjoksit,me heret i kam hequr me pincet,por me kan thene se eshte e rezikshme po ashtu dhe me bic me kan thene nuk bon a muj me veet te depilohem me tregoniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii flmmmm..
arbesa
September 4th, 2009 at 22:48
pse nuk mundemi ti marim pergj sa keq un dua te di dicka reth ndryshimit te gjoksit e dua te ngritur se me esh varur paksa ndime pleas
Beauty.Al
September 5th, 2009 at 07:44
Pershendetje Arbesa!
Me vjen keq qe nuk mund te te ndihmoj pasi mendoj se per problemin tend duhet nje keshille me profesionale, megjithese di qe ekzistojne shume kremra e produkte te ndryshme, nuk mendoj se ka nje kure fikse efikase
Faleminderit!
arbesa
September 7th, 2009 at 00:01
mmm mendoni qe nuk do mundem ta arrij a ufff sa keq..un tash kam fillu me disa ushtrime me pesh me qellim nritjen e gjoksit do jet e mundur kjo cfar mendoni ju???gjithashtu falemnderit respekte….
Beauty.Al
September 7th, 2009 at 06:14
Pershendetje Arbesa
Sigurisht qe ekzistojne disa ushtrime qe thuhet se vlejne per ngritjen e gjoksit. Por nuk di saktesisht te te them cilat ushtrime. Konsultohu me nje instruktor palestre pasi ekzistojne disa vegla qe vlejne per kete qellim
Faleminderit
arbesa
September 7th, 2009 at 21:31
JU FALEMNDERIT shume per pergjigjet e juaja dhe per ne fund..un dua ti bej ato ushtrime ne kushte shtepiake sa mendoni ju qe funkionon kjo..dhe nje her ju falemnderit shum qe ndat pak nga koha juaj per tme dhen pergjigje pershendetje….
Beauty.Al
September 8th, 2009 at 05:33
Pershedentje Arbesa!
Mendoj se kjo ndikon, nuk mund te them me saktesi se sa, ndoshta jo 100% po ushtrime te RREGULLTA, ndikojne.
Shpresoj te arrish rezultatin qe deshiron!
Faleminderit
Elza
June 11th, 2010 at 13:36
Pershendjetje ..Kam qime rreth gjinjeve ..deri me tani i heq me pincet..ju lutem a ka ndonje keshill qe ti menjanoj pergjithmon
nora
June 27th, 2010 at 13:30
pershendetje me duhet ndihma juaj
se si duhet
ta heq gjoksin se
me eshte rritur shum
dhe eshte varur
si duhet ta heq
me qfar ushtrime
me duhet ndihma juaj
Beauty.Al
June 27th, 2010 at 18:27
Pershendetje Nora!
Me vjen keq por nuk di si te te ndihmoj ne kete rast pasi nuk mendoj se ka nje menyre per t’a zvogluar ate.
Megjithate mund te besh ushtrime per ta forcuar ate sidmos muskulin poshte tij
Faleminderit
nita
July 17th, 2010 at 10:46
Po Qfar Ushtrimeve Duhet te bejme per ta forcuar gjoksinn ?
Ema
March 5th, 2011 at 16:44
Pershendetje.jam 17-vjeqare dhe kam nje gjoks shum shum te vogel.a mund te me jepni ndonje keshille qfar te bej qe te me rritet gjoksi ne gjendjen normale????
leunita
May 29th, 2011 at 16:11
edhe une kam ket problem sikurse ema
Shto Koment