Posted: June 25, 2009
Category: Vip
Pasi eshte duke xhiruar skenat e filmit Bounty Hunter ne Atlantic City, Jennifer Anniston ka marre nje mesazh kercenues ne te cilin shkruhej “Zmbrapsu !”
Mesazhi ne fund permbante inicialet AJ qe simbolizonin pikerisht Angelina Jolie. Kjo e fundit kishte marre telefonin e Brad Pitt dhe i kishte derguar mesazhin Anistonit.
Jane mese te qarta zenkat dhe xhelozit te cilat egzistojne midis ish gruas se Brad Pitt dhe te dashures se tij aktuale Angelina Jolie e megjithate keto skena duken me teper si skena adoleshentesh sesa 2 vipave sic jane aktoret e famshme te Hollywood-it, Jennifer Anniston & Angelina Jolie

Posted: May 26, 2009
Category: Vip
Te gjithe jemi mesuar me statistika te cilat tregojne se cilet jane meshkujt me te pasur ne bote. Ne kte artikull do keni mundesi te informoheni mbi 10 femrat me te pasura ne bote.
- Lilianne Bettencourt
P
ronarja e firmes se famshme franceze L’Oreal llogaritet te kete nje pasuri prej 23 miliard dollaresh ne moshen 83 vjecare. Loreal ishte biznesi i cili u hap nga i ati Eugene Schueller. Eshte menduar qe ne vitet ne vazhdim kompania e cila eshte lider ne sektorin e kozmetikes do arrite te kete fitime edhe me te medha
- Christ Walton
5
1 vjecarja ishte bashkeshortja e miliarderit John Walton, pronarit te Wal-Mart. Christ fitoi te gjithe pasurine e burrit te saj pas aksidentit ajror te ndodhur ne 2005 ku John Walton humbi jeten tragjikisht. Pasuria e Christ llogaritet te jete rreth 16 miliard dollare
- Alice Walton
M
otra 56 vjeçare e ish pronarit te Wal Mart ze vendin e trete ne renditjen boterore me nje pasuri e cila llogaritet te jete rreth 15 miliard dollare. Shumica e pjestarve te familjes Walton jane ne 50 me te pasurit e botes
- Abigail Johnson
Eshte e 43 ne listen e me te pasurve te botes me nje pasuri rreth 13 miliard dollare. Shumica e fitimeve ka ardhur nga Fidelity Investments, nje nga kompanite me te medha ne Amerike ne sektorin e finances. Kompania u hap per here te pare nga gjyshi i saj ne vitin 1946. Vlen per tu permendur fakti qe Abigail ka studjuar ne Harvard University
- Anne Cox Chambers

86 vjecarja trashegoi nje pasuri rreth 12 miliard dollare biznesi i familjes, Cox Enterprises. Perandoria e te atit ka pasur ne pronesi 17 gazeta, 15 televizione si dhe 79 stacione radiosh.Gjithashtu nje perqindje e madhe e AutoTrader, faqes me te madhe ne bote per shitjen e makinave eshte ne pronesi te familjes Cox
Posted: April 29, 2009
Category: Vip
Si cdo vit tjetër revista FHM ka publikuar 100 femrat më seksi. Megan Fox liderja e vitit të kaluar ka rënë këtë vit në vënd të dytë, duke i lënë vëndin këngëtares britanike Cheryl Cole.

# 1 Cheryl Cole

#2 Megan Fox

#3 Jessica Alba

#4 Britney Spears

#5 Keeley Hazel

#6 Adriana Lima

#7 Elisha Cuthbert

#8 Kristin Kreuk

#9 Ana Friel

#10 Freida Pinto
Posted: April 28, 2009
Category: Vip
Këngëtarja Rihanna e cila është rrahur nga duart e ish të dashurit të saj Chris Brown ka lënë cdo gjë pas krahëve të saj .Vipi kohët e fundit po del me një lojtar të NBA. I dashuri I ri I Rihanës është Andrew Bynum. Cifti është vënë re duke darkuar në Beverly Hills.

Asnjë fjalë nuk është thënë se sa larg ka shkuar ky raport.
Edhe Rihanna ka refuzuar të pronuncojë dicka.
Sic mund t’a dini të gjithë Rihana dhe Chris Brown kanë pasur një zënkë të rëndë në Shkurt. Rihana përfundoi në spital me shumë të nxira dhe bërë në polici një padi.
Gjithsesi , shumë shpejt pas kësaj ngjarje u tha se ishin pajtuar dhe gjithashtu përflitej për një martesë sekrete.
Por mesa duket cifti nuk ka mundur ta ringjallë lidhjen e tyre. Në më pak se një muaj më vonë, miqtë e Riahanës thanë se këngëtarja kishte nëvojë për pushim nga lidhja e saj e me Chris.
Posted: April 22, 2009
Category: Vip
Disa thashesheme kohë më parë lidhnin Mel Gibson me një brune ruse. Tashmë në ndjekje të procedurave të divorcit, dalin disa fakte në pah. Vajza e cila duket se ka tërhequr vëmëndjen e Mel Gibson kohët e fundit thuhet të jetë Oksana, një këngëtare ruse që punon për shtëpinë diskografike Icon, e cila është nën zotërim të Gibson.
.jpg)
Tani Oksana, duket të jetë emri më I famshëm I lidhur me aktorin e famshëm, pasi mendohej të ishin përfshirë dhe tre Oksana të tjera në aventurën e tij ruse. Sëbashku me lajmet e divorcit media u mundua të hidhte baltë mbi një farë Oksana Kolesnikova, një pianiste që performonte në Hotelin Beverly Hills. Kjo sigurisht nuk ishtë një lëvizje e mirë, pasi Kolesnikova është një bjonde me një martesë 10 vjecare të lumtur dhe sigurisht nuk I përshtatet kësaj historie. Vecanërisht duke konsideruar faktin që ajo është 4 muajshe shtatzanë. Kur historia I shkoi në vesh mohoi publikisht të kishte dicka me aktorin Mel Gibson.
Dyshimi tjetër ishte, Oksana Pochepa, një pop star 24- vjecare ruse, e cila rrëzoi pretendimet që mund të kishte lidhje me Gibson.
Gazeta latino amerikane Heral Tribune nxorri në sfond një Oksanë tjetër në Janar, Oksana Lovoushka, një artiste bjonde e cila duket se është ngacmuar me aktorin në Meksikë. Lovoushka refuzoi të komentojë për këtë deklaratë.
Më në fund duket se identiteti I bukurisë Ruse është zbuluar. Emri I saj është Oksana Grigorieva, me moshë 39 vjece. Njihet gjithashtu për marrdhënien që ajo ka pasur me një tjetër James Bond, Timothy Dalton, 63 vjec dhe ka një djalë me të ,Alexander. Aktualisht ajo jeton në një rezidencë në Sherman Oaks, Californi, e cila është blerë në Dhjetor të 2008 dhe dokumenti pronësisë ndodhet nën kompaninë e prodhimit Icon , të Mel Gibson.

Teksa lajmet priten të konfirmohen nga aktori dhe e dashura e tij, agjenti I saj Viktor Kruglod është I sigurtë se Grigorieva është vajza që është kapur në fotot e Costa Ricës.
Kruglov e përshkruan Oksana Grigorievën si një muzikantë dhe kompozitore të devotshme e cila është në dashuri me muzikën. Përsa I përket jetës së saj personale, ai ndan me ne shumë pak informacion. ” Ajo gjithmonë është shumë e fshehtë për pjesën private”- thotë ai.
Posted: April 21, 2009
Category: Vip
Supermodelja Heidi Klum dhe bashkëshorti I saj, këngëtari Seal do të bëhen prindër së shpejti për herë të katërt. Seal e ka pranuar vetë shtatzaninë e bashkëshortes së tij. Informacione zyrtare vijnë pas zhurmave rreth shtatzanisë së Heidi Klum-it nga disa miq të tyre.

Gjatë shfaqes së tij në New York Seal iu drejtua publikut
” Tema e debatit jashtë hotelit tonë është, ” A është Heidi shtatzanë?”. Heidi dhe unë do bëhemi prindër dhe njëherë tjetër!”
Hedi dhe Seal kanë pasur një marrdhënie të mrekullueshme dhe mesa duket ato duan të bëjnë sa më shumë fëmijë të jetë e mundur.
Bebja e re do të jetë e katërta për Heidin dhe e treta për Seal. Modelja e ka vajzën e saj të madhe Leni, nga lidhja e saj e kaluar me biznesmenin Flavio Briatore I cili e la Heidin kur ajo ishte shtatzanë. Shumë shpejt Heidi u takua me Seal dhe të dy “lidhën këmbët”. Seal adoptoi zyrtarisht vajzën e Heidit. Heidi dhe Seal kanë dy djem sëbashku, Henry dhe Johan.
Si dihet- ndoshta shumë shpejt Klum-Seal do arrijnë Jolie-Pitt.