Archive for the Stil Category

Si të mbroni buzët në verë

Posted: May 12, 2009 Category: Stil

Shumë femra mundohen të mos I lyejnë buzëtbuze e tyre në verë në mënyrë që të marin vitaminat e nevojshme nga dielli dhe të duken sa më natyrale në plazh. Ndryshe nga këto femra, shumë të tjera përdorin balsam buzësh ose shkëlqyes buzësh, por a është kjo e shëndetshmë për buzët tuaja? Vera është shumë pranë, dhe këtu mund të gjeni disa këshilla nëse duhet të përdorni makiazh buzësh në plazh, dhe nëse po, cfarë duhet përdorur dhe si ti mbroni buzët nga dielli?

Produktet për përkujdesje buzësh dhe kanceri I buzëve

Sipas shkenctarëve të një universiteti në Dallas, në ditët e sotme nuk është mirë të përdoret shkëlqyes në plazh. Shkëlqyesi dhe balsami buzëve fokusojnë rrezet ultravjollcë në pjesën e butë të buzëve, gjë që rrit rrezikun e rigjenerimit të qelizave malinje. Kanceri I buzëve është një prej më shumë malinjeve, I cili zhvillohet më shpejt se në zonat e tjera të trupit.
Këshilla për përkujdesjen e buzëve në verë
Në mënyrë që ti mbroni buzët në një ditë me diell , shkenctarët rekomandojnë të ndiqni këshillat e mëpshtme:

  • Aplikoni balsam buzësh dhe shkëlqyes vetëm mbi kremin mbrojtës ndaj diellit
  • Nëse keni në plan të qëndroni më shumë se 20 minuta në plazh, aplikoni krem 30 SFP(faktori mbrojtës ndaj diellit)
  • Riaplikoni balsam buzësh dhe shkëlqyes gjatë tërë ditës
  • Në rast të ndonjë shenjë të bardhë, ndryshim ngjyre, të lëkurës së buzësh për një kohë të gjate, konsultohuni me një doktor

Dieta për flokë të shëndetshëm dhe të bukur

Posted: May 2, 2009 Category: Stil

Doktorët insistojnë se shëndeti I flokëve varet në qarkullimin e gjakut dhe në dietë. Gjithashtu varet dhe në mirëqënien e tiroides, mëlcisë, dhe nivelit të stresit. Nuk ka rëndësi nëse vuani nga rënia e flokëvë ose dëshironi t’a parandaloni atë, këto këshilla të mëposhtme të profesionistëve të ndryshëm do t’ju vijnë në ndihmë.floke

Fruta dhe perime të freskta për shëndetin e flokut
Duhet të kontrolloni të gjithë përbërsit në ushqimet që hani. Shumë ushqime nuk kanë mjaftueshëm vitamina, minerale dhe ushqyes. Për ktë arsye, të konsumuarit e ushqimeve organike ju ndihmojnë të përmisoni shëndetin e flokut tuaj. Frutat dhe perimet e freskta janë vecanërisht të shëndetshëm, pasi përmisojnë shëndetin e flokut dhe lëkurës tuaj shumë shpejt.

Squfur për flokë të bukur
Ushqimet të cilat janë të pasura me squfur dhe silikon, si qepa, hurdha, perimet jeshile dhe vezët janë gjithashtu shumë të shëndetshme. Squfuri që shpesh konsdierohet si “minerali I bukurisë” gjëndet në përqëndrim të lartë tek flokët, lëkura dhe thonjtë, dhe përmison shumë qarkullimin dhe ul proceset inflamatore. Ekziston një teori se një sasi e mjaftueshme squfuri mund të sjellë rritje floku tek njerëzit që vuajnë nga tullacllëku ose rënia e flokut. Dhe  ushqime të pasura me jod dhe kalcium, si psh algat, asistojnë në rritjen e flokut dhe rritjen e dëndësisë së flokut.

Dieta e përgjithshmë e shëndetit të flokut
Më pak kafe, ëmbëlsira dhe kripë ndihmojnë që flokët tuaj të jenë më të shëndetshëm dhe të bukur. Në vënd të kafes dhe ujit të gazuar pini ujë mineral pasi trupi I njeriut konsiston 60-80 përqind me ujë. Mungesa e ujit mund të sjellë degradimin e qelizave, dhe si rezultat shëndeti dhe bukuria e flokut përkeqësohen.

Përgjithmonë buzë të bukura

Posted: April 19, 2009 Category: Stil

Nëse dëshironi të rrisni vëllimin e tërheqjes tuaj seksuale, kushtojini më shumë rëndësi buzëvë tuaja. Cdo grua ka përdorur të paktën njëherë buzëkuq. Cdo femër harxhon rreth 453 gram buzëkuq gjatë jetës së saj. Fatmirësisht buzëkuqi nuk është I dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Dhe cdo grua mund të eksperimentojë me buzëkuqin, në mënyrë që ti bëjë buzët e saja të ngjajnë më bukur. Këtu do të gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë, si përshembull si të bëni buzëkuqin të zgjasë më shumë, si të zgjidhni ngjyrën e duhur për buzkuqin tuaj, si të aplikoni lapsin e buzës, dhe ide të tjera rreth tualetit të buzës.

Si ti bëni buzët të duken më të plota
Në treg egzsitojnë lloje të ndryshme buzkuqësh: shkëlqyes, mat, kremoz dhe të ngrirë. Zgjidhni një që ju shkon më shumë në varësi të tipit të lëkurës së buzëve tuaja. Për ato që kanë buzë të holla është mirë të zgjidhni ngjyra të ndritshme buzkuqi. Ngjyrat më të errëta u shkojnë më shumë bukurosheve me buzë të trasha. Shkëlqyesi I bën buzët tuaja të duken më të mbushura, më me vëllim dhe shkëlqim. Kto lloj buzësh shkëlqejnë, dhe tërheqin vëmëndje. Buzët me shkëlqyes u shkojnë më shumë moshave të reja. Pra, shumë shkëlqyes nuk I këshillohet moshave më të mëdha.

Këshilla për buzkuqin që të zgjasë më tepër
Sekreti që të mund të bëni buzkuqin të zgjasë më tepër është që para të gjithave të aplikoni një shtresë bazë, pluhur ose pak pudër dhe pastaj ngjyrën. Pas këtyrë manipulimeve buzkuqi juaj nuk do të ndryshojnë ngjyrën ose t’ju errësojë buzët. Gjithashtu është e nevojshme të aplikoni dy shtresa buzkuq për ngjyrë që zgjat. Buzkuqët mat normalisht zgjasin më tëpër se shkëlqyesit.

Aplikimi I lapsit
Pasi përgatisni buzët, merrni një laps buzësh dhe përcaktoni formën e buzëve. Nëse doni të parandaloni rrjedhjen e buzkuqit është shumë I mirë dhe konturimi. Ngjyra e lapsit të buzës duhet të jetë I ngjashëm me buzkuqin; varianti më I mirë do të ishtë e njëjta ngjyrë ose pak fare më I errët.
Tani janë disa këshilla si të aplikoni lapsin e buzëve. Filloni me qëndrën e buzëve, vizatoni një “V” në harkun e buzëve tuaja, pas ksaj vizatoni vijën tek cepat e jashtëm. Më pas vijëzoni buzën e poshtme. Nëse dëshironi ti bëni buzët tuaja të duken më të trasha, vizojeni pjesën e jashtme gati brënda vijës natyrale së buzës tuaj. Pasi bëhet forma, mbusheni me buzëkuq. Pasi të mbushni pjesët e brëndshme, aplikoni buzëkuqin në cepa, e cila bëhet më thjeshtë më gojë të hapur

.

Disa këshilla të tjera për përkujdesje ndaj buzëve dhe tualet të bukur buzësh

  • Pëdorni balsam buzësh përpara se të shkoni në shtrat. Buzët tuaja janë të ndjeshme dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe shplodhje. Buzët shumë të thata ose të ngrëna mund ti ndihmoni duke aplikuar vaj luledielli mbi to.
  • Mund t’a aplikoni buzëkuqin me furcë
  • Përzjeni balsam me buzëkuq, nëse ju duken buzët të thata. Shumë balsam mund t’a bëjë ngjyrën finale më të ndritshme në mes dhe pjesën tjetër të ngjyrës të përqëndruar vetem në periferi të buzëve.
  • Shmangni lëpirjen e buzëve
  • Shkëlqyesi mund të aplikohet vetëm ose mbi buzëkuq mat që ti bëj buzët tuaja më të shkëlqyeshme.

Mund të eksperimentoni gjithmonë dhe të krijoni pamje të bukura me ngjyra të ndryshme buzëkuqësh dhe lapsash buzësh, dhe duke përzjerë buzëkuq dhe shkëlqyes. Teksa eksperimentoni mos harroni të kujdeseni rregullisht për buzët tuaja, sepse nëse buzët tuaja janë të shëndetshme ,ato ngjajnë më tërheqëse dhe mund të jenë vërtetë “ndezëse”

Si ti përforcojmë thonjtë tonë?

Posted: April 15, 2009 Category: Stil

Dëshironi të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm? Ndiqni disa këshilla të thjeshta por shumë të efektshme. Përpara se të vazhdoja me këshillat, do të dëshiroja t’ju bëja disa pyetje të thjeshta: Sa shpesh kujdeseni për thonjtë tuaj? Sa shumë I doni thonjtë tuaj? Duke u kujdesur rregullisht dhe në mënyrën e duhur dhe me një dietë të balancuar, të rrisësh thonjë natyralë nuk është dhe aq e vështirë.

Më poshtë është cfarë është ajo që duam të themi me përkujdesje të duhur duarsh dhe thonjsh

  • Aplikoni krem ushqyes cdo ditë
  • Përdorni vaj kutikulash cdo ditë; I jep shtyse rritjes së thoit dhe I bën ato më të fortë.
  • Mbani doreza kur bëni punë shtëpie.
  • Bëni dush thonjsh cdo ditë. Sot, ka shumë produkte dushi për thonjtë, që mund të zgjidhni në varësi të preferencave dhe të ardhurave.
  • Mos I hani thonjtë tuaj.
  • Limojini thonjtë tuaj vetëm në një drejtim
  • Hani një dietë të balancuar dhe merrni mjaftushëm kalcium.
  • Bëni manikyr në sallone bukurie rregullisht, jo vetëm për raste të vecanta.

Të mësipërmet janë rregulla bazë, nëse dëshironi të rrisni thonj për të cilët të jeni krenarë. Nëse thonjtë tuaj akoma thyhen dhe ndahen, atëherë kjo është një arsye serioze që duhet të konsultoheni më një doktor.

Koleksioni make-up-it Chanel 2009

Posted: April 13, 2009 Category: Stil

Për shekuj me rradhë shtëpia e modës së Chanel-it ka kontribuar shumë në fushën e modës dhe kozmetikës. Koleksioni I ri I pranverës së Chanel-it duket se ka rrethuar cdo prirje kryesore të modës botërore të ditëve të sotme, duke kombinuar kështu përbërje të kundërta të bezhës dhe hije të zbehta me të kuqe të ndezur dhe ngjyra vere duke rikrijuar kështu një stil krejt të vecantë.

Një prej gjërave më madhështorë në këtë koleksion të ri është shkëlyqesi Aqualumiere Sheer që vjen nga Chanel në dy ngjyra: Malta ( ngjyrë e ndezur vezulluese bronxi) dhe Positano ( ngjyrë bezhë perfekte e cila thekson ngjyrën natyrale të buzëve dhe I jep atyre një pamje të lëngshme dhe të shndrritshme)

E kombinuar me shkëlqyesin, koleksioni Chanel-it nxjerr buzëkuqin me hidrabazë, me ngjyra kontrasti si e kuqe e errët, pink, pjeshkë dhe e kuqe e ndezur.

Toni I syve Ombre Essentielle Soft Touch me shkëlqim metalik u shton shprehinë syve tuaj, Magic Night blue (e errët me shkëlqim të artë) dhe Liberti (me shkëlqim bezhe të ndritur.)

Flokë me yndyrë, Jo Më!

Posted: April 12, 2009 Category: Stil

Cfarë mund të bëni për fabrikën e vajit që mbani mbi kokë? Disa këshila ekspertësh mund t’ju vijnë në ndihmë.

Lajini flokët më shampo shpesh

Ekspertët këshillojnë që gjëja më e rëndësishme që mund të bëni që të luftoni yndyrën në flokët tuaj, është t’a lani skalpin tuaj me shampo një herë në ditë, sidomos nëse jetoni në qytet. Kur I nxehti dhe lagështia stimulojnë gjëndrat e yndyrës së skalpit tuaj, do të ishte shumë e këshillueshme t’a lanit kokën dy herë në ditë- thotë professor Lowell Goldsmith, një profesor dermatologjie, I cili është I specializuar në problemet e flokut                                                Gjëndrat dhjamore prodhojnë yndyrë vazhdimisht- thotë ai. Ajo cfarë ju po mundoheni të bëni është të mbani nën kontroll sekrecionin dhe t’a zhdukni atë.

Zgjidhni një shampo të tejdukshme Shampot e tejdukshme, pastrojnë yndyrën më mirë, dhe nuk lënë asnjë lloj mbetje pas.

Ofrojini vetes masazh skalpi Kjo duhet bërë gjatë larjes së kokës me shampo, asnjëherë mes shampove- thotë Kingsley. Të masazhosh skalpin midis shampove, mund të bëjë që të dalë vaj nga gjëndrat.

Dopio shkumë Yndyra e tepërt ka nevojë që të lahet me shampo dy herë- thotë Dr. Goldsmith. Gabimi më I madh që shoh tek njerëzit thotë ai, është se nuk e lënë shampon në skalp aq sa duhet- thotë ai. Për njerëz vecanërisht me flokë me yndyrë, sugjerohet dopio shkumë, duke e lënë shampon në skalp 5 minuta cdo herë, Kjo nuk do t’ju dëmtojë flokun ose skalpin.

Harrojeni balsamin Nëse keni flokë me yndyrë, gjëja e fundit që do të dëshironit do të ishte të mbuloheshit me më shumë yndyrë. Mundohuni të dilni pa balsam ose krem flokësh.

Synoni vetëm fundet Nëse mendoni se keni nevojë patjetër për balsam ose kremflokësh, kërkoni për ndonjë produkt që përmban sasinë më të vogël të yndyrës. Aplikoni vetëm në maja, dhe jo në rrënjë.

Testoni për yndyrë pas shampos Cdo sasi shampoje mund t’ju largojë sasi të mëdha yndyrë, kështuqë mos e kaloni “shkel e shko” shampon. Testojeni veten. Pasi ti keni larë me shampo dhe ti keni tharë flokët, prekini flokët tuaj dhe shihni nëse I ndjeni të yndyrshëm akoma? Nëse është kështu, kjo do të thotë që nuk I keni larë ose shpëlarë aq sa duhet.

Aplikoni regjës( ashpërsues) në skalp Ju mund t’a ndaloni sekrecionin e yndyrës duke aplikuar një ashpërsues të përgatitur në kushtet e shtëpisë, direkte në skalp. Kingsley sygjeron një përbërje me sasi të barabarta bojë lajthie dhe lëng pastrues goje (psh. me mente). Aplikojeni më pambuk vetëm në pjesët e skalpit. Boja e lajthisë vepron si ashpërsues, ndërsa lëngu pastrues I gojës ka veti antiseptike. Nëse floku juaj ka shumë yndyrë, mund t’a bëni ktë sa herë I lani me shampo flokët.

Mos I krihni shumë Njerëzit me flokë me yndyrë duhet të kenë shumë kujdes dhe me krehjen. Kini parasysh se krehja nga rënjët sjell vajin nga skalpi deri në majat e flokëve tuaj.

Thajini flokët në drejtim të kundërt nga rritet Duke e lënë sic është, floku me yndyrë rri më I lëshuar dhe i drejtë. Që ti shtoni më vëllim, bëhuni krijues me tekninën e përdorimit të tharëses tuaj- thotë Kingsley. Përdoreni tharësen në drejtimin e kundërt të rrijtes, në mënyrë që ti ngrejë flokët drejt rrënjëve.

Relaksohuni Hormonet kanë një lloj efekti në prodhimin e yndyrës. Pra kur jeni nën stres, trupi juaj prodhon më shumë androgjenë. Dhe kto androgjenë nxisin prodhimin e yndyrës. Këshilla jonë? Relaksohuni sa më shumë.

Kujdes në përzgjedhjen e kontraceptivëve Kontraceptivët kanë një efekt vendimtar në balancën hormonale të një femre. Ato ndikojnë në prodhimin e yndyrës.Ju këshillojmë t’a diskutoni me gjinokologun tuaj, yndyrën e tëpërt të flokëve tuaj kur të zgjidhni kontraceptivin e duhur.

Ushqeni flokët më birrë Mbyll poret. Sugjerohet birrë e freskët si locion për flokë me yndyrë. Ruajeni në një termus që të rrijë e freskët në dush, sepse ndryshe nuk të rrijë shumë e freskët.

Freskojeni me limon Shtrydhni lëngun e dy limonëve në një gotë të mbushur me cerek ujë, ujin më të mirë që mund të gjeni. Një zgjidhje shumë e mirë do të ishtë ujë I distiluar. Kjo është një shpëlarje që ndihmon në ndalimin e yndyrës.

Provoni uthull Hidhni një lugë caji uthull në një pintë ujë dhe përdoreni si një shpëlarje përfundimtare. Kjo përbërje vepron si tonik për skalpin dhe heq mbetjet e sapunit që mund të shtojnë yndyrën e flokëve.

Këshilla dhe Hile për Një Manikyr që Zgjat

Posted: April 5, 2009 Category: Stil

Mesa duket shpenzojmë shumë kohë që të gjejmë një manikyr që të zgjasë. Gjithsesi është e lehtë dhe e përballueshme të pasurit e thonjve dhe duarve të bukura, të cilat tregojnë se cfarë tipi jeni dhe si kujdeseni për veten tuaj.
Duhet përkujdesje, kështuqë ne do t’ju ndihmojmë me disa hile të thjeshta që manikyri juaj të zgjasë më tepër.

Mbajini thonjtë e shkurtër
Thonjtë e gjatë janë më të prirur që të ciflosen dhe të thyhen sesa të shkurtrit.

Shërbëtor kutikulash
Kur aplikohet manikyr në kutikula të rritura, ajo ikën shpejt. Kontrollojini kutikulat duke aplikuar pak vaj mbi to dhe shtyjini ato me kujdes me një mjet druri. ( Mos I prisni kutikulat, pasi kjo mund të bëjë që kur ato të rriten të jenë më të trasha)

Pastrojini thonjtë
Aplikoni manikyr në thonjtë të cilët ti keni pastruar më parë më një leckë pambuku me aceton. Cfarëdo lloj vaji ose locioni të ngelur në shtratin e thoit, do bëjë që manikyri të mos ngjisë mirë duke bërë që të iki për dy ose tre ditë.

Aplikoni manikyr në shtresa të holla
Pastrojeni një anë të furcës së manikyrit tek fillimi I shishes së manikyrit në mënyrë që të iki pak manikyr shtesë. Më pas lyeni thoin me shtresa të holla.

Aplikoni një shtresë bazë
Dhe nëse e keni me të shpejtë! Një shtresë bazë e formuluar në mënyrë të vecatë për ktë funksion, I jep manikyrit me ngjyrë dicka që të ngjisë dhe të zgjasë më tëpër.

Lejojeni manikyrin të thahet midis shtresave.
Ekspertët e manikyrëve thonë se duke lejuar shtresën e parë të thahet përpara se të vini të dytën lejon shtresën e parë të formojë një lloj “lidhje” me thoin. Shtresa e dytë do të “lidhet” me të parën.

Mbrojini duart nga uji
Duke I zhytur thonjtë shpesh në ujë për një kohë të gjatë, mund të bëjë manikyrin të iki nga thoi, duke shkurtuar jetën e thoit tuaj. Përdorni doreza gome kur lani enët dhe dushet bëjini për rreth 10 -15 minuta.

Aplikoni shtresën e sipërme përditë
Kjo është mënyra 1 që të siguroheni që manikyri juaj zgjat. Aplikoni një shtresë të sipërme cdo ditë që të rrisni jetëgjatësinë e manikyrit.

6 Gjërat Më Të Nevojshme Që DUHET Të Keni Gjatë Stinës Së Dimrit

Posted: March 30, 2009 Category: Stil

Balsam buzësh

Gjatë stinës së dimrit nuk duhet kurrsesi të dilni nga shtepia pa aplikuar balsamin e buzëve I cili do ti japë buzëve një rezultat të mrekullueshëm pas aplikimit Një buzëkuq I thjesht nuk do t’a bënte këtë  pasi një balsam buzësh vepron në mënyrën më efikase në saj të disa agjentëve të saj të vecantë të cilet do ti lenë buzët tuaja të buta dhe të lagështa gjatë tërë ditës duke parandaluar carjen dhe plasaritjen e tyre.

Mbrojtje nga dielli

Të mbrohesh në dimër nga dielli është po aq e rëndësishme sa të mbrohesh në verë prej tij. Përpara se të dilni vendosni një krem me mbrojtje nga dielli rreth 30 min më parë, të qenurit dimër nuk do të thotë që dielli nuk shkëlqen jashtë. Njerëz të ndryshëm kanë tipe të ndryshme lëkure kështuqë disa jane të ndjeshem nga  dielli,  arsye e cila është e nevojshme mbrojtja ndaj tij.

Skrab trupi

Meqënëse I ftohti mund të dëmtojë lëkuren tuaj duke e ashpërsuar atë, rekomandohet një skrab I fortë me eksfoliantë I cili mund të zbusë lëkurën e dëmtuar nga I ftohti.

Gjalp trupi

Ky është më I trashë se locioni I përhershëm I trupit dhe qetëson lëkurën në të njëjtën kohë duke e bërë atë më të lagësht dhe më të butë për gjatë tërë ditës.

Vazelinë

Ajo është një nga produktet më të rëndësishme që duhet të keni gjate stinës së dimrit , të cilin mund t’a përdorni per ato zona të cila janë më të vështira për t’u zbutur si bërrylat dhe këmbët tuaja. Mund t’a përdorni dhe për duart tuaja gjithashtu.

Krem fytyre

Fytyrat tona janë pjesa më  e ekspozuar gjatë stinës së dimrit. Nuk ka rëndësi se sa mund të mbulojmë fytyrën tonë kur dalim me shall a ndonje aksesor tjetër gjithsesi nje pjese e saj do dali jashtë, kështuqë do të këshillohej një krem nate(renewing) I cili të aplikohej përpara së të flinit gjatë stinës së dimrit.

Disa Këshilla Për Make-up

Posted: March 24, 2009 Category: Stil

Për  të përgatitur një make-up sa më efikas duhet të fillojme me një lëkurë të pastër dhe të lagësht, në mënyrë që të rrëshkasë më thjeshtë.
“    Pastrojeni fytyren tuaj rregullisht në mëngjes dhe në darkë me një pastrues ushqyes dhe në drejtim për nga lart drejt ballit. Mos e tërhiqni ose shtypni shumë pasi mund të ndodhe irritim I lëkurës.
“    Freskoni fytyren tuaj me një tonik I cili të përmbajë përbërës të cilët I pershtaten tipit të lëkures tuaj.
“    Masazhojeni fytyren tuaj dhe I vendosni më pas një hidratues që  të jetë I pershtatshem me tipin e lëkures tuaj. Sigurohuni që hidratuesi që do të përdorni gjatë ditës të përmbajë SPF në mënyrë qe t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme të diellit.
“    Trajtojeni fytyrën tuaj në shtëpi 3-4 here në javë. Vendosni më pas një skrab që të përmbajë eksfoliantë të butë dhe jo te ashpër.
“    Pas eksfoliantit aplikoni një maskë. Shpëlajeni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Një pamje sa më natyrale.
“    Aplikojeni fondatintën tek faqet, balli dhe mjekra duke perdorur një furcë fondatinte, një sfungjer ose gishtat tuaj. Shpërndajeni deri te vija e flokëve dhe arrini një ngjyrë të përshtatshme me lëkuren tuaj.
“    Vazhdoni t’a shpërndani deri poshte mjekrës deri te qafa në mënyrë që të keni një shpërndarje homogjene. Kontrolloni fytyrën dhe qafën tuaj në pasqyrë në mënyrë që të kontrolloni nëse e keni shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë lëkurën.
“    Nëse zona poshtë syve tuaj është akoma e zezë ose e kuqe atëherë mos vini më fondatintë thjesht do t’a përkeqësonit.  Do ishte më mirë të përdornit një korrektor.
Këshilla
“    Zgjidheni me shume kujdes fondatinten tuaj. Kur të provoni tonalitetet e ndryshme të fondatintës , zgjidhni një që të përshtatet ekzaktësisht me ngjyren  e vijes sënofulles tuaj. Do të ishte mire t’a kontrollonit tonalitetin në një pasqyrë në një ambjent të jashtëm në mënyrë që të shihni si duket në dritë natyrale.
“    Filloni njëherë me sasi të vogla fondatinte më pas mund t’a rrisni atë.

Si të fshehësh shenjat.
“    Korrektori është më I dendur sesa fondatinta duke mbuluar gjithë shenjat e padëshiruara dhe hiperpigmentin(pjeset e kuqe). Mund të përdoret sipër fondatintës ose dhe pa të fare dhe qëndron gjatë.
“    Meqënëse pjesa poshte syve tuaj është më transparete ajo duket më e errët sidomos te pjesa tek cepat afër hundës. Vendosni disa pika të vogla poshtë syve,  te zona që duam të mbulojmë dhe shpërndajeni atë në mënyrë homogjene.

Bizhuteri Si Dhuratë

Posted: March 3, 2009 Category: Stil

Të zgjedhësh një dhuratë për dikë nuk është një cështje shumë e thjeshtë. Kur njerëzit japin dhurata, ata dëshirojnë që të jetë dicka kuptimplotë. Bizhuteritë përshembull janë dhurata perfekte për dikë. Bizhuteritë janë të vecanta dhe unike. Përvec cmimit të shtrenjtë, bizhuteritë janë të vecanta pasi dhe përdoren. Ju ato mund ti vini; nuk kanë pse të rrinë në një dollap me vite, të paprekura ndonjëherë. Megjithëse librat janë shumë të nevojshëm nuk është njëlloj. Ju sigurisht nuk do mund të vishni një libër. Përvec kësaj librat nuk janë unikë, pasi prodhohen disa në seri.
Lulet janë dhurata më e shpeshtë që marrin njerëzit sot. Janë shumë të bukura teksa I sheh dhe mbajnë erë të mirë. Gjithsesi nuk zgjasin dhe vdesin për disa ditë. Bizhuteritë zgjasin ndryshe nga lulet e cokollatat. Sigurisht kërkojnë të mirëmbahen dhe kujdes, por ama qëndrojnë. Kjo do t’a bëjë atë të përhershme për personin që merr dhuratën.

Femrat I dashurojnë koleksionet e reja. Ato e ndryshojnë garderobën e tyre pothuajse cdo stinë. Një zgjidhje e mirë dhe në këtë rast mbeten bizhuteritë. Gjithë shkëlqimi dhe ndricimi nga bizhuteritë nuk del jashtë mode pas një përiudhe kohe. Shpeshherë disa bizhuteri mjaft të vecanta mund ti lihen dhe vajzës ose një personi të dashur.

Nëse shqetësoheni se vajza juaj ka një tip mjaft djaloshar, provoni ti dhuroni bizhuteri asaj. Nuk keni pse të filloni me bizhuteri shumë të shtrenjta. Mund të filloni me një bizhuteri të thjeshtë si një rrip tip fanki. Më vonë mund ti merrni nje byzylyk të thjeshtë ose zinxhir. Mos e trembni atë menjëherë me bizhuteri me shkëlqim. Ndoshta një rrip plastik do të bënte punë.
Nëse kjo taktikë funskionon, mundohuni ti merrni asaj bizhuteri argjëndi. Adoleshentët nuk para I pëlqejnë bizhuteritë floriri. Ata mendojnë se floriri është shumë I sajuar. Kujt mund t’ja marrë mëndja se ju do jeni në gjëndje të nxirrni në pah anën e saj femërore? Ajo do të fillojë të shikojë për aksesorë dhe do fillojë të sillet si të gjitha vajzat.

Bizhuteritë nuk janë vetëm për femrat, pasi dhe meshkujt vënë bizhuteri. Ka një shumëllojshmëri bizhuterish që mund ti dhurohen një mashkulli. Bizhuteritë argjendi përshembull janë një zgjedhje mjaft e mirë. Nëse argjendi ju duket shumë I thjeshtë ose I zakonshëm, atëherë shihni për platin. Bizhuteria e përbërë prej këtij materiali është I fortë e zgjat dhe mund të mbahet cdo ditë. Bizhuteritë prej platini zakonisht janë më të shtrenjta krahasuar me floririn.
Pra bizhuteritë kanë qenë, janë dhe do mbesin gjatë një prej dhuratava më të vyera e të vecanta.

Previous Entries Next Entries