Archive for the Stil Category
Posted: October 10, 2009
Category: Stil
Drejtori I artit I Guerlain, Olivier Échaudemaison, u inspirua nga femrat ruse teksa krijoi koleksionin e ri të makiazhit për sezonin vjeshtë 2009. Natalia Vodianova, muza e kësaj firme, u përzgjodh si fytyra e koleksionit. Për këtë vjeshtë Guerlain mendon se makiazhi duhet të përfshijë:

- Kompleksi I një fytre rrëzatuese dhe e rafinuar
- Faqe të kuqerremta
- Sy që shkojnë në lëjla me shkëlqim
- Buzë më laps dhe shkëlqyes rozë





Posted: September 16, 2009
Category: Stil
Shumë femra I dashurojnë aksesorët Furla. Edhe Furla I dashuron fansat e saj, për këtë arsye ajo ka përgatitur një numër të madh aksesorësh seksi për stinën vjeshtë-dimër. Ndoshta gjëja më seksi në këtë koleksion është lëkura prej pitoni.







Posted: August 5, 2009
Category: Stil
Keni kohë që nuk vishni pulovrën tuaj të preferuar, shmangni takimet dhe intervistat e punës? Në Amerikë reth 1/3 e popullisë është e prekur nga
zbokthi. Zbokthi është problem shumë I bezdisshëm- flokët duken sikur janë pis, shkakton kruarje, dhe rënie floku. Një tjetër problem që shkakton është dhe në lidhje me fytyrën; pasi ata të cilët vuajnë nga zbokthi, janë të prirur për krijimin e akneve dhe pucrave.
Ekzistojnë produkte të shumta kundra zbokthit, por ato nuk mund tju ndihmojnë në cdo rast ose mund dhe tju shkaktojnë alergji. Për situate të tilla janë disa zgjidhje në kushtet e shtëpisë, të cilat mund të jenë shumë më të efektshme sesa shampot kundra zbokthit. Nëse nuk keni alergji ndaj
produkteve kundra zbokthit, atëherë ju këshillojmë t’a luftoni atë me këto zgjidhje në kushtet e shtëpisë dhe shampot vecanërisht për zbokthin.
Si mund të trajtohet zbokthi?
Këshillat e mëposhtme në kushtet e shtëpisë mund tju vijnë shumë në ndihmë për parandalimin dhe trajtimin e zbokthit. Mund t’ju duken si këshillat e gjyshes, por disa përbërës përdoren për prodhimin e shampove kundra zbokthit. Nëse I përgatisni vete maskat, do të keni zgjidhjen 100% natyrale për zbokthin tuaj, e cila është e efektshme, dhe sigurisht cfarë ka në përbërje do ta aplikoni në skalp.
- Zgjidhja e parë për zbokthin është Aloe Vera. Fërkojeni xhelin e aloes verës në skalpin tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë në nënyrë të rregullt.
- Në mënyrë që të trajtoni zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në skalp. Përzjeni 15 ml vaj ara kokosi me disa pika limoni dhe masazhojeni në flokë. Lëreni në flokë gjatë gjithë natës dhe shpëlajini ditën e nesërme. Kjo maskë zvoglon sasinë e zbokthit në kokë.
- Një trajtim tjetër I efektshëm kundra zbokthit është dhe përzjerja e një luge caji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzjerja duhet masazhuar në skalp dhe më pas të shpëlahet
- Një tjetër recetë është dhe vaji I eukaliptit. Përzjeni disa pika me vaj me 20 ml vaj arrë kokosi dhe masazhojeni në skalp. Bëjeni këtë 2 herë në javë për disa javë.
- Aspirina është mjaft e efektshme për eleminimin e zbokthit. Shtypni dy tableat dhe përzjejini me shampon. Lëreni këtë përbërje në skalp për disa minuta e më pas shpëlajeni atë
- Kënaja është një prej zgjidhjeve më të mira dhe për rënien e flokut dhe për zbokthin. Ndihmon në rifitimin e shëndetit të flokut tuaj. Pluhuri I kënasë I përzjerë me përbërës tjerë është mjaft I efektshëm në trajtimin e zbokthit.
- Një mënyrë tjetër për të kuruar zbokthin në shtëpi është dhe maska e flokëve me ullinj. Përzjeni vaj ulliri me vaj bajame. Fërkojeni përzjerjen në skalp dhe lëreni të veprojë për disa minuta, e më pas shpëlajeni atë.

Këshilla për kurën ndaj zbokthit
- Masazhojini flokët rregullisht( për shembull kur aplikoni një maske ose gjatë shampos). Kjo stimulon gjakun të qarkullojë në skalp dhe ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura.
- Mundohuni të ndryshoni stilin e jetesës, nëse jeni shpesh i stresuar ky mund të jetë një shkak për zbokthin tuaj.
- Sigurohuni që të konsumoni vitamina B6, B12, zink, beta karroten dhe selenium në ushqimet tuaja
- Shmangni përdorimin e tharëseve të nxehta
- Kontrolloni produktet e flokëve, pasi ata mund t’ju shtojnë yndyrë në skalp dhe të krijojnë zbokth
- Lajini flokët me shampo rregullisht
- Shmangni përdorimin e kimikateve në skalp( si p.sh bojra)
Posted: July 14, 2009
Category: Stil
Koleksioni vjeshtë dimër 2009 nga CHRISTIAN DIOR u prezantua këtë të martë në Paris nga java Haute Couture nga John Galliano. Ajo cfarë Z.Dior ka paraqitur është kombinimi I kostumeve elegantë të ndërthurura me kapele nga Stephen Jons dhe bizhuterive magjepsëse.













Posted: June 26, 2009
Category: Stil

Koleksioni I Kirsty Doyle është mjaft unik; ai konsiston nga 7 modele të cilat fillojnë nga korse të vogla dhe pizhame duke u zhvendosur në modelet baby doll. Cmimet variojnë nga $95 dhe $330.






Posted: June 19, 2009
Category: Stil
Pershendetje miq te beauty.al.
Ju njoftojme se eshte hapur forumi http://forum.beauty.al ku mund te diskutoni rreth temave te ndryshme
Faleminderit
Beauty.Al
Posted: May 19, 2009
Category: Stil
Krijimet e Valentinos kanë qenë gjithmonë një tundim mjaft i nxehtë për të gjitha femrat të cilat dëshirojnë të shprehin feminalitetin e tyre, dhe të shijojnë cdo moment të të qënurit e atillë. Stili I tij është I karakterizuar nga sharmi dhe eleganca.

Në koleksionin më të fundit pranverë- verë 2009 Valentino ka shprehur anën delikate të një femre nëpërmjet elementiti të luleve.
.jpg)
.jpg)
.jpg)
Përsa I përket materialit cantat zakonisht janë të përbëra nga lëkura dhe janë të disponueshme në masa large, medium dhe small. Ngjyrat që janë përdorur në dizajnin e ktyre cantave përfshijnë nuanca të ndryshme të të kuqes, rozës dhe të zezës.
.jpg)
.jpg)
Gjëja më e vacantë e këtyre cantave është se të tëra kanë një trëndafil të bukur ose trëndafila që janë të krijuar nga vetë materiali I cantës, duke e bërë këtë të fundit mjaft të sofistikuar.
.jpg)
.jpg)
Posted: May 18, 2009
Category: Stil
Moschino do të nxjerrë parfumin më të fundit këtë qershor me emrin e jashtëzakonshëm Moschino Cheap & Chic Light Clouds. Emri I këtij parfumi supozohet të ketë emrin në kuptimin ” si qielli në panverë”

Ky parfum nga Moschino ështe kombinim I esencave të luleve dhe drurëve sidomos për femra. Moschino Cheap & Chic Ligh Clouds ështe I përbërë nga esenca pjeshke , zambak uji, jasemini, trëndafil, keder dhe myshk që ti përshtatet anës femërore të cdo femre.
Ky parfum do të jetë I disponueshëm në shishe 30, 50 dhe 100 ml.
Previous Entries Next Entries