Do të dëshironit të zgjoheshit pranë të dashurit tuaj sa më e bukur të ishte e mundur? Apo thjesht përtoni të fshini makiazhin? Gjithsesi, mund të keni shumë arsye të cilat nuk ju lënë të fshini makiazhin përpara se të flini. Një faqe prestigjioze ka gjetur disa efekte jo të shëndetshme kur flini me makiazh.
Të flini me makiazh nuk është e dëmshme. Lëkura mund të pushojë gjatë ditës.
Fatkeqësisht nuk është kështu. Procesi I rinovimit të lëkurës “ndizet” vetëm natën, kur trupi ynë shpenzon energjinë për të mbajtur aparencën tonë dhe të luftojë kundër mjedisit agresiv gjatë ditës. Pra ështe pikërisht nata, periudha në të cilën lëkura jonë duhet pastruar që të përfitojë nga kremrat e lëkurës.
Meshkujt adhurojnë sytë e tyre kështuqë është më mirë të vini makiazh gjithmonë në takimet e para
Meshkujt adhurojnë(femrat gjithashtu) një person, interesant, me të gjitha avantazhet dhe kanë shumë kujdes ndaj disavantazheve. Besoj se e kuptoni se mashkulli juaj dëshiron të mësohet dhe me ate pjesë në të cilën ju nuk jeni aq “perfekte”. Përvec kësaj rinia e lëkurës tuaj do të zhdukej më shpejt.
Eshtë e pamundur të dukeni bukur në mëngjes
Epo është krejtësisht e kundërta. Thejsht ju duhet të ndiqni disa këshilla
Aplikoni kremin e natës, të paktën një orë përpara se të shkoni në shtrat
Shmangni të fjeturin në një anë, që të parandaloni rrudhat në lëkurë.
Mos pini lëngje përpara gjumit se mund të “fryheni”.
Filloni të përdorni kremra me vetngjyrim. Ato e bëjnë lëkurën më të butë dhe të dukeni më e dobët.
Cmund të bëj nëse më duhet t’a kem makiazhin gjatë tërë natës?
Nëse ju duhet të rrini me makiazh gjatë tërë natës, mundohuni të zgjidhni kozmetikë të “lehtë”. Vendosni nuanca sysh kremoze pasi zgjasin më tëpër.
Nëse nuk e imagjinoni veten pa makiazh, atëherë provoni makiazhin e përhershëm. Por duhet ta dini që kjo është një procedurë e dhimbshme, dhe do t’ju duhet kohë të merrni veten e t’ju larohen të enjturat nga fytyra. Kështuqë nëse vendosni për këtë metodë, kini kujdes të takoni profesionistë me shumë eksperiencë. Makiazhi I përhershëm zgjat, mesatarisht, 2 vjet.
Më në fund lajme që mund t’ju ngrejnë humorin të gjithë atyre femrave të cilat nuk janë të lumtura me trupin e tyre. Meshkujt pëlqejne femra me trup të zakonshëm, dhe peshë normale, sesa skeletet e sfilatave.
Skuadra e kërkimit nga universiteti I Shën Andrews, Skoci, ftoi një grup studentësh për studimin e tyre. 84 femra studente u pyetën rreth shëndetit të tyre, I’u mat tensioni dhe u fotografuan. Më pas, një grupi me meshkuj, gjithashtu I përfshirë në studim, iu treguan fotot dhe u pyetën ti rradhisnin femrat studenteve në bazë të tërheqjes dhe shëndetit. Shumica e djemve të rinj preferuan studentet femra me një peshë normale.
Në këtë studim, femrat student me peshë normale e të shëndetshme u rradhitën në majë për tërheqje dhe shëndet. Kjo duhet të konsiderohet nga ato vajza të reja të cilat mendojnë se duhen të dobsohen për të qënë tërheqëse. Kërkuesit inkurajojnë femrat ti zënë besë vlerësimit të meshkujve ( 18- 26 vjec) të cilët tërhiqeshin nga ato femra me një peshë normale, sesa modelet e thata si Paris Hilton ose Nicole Richie.
Sic e kemi thene dhe me pare duke dashur te jeni pjese e brendshme e kesaj familjeje te madhe tashme “Beauty.Al” kemi menduar t’ju bejme here pas here pyetje. Ne kete menyre mund te kuptojme dhe deshirat ose mendimet tuaja rreth diskutimeve te ndryshme. Kete here kemi zgjedhur te dime mendimin tuaj rreth produkteve AVON. I keni provuar ato dhe cmendoni?
Personalisht me pelqen larmia e ngjyrave te makiazhit dhe cmimet e tyre. Mund te besh nje dush ne shoqerine e aromave mjaft origjinale te shampove te ndryshme te cilat gjithashtu ofrohen me cmim mjaft ekonomik. Pa permendur produkte te tjera te shumta te cilat ofrohen thjesht me nje te shfletuar te nje reviste pa qene nevoja per te shkuar ne dyqan per ti zgjedhur. Do te deshiroja shume te dija mendimet tuaj gjithashtu ne komentet me poshte!
Ju faleminderit qe jeni prane nesh dhe per kohen e kushtuar!
Mënyra jonë e jetesës reflekton në lëkurën tonë, në flokun tonë, dhe kjo mund të jetë pikënisja nga e cila mund të arrijmë në shumë konkluzione. Ndonjëherë problement e lëkurës mund të trasnmetohen gjenetikisht, por kur vjen puna tek flokët, vetem ne jemi përgjegjësit.
Floku është një pjesë shumë e rëndëshishmë e trupit tonë, na bën të jemi ndryshe dhe na bën të ngjajmë sharmues, të thjeshtë, të sofistikuar, ekstravagantë, në varësi të asaj cfarë zgjedhim. Shëndëti I flokut varet në shumë gjëra, të cilat nëse nuk bëhën në mënyrën e duhur lënë shenja negative në flokët tonë.
Këtu janë disa këshilla që ju ndihmojnë të mirëmbani shëndetin e flokut tuaj dhe të rregullojë ato të dëmtuar:
Një dietë e shëndetshme dhe e ndryshme mund ti mbajë flokët të shëndetshëm, duke e parandaluar atë që të dëmtohet shpejt. Ushqyesit dhe vitaminat që merren nga ushqimet e shëndetshme mund t’ju ndihmojnë në përshpejtimin e rrijtes së flokut dhe ti bëjë flokët të jenë të butë dhe me shkëlqim
Masazhet e skalpit janë shumë të dobishme për flokun sepse ato ndihmojnë në përmisimin e qarkullimit të gjakut, në këtë mënyrë duke rritur nivelin e oksigjenit I cili arrin në skalp.
Produktet me mbrojtje ndaj nxehtësisë, duhen përdorur kur përdorni mjete stilimi si mashë, piaster dhe tharëse.
Një rutinë përkujdesjeje ndaj flokut e papërshtatshme mund t’a dëmtojë flokun tuaj. Më e mira është të zbuloni llojin e flokut që keni dhe të përdorni produkte enkas për të. Në këtë mënyrë flokët tuaj do të jenë të mbrojtur nga dëmtimi
Përbërësit natyrale janë shumë të efektshëm në flokë. Ato mund të rikuperojnë shëndetin e flokëve dhe t’a parandalojnë atë nga dëmtimi. Ka shumë receta enkas për llojë të ndryshme flokësh.
Lajini flokët tuaj rregullisht dhe butësisht duke shmangur dëmtimin e tij. Mos e lani shumë here me shampo, sepse ju largon yndyrën e duhur të flokut, duke e bërë flokun të humbë mbrojtjen.
Mbrojini flokët tuaja nga faktorë të jashtëm që I dëmtojnë si rrezet UV, I ftohti ose era. Mbani një kapele dhe shall mbi flokë që të ruajnë shendetin e tyre.
Shmangni krehjen e ashpër dhe të shpeshtë. Vetëm sa do ti bëni flokët të dëmtohen.
Pritini majat e flokëve tuaj cdo 4-6 javë që të hiqni fundet e ndara
Duke pasur parasysh faktin qe Beauty.al eshte bere nje strehe per shume femra shqiptare, menduam te shtonim nje kategori te re, ku do gjendemi me afer me ju.
Here pas here do postohen pyetje te ndryshme nga te cilat do mund te kuptojme me mire se cfare ju intereson apo cfare preferencash kini
Per kte jave, pyetja eshte: Cili eshte parfumi juaj i preferuar?
Drejtori I artit I Guerlain, Olivier Échaudemaison, u inspirua nga femrat ruse teksa krijoi koleksionin e ri të makiazhit për sezonin vjeshtë 2009. Natalia Vodianova, muza e kësaj firme, u përzgjodh si fytyra e koleksionit. Për këtë vjeshtë Guerlain mendon se makiazhi duhet të përfshijë:
Shumë femra I dashurojnë aksesorët Furla. Edhe Furla I dashuron fansat e saj, për këtë arsye ajo ka përgatitur një numër të madh aksesorësh seksi për stinën vjeshtë-dimër. Ndoshta gjëja më seksi në këtë koleksion është lëkura prej pitoni.
Keni kohë që nuk vishni pulovrën tuaj të preferuar, shmangni takimet dhe intervistat e punës? Në Amerikë reth 1/3 e popullisë është e prekur nga zbokthi. Zbokthi është problem shumë I bezdisshëm- flokët duken sikur janë pis, shkakton kruarje, dhe rënie floku. Një tjetër problem që shkakton është dhe në lidhje me fytyrën; pasi ata të cilët vuajnë nga zbokthi, janë të prirur për krijimin e akneve dhe pucrave.
Ekzistojnë produkte të shumta kundra zbokthit, por ato nuk mund tju ndihmojnë në cdo rast ose mund dhe tju shkaktojnë alergji. Për situate të tilla janë disa zgjidhje në kushtet e shtëpisë, të cilat mund të jenë shumë më të efektshme sesa shampot kundra zbokthit. Nëse nuk keni alergji ndaj produkteve kundra zbokthit, atëherë ju këshillojmë t’a luftoni atë me këto zgjidhje në kushtet e shtëpisë dhe shampot vecanërisht për zbokthin.
Si mund të trajtohet zbokthi?
Këshillat e mëposhtme në kushtet e shtëpisë mund tju vijnë shumë në ndihmë për parandalimin dhe trajtimin e zbokthit. Mund t’ju duken si këshillat e gjyshes, por disa përbërës përdoren për prodhimin e shampove kundra zbokthit. Nëse I përgatisni vete maskat, do të keni zgjidhjen 100% natyrale për zbokthin tuaj, e cila është e efektshme, dhe sigurisht cfarë ka në përbërje do ta aplikoni në skalp.
Zgjidhja e parë për zbokthin është Aloe Vera. Fërkojeni xhelin e aloes verës në skalpin tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë në nënyrë të rregullt.
Në mënyrë që të trajtoni zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në skalp. Përzjeni 15 ml vaj ara kokosi me disa pika limoni dhe masazhojeni në flokë. Lëreni në flokë gjatë gjithë natës dhe shpëlajini ditën e nesërme. Kjo maskë zvoglon sasinë e zbokthit në kokë.
Një trajtim tjetër I efektshëm kundra zbokthit është dhe përzjerja e një luge caji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzjerja duhet masazhuar në skalp dhe më pas të shpëlahet
Një tjetër recetë është dhe vaji I eukaliptit. Përzjeni disa pika me vaj me 20 ml vaj arrë kokosi dhe masazhojeni në skalp. Bëjeni këtë 2 herë në javë për disa javë.
Aspirina është mjaft e efektshme për eleminimin e zbokthit. Shtypni dy tableat dhe përzjejini me shampon. Lëreni këtë përbërje në skalp për disa minuta e më pas shpëlajeni atë
Kënaja është një prej zgjidhjeve më të mira dhe për rënien e flokut dhe për zbokthin. Ndihmon në rifitimin e shëndetit të flokut tuaj. Pluhuri I kënasë I përzjerë me përbërës tjerë është mjaft I efektshëm në trajtimin e zbokthit.
Një mënyrë tjetër për të kuruar zbokthin në shtëpi është dhe maska e flokëve me ullinj. Përzjeni vaj ulliri me vaj bajame. Fërkojeni përzjerjen në skalp dhe lëreni të veprojë për disa minuta, e më pas shpëlajeni atë.
Këshilla për kurën ndaj zbokthit
Masazhojini flokët rregullisht( për shembull kur aplikoni një maske ose gjatë shampos). Kjo stimulon gjakun të qarkullojë në skalp dhe ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura.
Mundohuni të ndryshoni stilin e jetesës, nëse jeni shpesh i stresuar ky mund të jetë një shkak për zbokthin tuaj.
Sigurohuni që të konsumoni vitamina B6, B12, zink, beta karroten dhe selenium në ushqimet tuaja
Shmangni përdorimin e tharëseve të nxehta
Kontrolloni produktet e flokëve, pasi ata mund t’ju shtojnë yndyrë në skalp dhe të krijojnë zbokth
Lajini flokët me shampo rregullisht
Shmangni përdorimin e kimikateve në skalp( si p.sh bojra)
Kur bëhet fjalë për koleksionin e makiazhit YSL, nuk gjejmë dot asnjëherë fjalët e duhura. Thjesht I shikojmë ato dhe dëshirojmë ti kemi të gjitha.
YSL nuk e ka parë kurrë makiazhin si një rutinë të thjeshtë ditore. Përkundrazi kjo firmë gjithmonë ka transmetuar një mesazh I cili u shkon drejpërdrejt femrave të cilat dëshirojnë të jenë të bukura. Këtë herë karakteri i Yves Saint Laurent rrezaton magjepsjen ose mistiken. Vjen nga një set ngjyrash të ashpra deri tek ngjyrat e ndërthurura të mrekullushme për të dhënë një pamje sa më sensuale.Ndricimet e koleksionit hapen me Palette Y, pudra e faqes në ngjyrë pjeshkë dhe kafe për të krijuar një kompleks të bukur dhe ndricues
Eye Shadow Duo është një kombinim dy ngjyrësh I cili premton një makiazh syri xixëllues. Mund të zgjidhni midis Anise Green/Intense Plum dhe Perly Peach/Mink Brown, pra njërin I cili I përshtatet stilit tuaj.
Revolutionary Cream Blush premton një ndjesi të butë dhe natyrale në lëkurë.
Dhe në kategorinë e ndricuesve ajo cfarë mban kurorën është Sensual Radian Lipstic I gatshëm në katër ngjyra.