Archive for the Shëndet Category
Posted: August 18, 2009
Category: Shëndet
Shkenctarët nga kolegji mbretëror I obstetrisë dhe gjinekologjisë( Në Britaninë E Madhe) këshillojnë se mosha më optimale për një femër për të lindur është 20 deri në 35.

Ata kryen një studim të gjatë dhe provuan se shancet për dështim, lindje të parakohshme, lindjet me operacion dhe komplikacione të tjera të ndryshme gjatë lindjes janë më të mëdha pas moshës 35 vjecare. Për më tepër, një femër nën 35 vjec ka 31% shans për të pasur një fertilizim invitro të sukseshëm, ndërsa femra mbi 42 kanë më pak se 5 %.
Shkenctarët e kanë kryer këtë studim pasi kanë vënë re tendencën e femrave për të lindur midis moshës 35 dhe 45, periudhë pasi kanë bërë karrierë dhe janë martuar.
Posted: July 31, 2009
Category: Shëndet
Shumë femra, edhe ato të cilat ëndërrojnë për të bërë fëmijë, kanë frikë nga lindja. Të dhëmb shumë, nuk I dihet kurrë se sa mund të zgjasë dhe nëse do të ketë komplikacione. Dicka që do të clironte dhimbjet e lindjes (sigurisht pa dëmtuar bebin) do të ishte ëndrra e cdo femre shtatzanë. Sot do t’ju tregojmë dicka që mund t’ju ndihmojë. Shkenctarët brazilianë kanë zbuluar se aerobia e ujit gjatë shtatzanisë ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të lindjes si dhe në përshpejtimin e saj.

Shkenctarët nga universiteti I Campinas kryen një studim ku u ekzaminuan 71 femra. Gjysma e tyre bënë 50 minuta ushtrime në pishinë, tre herë në javë.
Aerobia në ujë dhe noti konsiderohen si fitnesi më I përshtatshëm gjatë periudhës së shtatzanisë. Uji heq presionin nga shpina, kycet dhe ligamentet dhe jep presion optimal në muskujt e femrës shtatzanë dhe sistemin kardiovaskular. Përvec këtyre, ushtrimet në pishinë ndihmojnë në largimin e stresit dhe ju mësojnë se si të merrni frymë ritmikisht.
Posted: July 14, 2009
Category: Shëndet
Shkenctarët nga një institut mjeksor kërkimi kanë zbuluar se vegjetarianët kanë kocka më të dobta. Gjatë studimit ata kanë ekzaminuar fuqinë e kockave në 2700 njerëz. Rezultatet kanë treguar se densitetit I kockave të vegjetarianëve është 5% më I ulët se tek njerëzit e tjerë.

Për më tepët vegjetarianët kanë kockat më të dobta. Nuk është gjetur asnjë ndryshim në strukturën e kockave midis mish-ngrënësve dhe vegjetarianëve lacto-ovo(njerëz të cilët nuk hanë mish por hanë vezë dhe produkte bulmeti)
Sipas shkenctarëve, studimi tregoi se dietat vegjetariane sillnin densitet më të ulët(jo të ulët në mënyrë drastike) në kocka.
Ju kujtojmë se, densiteti mineral I kockave mund të testohet me ndihmën e një densitometrie.
Ky studim është publikuar nga American Journal of Nutrition.
Posted: June 27, 2009
Category: Shëndet

Cdo femër mund të kalojë një moment të jetës së saj, ku do jetë e prirur për shenja tërheqjeje në lëkurë. Disa femra thjesht mund të kenë predispozitë gjenetike për këto shenja dhe mund ti ketë ato pa ndonjë arsye të vecantë. Disa femra nuk kanë fare edhe pas 4 lindje fëmijësh, por këto bukuri fatlume janë specie të rralla. Në këtë artikull do ndaj me ju disa zgjidhje për shenjat tërheqjeje, të cilat mund ti përgatisni në kushtet e shtëpisë.
Fatkeqësisht është e pamundur ti hiqni përfundimisht këto shenja vetëm me disa ndreqës në kushtet e shtëpisë. Por ajo cfarë mund të bëni është ti bëni ato më pak të dukshme. Më poshtë janë disa këshilla për to:
- Ushtrohuni sa më shumë, sepse tonifikon muskujt dhe e bën lëkurën tuaj më elastike
- Hani ushqime me shumë proteina dhe të pasura me vitaminë C dhe E, sepse ndihmojnë në rritje të shëndetshme indesh
- Masazhojini pjesët ku keni këto shenja. Në mënyrë që ta bëni masazhin më të efektshëm përdorni vaj ulliri.
- Aplikoni vaj arrë kokosi dhe krem elastin në pjesët e ndikuara
- Mund të përdorni dhe recetën e mëposhtme kundra këtyre shenjave
½ gotë vaj ulliri
¼ gotë xhel aloe vera
Merrni me shiring lëngun nga 6 kapsula vitamin E
Merrni me shiring lëngun nga 4 kapsula vitamin A
Merrni këto përbërës dhe përzjejini të gjitha bashkë në një përzjerës. Pas këtij hapi futeni në një kavanoz dhe ruajeni në frigorifer. Aplikojeni substancën në zonat e ndikuara, dhe në ato zona në të cilat nuk keni, por të cilat janë të predispozuara për të tilla shenja.(p.sh barku,vithet,kofshët, dhe gjoksi) Kjo do të ndihmojë në zvoglimin e masës dhe dukshmërisë së shenjave dhe do ndalojë krijimin e të tjerave
Posted: May 14, 2009
Category: Shëndet
Një prej pjesëve që mund të dhëmbi më shumë gjatë shtatzanisë është mesi. Fillon të dhëmbë kur rrini ulur, në këmbë ose në ndonjë pozicion tjetër për shumë kohë. Pa përmëndur faktin se disa femra u duhet të bëjnë dhe rutinën e punëve shtëpiake. Cfarë mund të bëjë një femër shtatzanë për të cliruar dhimbjen e mesit? Ndiqni disa këshilla të thjeshta më poshtë.

Aktiviteti fizik
Nëse shtatzania juaj shkon mirë, ndjeheni shëndetshëm, atëherë pak aktivitet fizik vetëm do t’ju ndihmonte, Mund të pastroni ( ama jo fshesë korenti ose të ngrini ose shtyni mobilje), të gatuani etj.
Aktiviteti shtatzanisë
Duhet ti alternoni aktivitetet duke përfshirë lëvizjë të shumta si të qepni ose thurni dicka. Kur jeni duke qepur dicka ose duke lexuar një libër( pse të mos I dedikoni muajt tuaj të shtatzanisë vet-edukimit), mundohuni të ndryshoni pozicionin e trupit shpesh, sepse nëse se bëni një gjë të tillë mund të ketë efekt negativ në furnizimin e fetusit me oksigjen,
Femrat shtatzana duhet të evitojnë aktivitet që mund ti rrisin presionin intrauterinë, si psh të ndenjurën krrusur ose galiç.
Si të uleni në mënyrë të duhur gjatë shtatzanisë
Meqë ra fjala, pozicioni I uljes është më I forti në shpinë, kështuqë duhet të mësoni si të uleni në mënyrë të duhur. Përdorni karrike me ndenjëse të fortë, mbështetëse vertikale të drejtë, dhe do ishte mirë me mbajtëse krahësh që të keni mundësi të mbaheni kur të coheni. Gjeni dicka që të ngrini këmbët në mënyrë që të shpërndani peshën. Mos u ulni kurë më këmbë kryq. Cohuni nga pozicioni I uljes cdo gjysëm ore dhe bëni disa ecje.
Përdorni fashë mesi mbështetëse
Nëse ndjeni dhimbje mesi, është koha të vini fashën, dhe pantallonat stretch. I thoni bashkëshortit tuaj për një masazh relaksues mesi. Lëvizjet ledhatuese duhet të jenë simetrike dhe duhet të shkojnë nga qafa deri tek mesi poshtë.
Posted: May 4, 2009
Category: Shëndet
Kanceri I gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit, dhe është një prej kancereve më të shpeshtë që prek femrat. Kërkime të fundit vënë gisht mbi shumë faktorë të ndryshëm që mund t’a shkaktojnë ktë.
Këto janë faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit.

Kërkime të fundit deklarojnë se grupi I moshave mbi 50 vjec ka një nivel të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi I moshave nën një 20 vjec kan nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se kjo sëmundje është shumë agressive për grup moshat midis 25-50 vjec.
- Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; vecanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, përshembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.
- Femrat të cilat pijnë duhan dhe alkol rrisin rrekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
- Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk I kanë ushqyer me gji bebet e tyre.
- Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer( nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.
- Kanceri I gjirit është I lidhur dhe me obesitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.
- Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.
- Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvoglojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
- Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.
Gjithashtu I lejoj vetes ti jap një këshillë të gjithë femrave që lexojnë këtë blog, të cilat duhet t’ja transmetojnë gjithë femrave të tjera që njohin, që të bëjnë një kontroll të rregullt mjeksor, mamografie, paptest. Ju lutemi t’a bëni detyrë kryesore përkujdesjen ndaj trupit tuaj, jetës tuaj. Kjo jetë nuk ju falet dy herë, por vetëm një herë, mos e hidhni atë tej thjesht prej pakujdesisë. Mos harroni: është më mirë të parandalosh se të kurosh!
Posted: May 3, 2009
Category: Shëndet
Rritje jo normale e qelizave në një ose të dyja mushkëritë është përgjigja e thjeshtë e pyetjes ” Cfarë është kanceri I mushkërisë”? Në individë të shëndetshëm, qelizat në mushkëri dyfishohohen në “punë të vet” në një normë normale dhe duke u kthyer në inde të shumta mushkërish. Keto
mushkëri vazhdojnë të funksionojnë normalisht dhe cdo gjë shkon mirë.
Por në mushkëri të dëmtuara, ky dyfishim qelizash fillon të bëhet shumë I shpejtë, dhe shumë inde të reja mushkërish nuk zhvillohen. Këto qeliza të dëmtuara(kanceroze) fillojnë të bashkohen bashkë dhe kthehen në tumore kanceroze. Normalisht, tumori përkeqëson mirevajtjen e mushkërisë, dhe atëherë është momenti ku sëmundja merr emrin kancer mushkërish.
Një fakt mjaft interesant është se duhet shumë kohë për kancerin e mushkërive që të zhvillohet, qelizat fillojnë të marrin karakteristika jonormale menjëherë sapo ekspozohen ndaj pirjes së duhanit ose helmeve mjedisore që mund të shkaktojnë “shqetësim” në mushkëri.
Kanceri I mushkërive mund të prekë cdonjëri pa dallim gjinie, moshe ose rrace. Edhe sepse ka më shumë mundësi të zhvillohet tek duhanpirësit, kjo sëmundje shfaqet dhe në ato që nuk e kanë pasur kurrë këtë zakon. Kanceri I mushkërisë tek jo duhanpirësit është shumë I rrallë, duke përfshirë vetëm 10% të rasteve, që do të thotë se gati në 90% të kancereve të mushkërisë duhani është shkaku kryesor. Pse është kështu?
Qëllimi parësor I mushkërive është marrja e ajrit. Mushkëritë marrin ajër dhe e shtyjnë ktë ajër në gjak ku mund të shkojë nëpër gjithë trupin. Për shkak se ajri që ne marrim frymë nuk është gjithmonë I pastër- I mbushur me pluhur, pisllëk dhe papastërtira të tjera- pjesa e sipërme e sistemit të mushkërive është e atillë që të pastrojë ktë ajër përpara se të shkojë më thellë në mushkëri. Në rastin e duhanpirësve, kancerogjenët të cilët ndodhen në cigare mund të shkatarrojnë ktë sistem pastrimi të mushkërive, dhe si përfundim, ajri I pisët dhe helmet e cigares hyjnë lirisht në mushkëri. Pra është mungesa e ktij sistemi pastrues që shkakton që qelizat brënda mushkërive nuk funksionojnë normalisht.
Kanceri I mushkërisë fatkeqësisht është një sëmundje që nuk kurohet. Në fakt, në momentin që ky kancer zbulohet, shumë pak njerëz mund të mbijetojnë vitin e parë pas diagnostikimit.
Dy tipet e kancereve që zhvillohen janë, kanceri I mushkërisë I qelizave të vogla dhe kanceri I mushkërise I qelizave jo të vogla. 80% të shkaqeve të kancerit të mushkërisë janë tipet e qelizave që lëvizin ngadalë dhe jo të vogla. Problemi me këtë lloj kanceri mushkërie, është se zakonisht përhapet dhe në pjesë të tjera të trupit. Skanime mushkërish të sofistikuara janë në përgjithësi mënyra që tumoret kapen, por fatkeqësisht, skanime të tilla nuk janë pjesë e përkujdesjes së rutinës mjeksore. Ndoshta ky është shkaku që pse shumica e kancereve të mushkërisë nuk diagnostikohen për shumë kohë.
Posted: April 18, 2009
Category: Shëndet
Ushqimi I gjirit( për gjashtë muaj) është konsideruar I shëndetshëm në mënyrë të barabartë si për fëminë dhe për nënën . Kërkime në universitetin e Albertës, Edmonton, Kanada, kanë studiuar 154 gra meksikane dhe bebet e tyre.Qëllimi I ktij studimi ishte zbulimi I vërtetë I efekteve të ushqimit të gjirit tek bebet nën gjashtë muaj.

A është I “zgjedhur” qumshti I gjirit?
Arritjet treguan që bebet që ishin ushqyer me qumshtin e gjirit të nënës për gjashtë muaj kishin më pak rrezik për infeksione të sistemit tretës. Në anën tjetër, bebet të cilat nuk kishin pirë për gjashtë muaj asgjë përvec qumshtit të gjirit të nënës, kishin më shumë gjasa për mungesë hekuri në gjak.
Qumshti I gjirit dhe hekuri
Ideja qëndron , se teksa qumshti I gjirit është I pasur me substancë aktive biologjike dhe antitrupa, ai është I varfër për hekur, edhe nëse do t’a krahasonim me qumshtin artificial. Studimi bëri lidhjen midis nivelit të ulët së hekurit në qumshtin e gjirit me rrezikshmërinë e lartë të anemisë tek bebet e tyre.
Ushqimi me gji është I lidhur me rrezikshmërinë e lartë e anemisë dhe tek nënat dhe tek bebet e tyre.
Si të parandalojmë aneminë?
Me një të ushqyer të balancuar dhe me konsumim vitaminash, anemia nuk I rrezikon gratë që ushqejnë bebet e tyre me gji. Gjithashtu është e rëndësishme të analizoni rezultatet e gjakut të bebeve tuaja dhe t’u “prezantoni” atyre ushqime plotësuese të tjera me përmbajtje mishi për bebet gjashtë muajshe.
Posted: April 16, 2009
Category: Shëndet
Zilja e orës bjen pa pushim. Mundoheni të hapni sytë dhe trupi juaj po “qan” dhe për 5 minuta të tjera gjumë. A fillon kështu mëngjesi juaj? Ushtrimet e Tibetit në shtrat I japin energji gjithë trupit tuaj, u japin energji gjithë sistemit tuaj qarkullues dhe ju bëjnë gati për në punë ose shkollë. Gjëja më e rëndësishme e ktij lloj zgjimi është se është shumë I thjeshtë, I shëndetshëm dhe nuk keni as pse ti hapni sytë.

Fërkoni veshët
Gati jeni zgjuar, por prapë jeni gjysëm në gjumë? Me sytë mbyllur, fërkoni veshët tuaj, shtypini drejt kokës dhe lëvizini pëllëmbët poshtë dhe lart për rreth 20 minuta
Dobitë shëndetsore
Është e shëndetshmë për fytyrën tuaj
Ky masazh përmison qarkullimin e gjakut në tëmtha.
Duart në ballë
Vendoseni dorën e djathtë në ballë dhe dorën e majtë sipër të djathtës. Lëvizini duart para dhe mbrapa për rreth 20 herë.
Dobitë shëndetsore
Parandalon dhimbjet e kokës
Trajton marrje mëndsh
Masazh sysh
Masazhojini sytë lehtë me nyjen e gishtit të madh të dorës, 15 -20 lëvizje
Dobitë shëndetsore
Masazhi rregullon sistemin tuaj nervor
Përmison shikimin
Masazh beli
Vendosini pëllëmbët në bel dhe përkulini gjunjët. Masazhojeni lehtë belin tuaj duke I lëvizur pëllëmbët në drejtim të akrepave të orës dukë bërë 30-50 lëvizje.
Dobitë shëndetsore
Forcon muskujt e belit dhe përgatit gjëndrën pankreatike gati për mëngjes
Masazhi gjithashtu cliron mëlcinë nga ndjesi të pakëndshme, “zgjon” fshikzën e tëmthit.
Loja e stomakut
Hiqini duart tuaj tani pasi nuk do t’ju hyjnë në punë ktë herë dhe luani lojën duke futur barkun brënda dhe duke e nxjerrë atë ose fryrë, duke bërë në total 20 lëvizje.
Dobitë shëndetsore
Loja stomakut është shumë e shëndetshme për mëlcinë, veshkat dhe sistemin tretës.
Gjunjët dhe kraharori
Mblidhni gjunjët. Vendosni krahët rreth gjunjëve tuaj dhe ngrijini ato drejt kraharorit.
Dobitë shëndetsore.
Ai është një masazh I brëndshëm për stomakun dhe muskujt e kraharorit.
Koha për t’u zgjuar
Tani mund ti hapni sytë! Cohuni na krevati
Më në fund bëjini një masazh të lehtë fundit të këmbëve tuaja.
Dobitë shëndetsore
Ai është I shëndetshëm për palcën kurrizore
Pse është I shëndetshëm për t’u zgjuar mënyra tibetiane
Kjo është një mënyrë shumë e shëndetshme për t’u zgjuar.Ajo I përfshin harmonisht të gjitha organet duke krijuar energji. Mos u coni kurrë nga shtrati menjëherë dhe të laheni shpejt fare teksa akoma jeni përgjumësh. Kjo mënyre mund t’ju godasë menjëherë zemrën, ose sistemet tretës dh eurogjenital. Trupi juaj do pak kohë që të zgjohet.
Posted: April 15, 2009
Category: Shëndet
Mjalti është I njohur për shumë veti të shëndetshme. Por shkenctarët nuk mund t’a imagjinonin që ky shërues I njerëzimit është kaq I efektshëm. Disa kërkime kanadeze kanë zbuluar se mjalti mund të shkatarrojë bakterie. Efektshmëria e tij në disa raste ja kalon dhe antibiotikëve.

Efekti I mjaltit mbi bakteriet
Shkenctarët kanadezë studiuan efektin e mjaltit në 11 lloje organizmash, duke përfshirë ktu agjentë të rrezikshëm sëmundjesh si përshembull stafilokoku I artë dhe bacillus blu. Dy agjentët e fundit zakonisht zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, kështuqë ato nuk kanë efekt mbi to.
Mjalti më I mirë se antibiotikët?
Mjalti mund të vriste bakteriet në tretësirë si dhe në sipërfaqe të ujit. Efektshmëria e tij i tejkalonte vetitë e antibiotikëve.
Gjithashtu bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve vdiqën nën trajtimin me mjalt.
Kur mjalti është I domosdoshëm
Bakteria e parë, ne anën tjetër duhet trajtuar me antibiotikë; por nëse bakteria është rezistente ndaj antibiotikut, sëmundja avancon dhe kalon në një tjetër formë, në një formë kronike. Kur sëmundja është kronike, mjalti mund të përdoret si një zevëndësues I efektshëm I antibiotikëve dhe mund t’ju ndihmojë të kuroheni.
Previous Entries Next Entries