Archive for the Shëndet Category

Fëmijë obezë në dy vitet e para

Posted: March 14, 2010 Category: Shëndet

Ky është një kërkim bazuar në një studim të ri nga Pediatria Klinike. Shkenctarët besojnë se përpara se fëmijët të arrijnë moshën 2 vjec, mundësia që të shtojnë në peshë tashmë është vendosur.
bebi vogel
Kjo ndodh për shkat të përzgjedhjes së preferencave në ushqim- në këtë moshë fëmija e di se cili është ushqimi

I preferuar I tij/saj, duke formuar kështu bazën e zakoneve të të ngrënit për më vonë.

Disa fëmijë fillojnë të shtojnë në peshë shumë më shpejt se të kenë bërë 2 vjec.

Studimi thekson dietën e pabalancuar dhe të pamjaftueshme, ushqim I “ngurtë”  I dhënë shumë shpejt I shoqëruar kështu nga moslëvizje fizike,  janë të gjithë faktorë që përbëjnë rrezik serioz për obezitetin në të ardhmen.

Edhe pse statistikat tregojnë se obeziteti tek fëmijët nuk po rritet me ato hapa si më parë, niveli I tij është akoma mjaft I lartë për shkenctarët dhe mjekët, të cilët po kërkojnë strategji të reja që të bëjnë të mundur “figura” më të dobta dhe zemra më të shëndetshme për femijët tanë.

Sikur të mos përdorej kripa…

Posted: January 31, 2010 Category: Shëndet

perdorimi i kripesDisa kërkime në universitettin e Kalifornisë raportojnë se pakësimi në marrjen e kripës me 3 gram në ditë mund të zvoglonte 66,000 goditje, 99,000 atake në zemër dhe 92,000 vdekje në Amerikë.
Pakësimi I kripës është I rëndësishëm për shëndetin po aq sa dhe heqja dorë nga duhani, përpjekjet për të rënë në peshe dhe zvoglimin e nivelit të kolesterolit sipas studiuesve. Kjo është  një mënyrë e efektshme për të parandaluar ataket në zemër dhe kjo është dicka që mund t’a bëjë cdokush.
Sipas llogaritjeve, në Amerikë një mashkull mesatar konsumon 10.4 gram kripë në ditë, ndërsa një femër 7.3 gram. Kjo sasi po rritet cdo ditë e më shumë. 80%  e kripës së konsumuar vjen nga ushqimet e përpunuara.

Stresi dëmton dhëmbët

Posted: January 4, 2010 Category: Shëndet

Stresi mund të jetë I rrezikshëm për dhëmbët tuaj, sipas shkenctarëve të universitetit të Zurich( Zvicër). Cuditërisht kjo u zbulua më ndihmën e 50 studëntëvë mjeksie ,shëndëti dental I të cilëve u ekzaminua nga specialistë.

dhembe

Studentët u ndanë në 2 grupe, Studentët në grupin e parë po u përgatisnin për provimet e tyre, ndërsa studentët e grupit tjetër thjesht po shkonin në mësim sic shkonin rregullisht cdo ditë. U zbulua se stresi I lidhur me provimet ndikonte negativisht në shëndetin e dhëmbëve. Përshembull të gjithë studentët nga grupi I parë kishin një shëndet kavitetesh më të keq. 6 prej tyre kishin mishra të infektuara. Studentët nga grupi I dytë mbajtën shëndetin e mëparshëm të dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

Cfare eshte fertilizim IN VITRO

Posted: December 16, 2009 Category: Shëndet

Në 1978, dy doktorë nga Anglia arritën të bënin një femër të ngelte shtatzanë në mënyrë të suksesshme duke përdorur atë cfarë ne quajmë sot procedurën in vitro. Që nga suksesi I këtyre dy doktorëve, Dr. Eduard dhe Dr. Steptoe, teknologjia është përmisuar shumë dhe është zhvilluar anë e mbanë.
Për ato cifte të cilët nuk arijnë të mbesin në mënyrë natyrale shtatzanë, zgjidhja është fertilizimi in vitro. Në fakt, për këto cifte fertilizime in vitro është teknika më e përdorur për të mbetur shtatzanë.
Duke qenë se mjeksia ka përparuar shumë, operacioni nuk është më I nevojshëm, duke u zëvëndësuar kështu më një procedurë të quajtur “  Transvaginal Oocyte”.

shtatzani

Kjo procedurë, përdor një gjilpërë sonografike e cila mbledh vezë nga një vezore. Përpara kësaj, femra duhet ti nënshtrohet një përgatitje prej dy javësh duke përfshirë terapi hormonale, test gjaku dhe skanime ultratinguj në mënyrë që të jetë gati për fertilizimin in vitro.
Më vonë, nën anastezi lokale, doktori do të mbledhë vezët nga vezorja. Nuk është aspak një teknike e parehatshme , kështuqë femra mund të shkojë në shtëpi po atë ditë dhe të kryejë aktivitete normale.
Ndërkohë, në një laborator, embrionologjistët do të analizojnë vezët e femrës, dhe do të vendosin spermën me to kur të jenë gati për fertilizim. Ato mbahen në kushte dhe enë të përshtatshme laboratorike, të ngjashme me mjedisin brënda trupit të një femre, derisa qelizat të ndahen 2 deri ne tre herë.
Hapi I fundit I fertilizimit in vitro është kur para- embrionët e ciftit kalohën nëpërmjet vaginës në uterus. Ky moment përshkon me kohën kur embrionët normalisht duhet të kishin arritur uterusin, përafërsisht dy ditë pas tentimit.
Pas pushimit në shtrat për një orë ose më shumë, pacienti, fatmirshisht një nënë e ardhshme, mund të shkojë tani në shtëpi.
Konfirmimi I shtatzanisë kryhet më vonë nga një specialist.

Si të mbrohemi ndaj gripit

Posted: November 28, 2009 Category: Shëndet

Meqënëse këto lloj sëmundjesh të cilat kanë qenë më të rralla më parë e që tashmë kanë filluar të na zënë më shpesh, më e mira është ti parandalojmë ato.  Disa lloje të reja gripesh mund të na cojnë deri në vdekje kështuqë duhet shmangur në cdo mënyrë marrja e virusit.

grip

Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe të ftohtin është duke u siguruar që sistemi juaj imunitar është në nivelin më të lartë të fuksionimit, pasi është sistemi imunitar I cili mund të luftojë kundra viruseve të ndryshme dhe të na mbrojë nga llojë të ndryshme sëmundjesh. Një system imunitar I fortë vepron si një pengesë ndaj viruseve të ndryshme. Në mënyrë që të keni një sistem të fortë imunitar duhet që të merrni cdo ditë vitamina dhe një ushqyerje të mirë. Më poshtë janë disa këshilla të cilat ju ndihmojnë ju dhe familjarët tuaj nw parandalimin e marrjes së ftohtit ose gripit.:

  • Hani shumë perime dhe fruta që të siguroni kontributin ditor të vitaminave bazë të nevojshme për trupin tuaj. Kjo do të sigurojë që trupi po e mban sistemin imunitar në nivelin më të lartë.
  • Të ngrënit e frutave agrume ndihmon trupin tuaj të marrë doza të larta vitamine C (dhe të tjera), vitamina që njihen për ndihmën kundra gripit dhe të ftohtit.
  • Vishuni mirë për kushtet e motit pasi ajri I ftohtë ndikon tek ju dhe trupi juaj kështuqë mundohuni të vishni  veshje të duhura për sitinën.
  • Mundohuni të rrini larg njerëzve që shfaqin simptoma të ftohti pasi virusi shpërndahet shumë thjesht nëpërmjet ajrit.
  • Kur tështini ose kolliteni mbulojeni gojën tuaj me një shami që të ndaloni mibrobet të shpërndahen. Hidheni më pas shaminë dhe lajini duart tuaja.
  • grip

  • Mundohuni ti lani frutat dhe perimet sa më mirë që të siguroheni që të mos kenë ngelur mikrobe në to. Kjo mbron shëndetin tuaj dhe nga sëmundje të tjera gjithashtu.
  • Lajini duart tuaja sa më shpesh të mundeni dhe përpara cdo vakti, pasi duart tuaja janë në kontakt me bakterie të ndryshme gjatë ditës. Lajini me sapun antibakterial.
  • Shmangni qëndrimin në vënde të mbushura më njerëz si autobuze, metro etj, sepse viruset mund të transmetohen në sipërfaqe të mbyllura dhe të afërta.
  • Vizitohuni tek një doktor sa të vëreni simptomat e të ftohtit ose gripit. Sa më parë të merrni masa aq më mirë do të ndjeheni dhe më shpejt do t’ju kalojë gripi.
  • Mbani një maskë mbrojtëse nëse mendoni se ka mundësi të merrni gripin.

Duke parandaluar të ftohtit ose gripin do të ndjeheni shumë më mirë dhe do të shmangni problemet që këto sëmundje shkaktojnë zakonisht. Mbroni veten dhe trupin tuaj dhe do të dukeni më mirë se kurrë!

Si lahen dhembet

Posted: October 24, 2009 Category: Shëndet

Mbaje furcen ne menyre te rehatshme ne dore
Furca e dhembeve mbahet ne nje kend prej 45 ° nga kendi i dhembeve.
Laji te gjithe dhembet nje e nga nje duke numeruar deri ne pese
dhembe
Me pak force, shperndani pasten ne dhembe, dhe filloni te lani dhembet ngadale, duke patur kujdes qe furcen ta levizni sipas figures ne menyre qe dhembet tuaj te lahen deri tek qafa e dhembit.Pra levizjet e furces ne nofullen e siperme te jene gjysem rrethore,nga lart-poshte.
Kurse ne nofullen e poshteme keto levizje duhet te jene si ne nofullen e siperme por nga poshte-lart.

Kur lani dhembet duhet te keni parasysh ,qe t`i lani mire  ne siperfaqen ku kafshohet. Cdokush nga ne duhet te zhvilloje nje teknike te veten, ne menyre qe te mos harroje asnje dhemb pa  lare.

Tek dhembet frontale dhe ata te qenit, furca mbahet ne drejtim horizontal,sipas figures.

Edhe mbi fizura (gropezat e dhemballeve) duhet ta perdorni mire furcen ne menyre qe te hiqen te gjitha mbeturinat ushqimore
Larja e gojes tuaj ju ndimon te keni ere te fresket dhe heq bakteriet qe qendrojne ne gjuhe.

Pasi keni mbaruar se lari gojen tuaj, mund t`i kontrolloni dhembet tuaj me gjuhe nese jane lare mire apo jo.Pra duke kaluar gjuhen neper faqet e brendeshme dhe te jashteme te dhembeve,pasi gjuha eshte nje kontrolluese shume e mire e dhembev,sepse eshte shume e ndjeshme. Nje larje e mire me furce interdentale (midis dhembeve) dhe floss (fill per te pastruar dhembet) ben te mundur qe ju te pastroni mire hapesiren midis dhembeve, ne menyre qe te largoni ushqimet e mbetura,pasi ato fermentohen dhe eshte mundesia e prishjes se dhembit..

Flossing  (fill i holl per pastrim midis dhembeve)
Ndodh qe mund te ngelen mbeturina ushqimore edhe midis dhembeve,dhe keto mbeturina pastrohen me floss interdental (fill midis dhembeve).
Floss (fill) eshte shume i mire per pastrimin midis dhembeve,pra ju duhet ta perdorni rregullisht, pavarsisht se ju merr  shume kohe larja e dhembeve,pasi rreziku me i madh i prishjes se dhembeve eshte nga mbeturinat ushqimore qe ngelen ndermjet dhembeve.
Eshte detyre e mjekut stomatolog qe t’ju rekomandoj dhe t’ju mesoj perdorimin e fillit,dhe rolin e tij.
Perdorimi i fillit duhet te filloje qe ne moshen 12 vjec,pasi i jane zevendesuar dhembet e qumeshtit (te perkohshem) me dhembet e perhershem,(pasi femijet ne kete moshe u kane dale gjithe dhembet e perhereshem,por nofullen e kane akoma te ngushte,pasi me kalimin e viteve nofulla zhvillohet dhe zgjerohet),dmth,ne  nofullat e femijeve, dhembet jane me te ngjeshur,pra ekziston mundesia te prishen.Pra ata femije qe kane dhembe te ngjeshur  duhet ta perdorin fillin.
Pra kujdes perdorni flossing  (fill).
Perdoreni fillin  nje here ne dite,ne darke do te ishte me mire.

Nga V.Gjata

Gjithçka për diabetin

Posted: September 19, 2009 Category: Shëndet

Cfarë është diabeti!Cfarë e shkakton atë?
Diabeti është një crregullim metabolizmi. Termi metabolizëm I referohet mënyrës se si trupat tonë përdorin ushqim të tretur për energji dhe rritje. Shumica e asaj cfarë hamë shpërbëhet në glukozë. Glukoza është një lloj sheqeri në gjak- ajo është burimi parësor I ushqimit në trupat tonë.
Kur ushqimi ynë tretet, glukoza niset drejt rrymës së gjakut. Qelizat tona përdorin glukozën për energji dhe rritje. Gjithsesi, glukoza nuk mund të hyjë në qelizat tona pa praninë e insulinës- insulina bën të mundur që qeliza tona të marrin glukozën.

diabeti

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi. Pasi hamë, pankreasi automatikisht lëshon një sasi të mjaftueshme insuline për të lëvizur glukozën e pranishmë në qeliza, dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.

Një njeri me diabet ka një gjëndje në të cilën sasia e glukozës në gjak është shumë e lartë( hiperglicemi). Kjo ndodh pasi trupi ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose nuk prodhon fare, ose ka qeliza të cilat nuk përgjigjen tamam ndaj insulinës që prodhon pankreasi. Kjo rezulton në formimin me tepricë të glukozës në gjak. Kjo glukozë e tepërt në gjak kalon, jashtë trupit nëpërmjet urinës. Pra, edhe sepse trupi ka shumë glukozë, qelizat nuk e marrin vetë atë për t’a përdorur për energji dhe rritje

Ekzistojnë 3 lloje kryesore diabeti
Tipi 1- Nuk prodhoni fare insulinë
Tipi 2- Nuk prodhoni mjaftueshëm insulinë, ose insulina nuk po funksionon sic duhet
Diabeti Gestational- Zhvillohet gjatë shtatzanisë
Diabetet e Tipit 1 dhe 2 janë gjënde mjeksore kronike- cfarë do të thotë se janë ngulmuese dhe të përhershëm. Diabeti Gestational zakonisht zhduket pas lindjes së fëmijës.

matje diabeti

Simptomat e diabetit

Zakonisht njerëzit mund të jenë me diabet por nuk janë në dijeni të këtij fakti. Shkaku kryesor për këtë është se simptomat, duken të padëmshme. Gjithsesi, sa më herët të diagnostikohet diabeti, aq më I madh është shansi që komplikacione serioze, të cilat mund të rezultojnë nga diabeti, të shmangen.

Një listë me disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit
Urinim I shpeshtë
Etje
Uri
Rritje në peshë
Humbje peshe e pazakontë
Lodhje
Irritim
Shikim I turbullt
Mishrat e dhëmbëve më të kuqe
Disfunksionim seksual tek meshkujt
Shpim gjilpëre ose mpirje të këmbëve dhe të duarve

Si mund kujdesemi për diabetin? Planifkimi I konsumimit të ushqimit

Janë 3 gjëra të cilat do të kenë një impakt të madh në nivelet e glukozës së gjakut tuaj dhe lipidet e saj( kolesteroli, trigliceridet)
Ajo cfarë hani
Sa hani
Kur hani
Duke përzgjedhur llojet e duhura të ushqimeve, po ashtu dhe sasitë e duhura mund të përmisoni mundësinë për të kontrolluar glukozën dhe lipidet e gjakut.

Piramida e ushqimit
Kur flisni më një profesionist të kujdesit të shëndetit, doktor diabeti ose dietolog, ato do t’ju përmëndin patjetër piramidën e ushqimit.
Në bazë qëndrojnë ushqimet të cilat janë të pasura më karbohidrate, si drithërat, më pas frutat dhe perimet.

piramida ushqimit

Më sipër janë mishi, peshku, qumshti dhe djathi; të cilat janë të pasura me proteina. Në majë janë ushqimet e yndyrshme.
Cdo dietolog ose doktor diabeti do t’ju këshillonte të ushqeheshit me ushqimet në fundin e piramidës se sa me ato në majë.

Eshtë jetike të flisni më një ekspert për planin e ngrënies. Duhet ti përshtatet peshës tuaj, moshës, mjekimeve të tjera që mund të jeni duke marrë dhe sa fizikisht aktiv jeni.

Aktiviteti fizik është themelore për një diabetik

Ndihmon në kontrolliimin e glukozës së gjakut
Ndihmon në uljen e peshës
Ndihmon në mbajtjen e tensionit ulët
Ndihmon në rritjen e HDL tuaj( lipoprotein me densitet të lartë), nivele të mira kolesteroli
Ndihmon në uljen e LDL tuaj( lipoprotein me densitet të ulët), nivele të këqija kolestero

Sa shumë ushtrime fizike duhet të bëni?

vrapim

Shumë ekspertë thonë se duhet të ushtroheni të paktën 5 ditë në javë. Cdo pjesë duhet të jetë me intensitet të moderuar dhe nuk duhet të zgjasë më pak se 30 minuta. Ajo cfarë duam të themi me intensitet të moderuar përmblidhet nga aktivitetet e mëposhtme.

  • ecje e shpejtë
  • not
  • bicikletë ( në nivel të sheshtë, ose malore shumë pak e pjerrët)
  • kërcim
  • vozitje

Ushtrime për punonjësit e zyrave

Posted: September 8, 2009 Category: Shëndet

Si ka mundësi që njerëzit që punojnë në zyra janë të predispozuar për të shtuar në peshë? Mendohet se arsyeja për këtë është më shumë e komplikuar se vetëm mungesa e lëvizjeve. Glukoza është burimi energjisë I qelizave tona të trurit. Niveli i glukozës në gjak ulet më shumë gjatë një pune të lodhshme të trurit se sa gjatë ushtrimeve fizike.Kur glukoza na ulet ndjehemi të uritur, në këtë mënyrë organizmi mundohet të rimbushë nivelet e glukozës. Kështu,  kur ne harxhojmë shumë kohë përballë kompjuterit, tentojmë të harxhojmë më pak kalori, por të hamë më shumë ushqim, ne këtë mënyrë duke konsumuar më shumë se sa harxhuar. Ky është shkaku kryesor pse puna mendore rezulton në shtimin e peshës.

Si mund të jenë në formë fizike të mirë punonjësit e zyrave

jeta ne zyre

Megjithëse ekziston një zgjidhje- duhet të kontrollojmë me shumë kujdes konsumimin e ushqimit( duke  konsideruar urine e rreme të përshkruar më lart) dhe të mos harrojmë kurrë aktivitetin fizik. Më poshtë gjenden disa ushtrime interesante. Ato mund të bëhen shumë thjesht në zyrë, pavarësisht nga cfarë keni veshur, qoftë një fund, fustan ose pantallona. Ushtrimet përqëndrohen në muskujt e këmbëve dhe vitheve. Punoni me kurrizin, barkun dhe kraharorin.

Ushtrime për barkun dhe kurrizin

Qëndroni pas një muri ose dollapi në mënyrë të atillë që kurrizi juaj të puthitet pas tij. Uluni në fund të murit dhe qëndroni në këtë pozicion sa më shumë kohë të keni mundësi. Mos u përkulni përpara. Mbajeni kurrizin drejt duke përdorur muskujt e barkut dhe kurrizit tuaj. Në pak sekonda do ti ndjeni në punë muskujt e këmbëve tuaja. Relaksohuni dhe bëni dhe disa sete tjera nga I njëjti ushtrim.

Pompa muri

Më pas, kthehuni në mënyrë të atillë që keni përballë murin dhe mbështetuni në mur me duart tuaja. Do bëni pompa dhe do punoni me pjesën e sipërme të trupit. Këmbët tuaja duhet të jenë aq larg nga muri që kur të jeni në pozicionin që do afroheni me murin gjatë pompave, duhet të krijojet një kënd 45 gradë midis trupit dhe murit. Pompat në mur janë versioni më I thjeshtë I pompave, kështuqë ju duhet të rrisni numrin e tyre deri në 50. Nëse mendoni se ky ushtrim është më I komplikuar, atëre mund të bëni pompa më një dorë duke e mbajtur tjerën pas kurrizit.

Këshillë për ushqimin për një rezultat më të mirë

Kjo këshillë do ti bëjë ditët tuaj në zyrë më pak monotone dhe do të ngrejë gjithashtu humorin tuaj. Pra, sigurohuni që të hani një mollë, dardhe, kos ose lëng në vënd të kafes ose biskotave.
Kalofshi një ditë sa më të mirë në zyrë!

Prezervativ i lëngshem kundër SIDES

Posted: September 1, 2009 Category: Shëndet

Shkenctarët amerikanë raportojnë se kanë zbuluar një xhel vaginal që supozohet të mbrojë femrat nga mundësia e infeksionit HIV gjatë marëdhënieve seksuale. Femrat duhet t’a vendosin këtë xhel përpara marëdhënies seksuale; lëngu seminal( sperma) e bën xhelin të trashë duke ndaluar kështu grimcat e virusit AIDS të hyjnë në qelizat vaginale.Grimcat e virusit kapen në një rrjete mikroskopike. Pra në këtë mënyrë xheli vepron si një “prezervativ molekulilar” duke I mbajtur brënda.

lidhesja e aids

Prof. Patrick Kiser nga universiteti I Utah, një prej shkenctarëve I cili merrte pjese në këtë zbulim, shpjegon: ” Hapi I parë në procesin e komplikuar të infeksionit me HIV në një femër është virusi I cili shpërhapet nga lëngu seminal( sperma) në indet vaginale. Ne duam të ndalojmë atë hap të parë. Ne kemi krijuar xhelin e parë vaginal I cili është I krijuar për të parandaluar lëvizjen e virusit AIDS. Ky është unik. Nuk ka tjetër si ky. Ne e kemi krijuar atë për të zvilluar teknologjinë dhe të mund ti bëjmë femrat të jenë të afta të mbojnë veten e tyre nga HIV pa aprovimin e partnerit të tyre, të cilët disa përmbahen.
Duket sikur meshkujt kanë dicka për cfarë të jenë krenarë, apo jo?

Kura ndaj kancerit të gjirit

Posted: August 22, 2009 Category: Shëndet

Deri vonë qelizat të cilat stimulonin rritjen e kancerit të gjirit, kanë dalë fitimtare ndaj kimioterapisë.
Qelizat zotëruese, ose qelizat burimore formojnë bazën për rritjen dhe shpërndarjen e tumoreve të reja në trup, kështuqë bëhen pika kulmore e kërkimeve të reja për këtë fushë.

kanceri i gjirit

Ato kanë fuqinë të zhvillojnë një tumor të ri, dhe janë rezistentë ndaj terapive ekzistuese kundër kanceroze. Ata sygjerojnë nevojën për të zhvilluar terapi të reja për qelizat burimore kanceroze.
Tashmë kërkimet amerikanë besojnë se  duhet të gjejnë një mjekim të ri I cili mund të ndalojë qelizat burimore. Përbërja e re njihet me ermin salinomycin.
Një studim është publikuar duke shpjeguar vetitë e salinomycin. Eksperimentet tek miu tregojnë se salinomycin ul rritjen e malinjeve dhe është më I efetshëm se ilacet e tjera në vrasjen e qelizave burimore kanceroze. Ndikimi I tij I bën qelizat burimore më pak të afta për zhvillimin e malinjeve.
Përvec kësaj salinomycin frenon gjenet, funksioni I të cilëve është I lidhur me tumorët malinje dhe funksion tjetër ka rritjen e raportit të mbijetesës.
Eksperimentet kanë zbuluar se salinomycin është 100 herë më e efektshme se mjekimet e tjera anti kanceroze të cilat përdoren në rastet e kancerit të gjirit, taxol(paclitaxel)
Kërkuesit janë të sigurtë se ilacet të cilat kontrollojnë qelizat burimore dhe ndalojnë përhapjen e malinjeve në trup do të përdoren në të ardhmen. Ndërkohë pritet versioni njerëzor I salinomycin-ës

Previous Entries