Archive for the Marrdhënie Category

17 shenja që jeni rritur

Posted: April 1, 2010 Category: Marrdhënie

1.    Mbani më shumë ushqim sesa birrë në frigorifer
adoleshente
2.    Të bërit seks në një krevat marinar as që cohet nëpër mënd më.

3.    6 e mëngjesit është ora kur ngriheni nga shtrati dhe jo kur shkoni për të fjetur

4.    Dëgjoni këngën tuaj të prëferuar në ashensor.

5.    Shikoni kanalin e motit

6.    Miqtë tuaj martohen dhe divorcohen në vënd ” lidhen” dhe “ndahen”.

7.    Shkoni për pushime nga 130 ditë në 14 ditë.

8.    Xhinset dhe një bluzë nuk janë më veshje për cdo rast

9.    Jeni ju personi që lajmëroni policinë sepse fëmijët që keni komshinj nuk e ulin zërin e magnetofonit.

10.    Të afërmit tuaj më të mëdhenj në moshë, ndjehen rehat së treguari shaka në lidhje me seksin kur ju jeni i/e pranishëm.

11.    E ushqeni qenin me ushqimin e tij në vënd të mbeturina të fastfood-eve.

12.    Të ngrënit një tasi me krahë pule në 3 të mëngjesit bën të përkeqësohet në vënd të mbushë stomakun tuaj.

13.    Shkoni në farmaci për paracatemol  dhe qetësues në vënd të kondomëve dhe testeve të shtatzanisë.

14.    ”Nuk mundem të pi më sic kam pas pirë më dot” zëvëndëson” Nuk do të pi më kurrë aq shumë” 15.    90% e kohës që kaloni përpara kopjuterit është për arsye pune

16.    Për të kursyer para pini në shtëpi në vënd që të shkoni në një bar.

17.    Kur merrni vesh që shoqja juaj është shtatzanë e uroni  në vënd që ti thoni” Ta marrë dreqi, cfarë ndodhi?”

Bonus 18: e lexoni këtë listë me dëshpërim që të gjeni një shenjë që nuk ju përshtatet, dhe ska asnjë që të mund t’ju shpëtojë.

Partnerët idealë

Posted: June 1, 2009 Category: Marrdhënie

Vetëm disa dekada më parë, feministët vetëm mund të ëndëronin për barazi gjinish. Teksa ëndrra e tyre është realizur në ditët e sotme, figura e femrës ideale nuk ka ndryshuar. Sipas sondazheve të fundit, shum meshkuj duan të kenë një grua tradicionale e cila do të bënte shumë mirë detyrën e shtëpiakes. Përsa I përket femrave ato duan që meshkujt të respektojnë mendimin e tyre dhe të mbështesin familjen financiarisht.
femra ideale
Si duhet të jenë femrat?
Të dhënat janë marrë nga sondazhet e disa sociologëve që kanë përfshirë në këtë sondazh 1500 njerëz. Kur u pyetën se cilat ishin detyrat më të rëndësishme të partnerit- 44 % e meshkujve u përgjigjen se ishte kujdesi për punët e shtëpisë, 39% u pëgjigjen që ishte mënyra e gatimit. Vetëm 16 % u përgjigjën se ishte pavarësia financiare.
Si duhet të jenë meshkujt

Kur iu është bërë e njëtja pyetje dhe femrave në lidhje me partnerët e tyre, 41 % e femrave janë përgjigjur se ishte vetia e partnerit për të dëgjuar mendimin e tyre. 38% thanë se vetia më e rëndësishme ishte gjëndja financiare e partnerit tyre.

Vetitë më të rëndësishmë të mashkullit parë nga prespektiva e femrave

  • Respekti për mendimin e femrës 41%
  • Gjëndja financiare 38%
  • Të qënurit një baba I mirë 27%
  • Të jetë një kopshtar I mirë 25%
  • Prioriteti I familjes 22%

femra idealeVetitë më të rëndësishmë të femrës parë nga prespektiva e meshkujve

  • Shtepiake të mira 44%
  • Gatimi 39%
  • Pastrimi 33%
  • Të qënurit një nënë e mirë 31%
  • Respekti për mendimin e mashkullit  31%.

Femër moderne apo tradicionale?
Por a mundet një femër moderne të jetë bashkëshortja ideale për një mashkull? Apo mos duhet valle të ndrydhim karrierën dhe qëllimet tona për ti bërë qefin bashkëshortit tonë dhe të kthehemi në një grua tradicionale?

Përse martohen njerëzit?

Posted: May 28, 2009 Category: Marrdhënie

Shkenctarët kanë zbuluar kohët e fundit, pse njerëzit martohen. martesaMeshkujt dhe femrat kanë në mënyrë absolute arsye të ndryshme nga njëri tjetri, por një gjë është e sigurt- dashuria nuk luan ndonjë rol në martesë.  Shikoni më poshtë që të zbuloni të vërtetën.

Pra një mashkull martohet më një femër sepse:

  • 50 % e tyre nuk mund të rrinë pa kryer marrdhënie
  • 29 % e tyre nuk rrinë dot pa një mama
  • 13 % pëlqejnë gjokset e mëdha
  • 6 %  përtojnë të lajnë një pjatë
  • 2 % thjesht që të kenë gjithmonë dicka për të bërë

Një femër martohet me një mashkull sepse:

  • 61% nuk mund të jetojnë pa probleme
  • 13% janë të dashuruara pas parave
  • 11% nuk e dëgjojnë mamanë
  • 9% dashurojnë kafshët
  • 6% janë budallacka

Përse i duam kaq shumë fëmijët?

Posted: May 28, 2009 Category: Marrdhënie

Sot do të doja të ndaja me ju disa fotografi mjaft të lezecme fëmijësh dhe bebesh që jam e sigurt që do t’ju pëlqejnë. Secila foto tregon në vetvete se përse I duam fëmijët. Jam shumë e sigurt që keni shumë për ti shtuar këtyre fjalëve. Pra, ne I duam fëmijët sepse…

Ato janë të bukur

bebe bukur

cun i bukur

Dinë si të sillen me kafshët

vajza me qenin

djali me mace

Dinë si të zbaviten

femi duke u zbavitur

femi duke u zbavitur

Janë të zgjuar

femi i zgjaur

Janë të lezecëm

bebe lezecme

bebe lezecme

Janë kuriozë

bebe kurioze

bebe kurioze

Na bëjnë të buzëqeshim

bebe qesharake

bebe me nerva

bebe qesharake

Kujdes! Burra në shtëpi!

Posted: April 26, 2009 Category: Marrdhënie

Meshkujt veprojnë sikur të ishin gjithë shkatarrrimet natyrore të gjitha në një kohë. Shikoni më poshtë cfarë shkatarrimi ju ndodh juve në mënyrë që t’a parandaloni.

Përmbytje në banjë
Kur një burrë largohet nga rezidenca e higjenës, banjoja- edhe nëse ka bërë një dush dhe nëse ka qenë në vaskë- gjithmonë përfundimi është I njëjtë, sikur ka rënë shi me furtunë atje, pasqyra me shumë avull, ujë që është derdhur gjithandej, pandofla që lagin gjithë shtëpinë pasi ka dalë nga banjo dhe shampo e derdhur gjithandej.
Ato që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni përmbytje: një perde ose xham dushi, tapet banjoje (ose leckë të keqe) vendoseni rreth pllakës së dushit që të bjerë aty uji që derdhet jashtë dhe të keni mundësi t’a hiqni më pas.

Uragan në dollapin e rrobave
Kjo ngjan si pjesa më rraskapitëse. Gjëja e parë që të parandaloni gjithë rrëmujën nëpër sirtare dhë rafte, është që të organizoni një vënd enkas- këtu është vëndi corapeve, ktu është enkas për këmishat, peshqirët etj. Më pas këto I duhen bërë të ditur “shkatarruesit”. Celësi I suksesit qëndron tek komoditeti(lehtësia). Vendosini gjërat që I nevojiten për raste të vecanta në pjesën e lartë dhe të ulët të dollapit, ose në sirtare vec. Dhe gjërat që I nevojiten për cdo ditë duhen të jenë në një vënd të thjeshtë për t’u gjetur dhe rrëmbyer. Mos I vini shumë varëse në dollap. Sigurohuni që po pa ndonjë varëse bosh, këmisha e tij do vendoset aty direkte.

Cunami në lavaman
Nëse kuzhina përmbytet me pjata, dhe gota të pista dhe pjata I gjen kudo nëpër gjithë shtëpi, mund ti vendosni përsëri nëpër vënde, mund të ndërrmerrni për pak kohë rolin e Hirushes, e cila mbledh pjatat dhe I lan ato pa thënë asnjë fjalë. Por ktu është pjesa më e efektshme për ju- mundohuni ta injoroni rrëmujën dhe lëreni sic është. Natyrisht, dollapi I juaj I pjatave do boshatiset nga enët e lara, duke e bërë atë të lajë ndonjë pjatë ose gotë. Du t’ju duhet të përballeni me kritikat e tij se në guzhinë nuk gjen dot pjata të lara. Ky do të jetë shanci juaj I mirë që të krijoni disa rregulla rreth pjatave të palara.

Gjithsesi më e rëndësishmja është që në cdo rast mundohuni të luftoni kundrra rrëmujës dhe jo bashkëshortit tuaj!

Si t’a “ndizni” bashkëshortin tuaj përsëri?

Posted: April 19, 2009 Category: Marrdhënie

Nëse si rezultat I një jete të gjatë familjare bashkëshorti juaj humb papritmas interesin për ju, kjo mund të rregullohet. Seksologë me eksperiencë insitojnë se interesi seksual I vdekur mund të lindë një tjetër. Më poshtë është si mund t’a bëni këtë.

Jeta martesore është një punë
Ju kujtojmë se të mbani familjen dhe interesin e gjallë të bashkëshortit tuaj për ju dhe interesin tuaj për bashkëshortin tuaj cdo ditë është një punë. Por nuk duhet trajtuar si një punë e rëndë dhe e lodhshme por si një angazhim jetëgjatë dhe I nderuar. Do të ishtë më mirë nëse do të kthehej në hobin tuaj. Dhe seksi në martesë është dicka që ju mund dhe duhet t’a vini në punë. Nëse e lini pjesën seksuale të eci vetë, pa ndihmën tuaj atëherë herët a vonë seksi do të rrënohet. Kjo pra është arsyeja pse duhet t’a mbani në punë në vazhdimësi. Tek e fundit të gjithë kujdesemi për veten, kudjesemi për aparencën dhe trupin tonë, praktikojmë joga për eksperiencë shpirtërore, aplikojmë maska fytyre, dhe perfeksionojmë veten duke punuar dhe studiuar. Në mënyrë të ngjashme, bëjëni jetën seksuale në martesë atë gjënë më emocionuese të të gjitha gjërave emocionuese që mund të bëni, vecanërisht për faktin se seksi është I shëndetshëm!

Zëvëndësimi i të tepërtës me të nevojshmen
Pra nga cfarë do të fillonit më parë nëse marrëdhina seksuale befas do fillonte t’ju shqetësontë?
Sigurisht duhet t’a filloni nga vetja juaj. Bëjini një analizë botës tuaj personale dhe seksuale dhe zhdukini cdo gjë që nuk ju nevojitet. Ose më saktë zëvëndësojini por me gjëra të njëjta por me ngjyrim më seksi.
Pizhamat e vjetra, rrobat e natës dhe të brëndshme të vjetra janë gjërat e para që duhen hedhur në kosh. Dilni për shopping. Dëshira juaj për të qenë dorështrënguar përshkak të mjerimit financiar duhet të vdesë ashtu sic ka lindur. Të brëndshmet e sotme dhe industria e të linjtave mund të ofrojë opsione të ndryshme për ju dhe shtratin tuja martesor në cmime mjaft të arsyeshme. Por duhet të dini kur të ndaloni. Stili I vajzës së vogël seksi nuk ka për të funksionuar, zgjidhni të brëndshme ose këmisha nate joshëse dhe moderne. Në të kundërt një tranzicion I papritur nga një bashkëshorte e ëmbël në një pornostar mund edhe t’a trëmbe bashkëshortin tuaj. Ose do t’a bëjë atë të qeshë. Në cfarëdo lloj rasti, një ndryshim I këtij lloji do t’jua hedhë poshtë planet tuaja të joshjes.
Qëllimi juaj është që ti rregulloni gjërat në mënyrë të atillë, që ai të shohë një dritë të re dhe të pyesë veten se si ka munci që nuk e ka kuptuar për kaq kohë se cfarë lloj thesari seksual është gruaja e tij.

Hiq qafe:
Ilacet

Kokrrat e antidepresantëve, herpeve, pikat për në hundë ose vesh, shurup e kollës, nuk sjellin moment romantike. Një femër e sëmurë ose një femër që ka nevojë për trajtim mjeksor cdo sekond, nuk rrit asgjë më tepër se mëshirë dhe irritim. Fshihini ilacet tuaja sa më larg të jetë e mundur dhe përdorini ilacet kur nuk ju sheh njeri. Sigurisht nëse ju ka zënë gripi ose keni temperturë të lartë, atëherë ky është një rast I vecantë dhe ne nuk ju shtyjmë për këshillat e mësipërme.

Parfumi I vjetër
Ose përdoreni për në punë ose për rastë shoqërore. Aroma juaj në dhomë duhet të jetë e vecantë, ftuese dhe sharmuese.
Dysheku për kënaqësi seksuale duhët të jetë cift, I gjërë dhe një dyshek elastik I cili nuk kërcet.

Faktori emocionues
Dilni sa më shumë të keni munci me bashkëshortin tuaj. Vizitoni miqtë, shkoni në restorante ose vetëm ecni për një xhiro. Fokusohuni në veshjen tuaj, duke menduar dhe për detajet më të vogla, një imazh I zgjedhur me kujdes do t’ju sjellë në humorin e duhur.
Bashkëshorti juaj duhet të shohë sa e bukur është bashkëshortja e tij dhe se si meshkujt e tjerë I hedhin sytë asaj gjithë admirim.
Hiri I një gruaje në sytë e meshkujve tjerë e bën atë më të dëshirueshme.

Seks në vënd të kremit anti-rrudhë

Posted: April 18, 2009 Category: Marrdhënie

Nuk është më sekret që seksi I rregullt dhe I mjaftueshëm është një prej mënyrave më të mira për të përforcuar imunitetin. Këto përfitime nga seksi janë aq të shumta sa shkenctarët janë munduar ti përmbledhin në një listë të gjerë të arsyjet positive të të kryerit seks. Ju mund t’a zgjeroni listën me komentet tuaja personale.

Me seks mund të humbni peshë
Seksi ju ndihmon të humbni peshë; kur kryeni marrdhënie cdo muskul I trupit tuaj lëviz dhe si rrjedhojë digjen kalori.

Seksi dhe besimi në vetvete
Intimiteti krijon besim në vetvete; gjithashtu rekomandohet si doza ligjore për femrat atlete përpara garave.

Seksi trajton rrudhat
Përkëdheljet e shtratit janë trajtimi më I mirë kundër-rrudhë, pasi lëkura bëhet më elastike për shkak të oestrogjenit dhe hormoneve të tjera.

Seksi dhe imuniteti
Seksi përforcon imunitetin, aq sa konsiderohet si një prej masave më të mira parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. Ekziston një mundësi që seksi zvoglon probabilitetin e zhvillimit të kancerit.

Seksi si qetësues stresi
Lojrat e shtratit janë shumë të mira për të luftuar stresin për shkak të hormonit oksitocin I cili sjell një ndjenjë qetësie dhe relaksi.

Seksi trajton depresionin
Seksi është një antidepresant I efektshëm, I cili ju ndihmon të harroni për problemet ose hallet e ndryshme që ju shqetësojnë

Seksi si qetësues dhimbjesh
Seksi gjithashtu është një “vrasës” shumë I mirë I dhimbjeve. Endorfinat, të cilat prodhohen kur bëhët dashuri, ndihmojnë në qetësimin e cfarëdolloj dhimbjeje.

Seksi trajton impotencën
Disa studime të kohëve të ndryshme të publikuara tregojnë se meshkujt aktivë seksualisht kanë dy herë më pak mundësi për të ngelur impotentë

Seksi të zgjat jetën
Dhe kohët e fundit është provuar që seksi të zgjat jetën. Njerëzit seksualisht aktivë vuajne nga atake zemre shumë më rrallë.

A po më tradhton ai?

Posted: April 13, 2009 Category: Marrdhënie

Asnjë lidhje nuk është e mbrojtur ndaj pabesisë. Njolla buzkuqi në kollaren e tij ose një sms I cuditshëm me puc puc në fund nuk janë shenjat e vetme të tradhtisë. Sjellja e tij seksuale në dhomë mund ti zbulojë të vërtetën e hidhur të tij. Këtu do të gjeni një listë me top shenjat që mund t’ju ndihmojnë të zbuloni një bashkëshort që tradhton. Pra ai ju tradhton nëse…

Befas ndalon së puthuri. Puthjet janë një test shumë I mirë për cfarëdolloj marrdhënie. Nëse ndjeni një mungesë totale gjatë ditës ose jetës seksuale, është koha ti bini alarmit. Dhe meshkujt dhe femrat në përgjithësi e konsiderojnë puthjen një shprehi ndjenjash më intime sesa seksin.

Jeta seksuale
Asgjë nuk ka ndryshuar në rutinën tuaj ditore përvec se jeta seksuale po shkon keq e më keq, ose më keq ka ndaluar fare. Partneri juaj gjithmonë është shumë I lodhur, ose shumë I stresuar, ose ka migrenë të vazhdueshme, ose e zë gjumi direkte sa koka e tij ka kontakt më jastëkun. Përvec ktyre ulja e aktivitetit të tij seksual ka ardhur krejt papritmas. Mundohuni ti thërrisni mëndjes, kujtoni ngjarjet e fundit, dhe patjetër që do bëni lidhjen midis plogështisë së tij dhe udhëtimit të tij të fundit të biznesit me një koleg të ri.

Celulari I tij
Marrdhënia juaj është kthyer në një trekëndësh dashurie sëbashku me celularin e tij. Ai nuk ndahet kurrë nga ai, as kur fle, e as kur lahet. Sa herë celulari I tij dridhet ( zilja është bërë silent jo pa një arsye), ai merakoset.

Rrobat e gjumit
Rrobat e tij të gjumit tani përfshijnë pizhame dhe mbathje sportive. Dhe për të arritur në trupin e tij, ju duhet të gërrmoni gjithë ato pengesa pambuku e fanellata, pa përfshirë ktu mos dëshirën e tij që ti heqë vetë bizhamet.

Përkëdhelitë Befas ai nuk I dëshiron më përkëdhelitë e tua. Ai thotë se ti nuk I thua mirë, ose që ato e lëndojnë, e gudulisin ose e ngrijnë atë. Kjo listë me ankesat e tij është shumë larg nga përfundimi I ankesave tjera.

Kënaqësia juaj seksuale
Ai nuk do t’ja dijë më për kënaqësinë tuaj. Më parë ai ju cmëndte, gati sa nuk ju bënte t’ju binte të fikët. Tani ai është indiferent ndaj mënyrës se si ju ndjeheni, dhe ju kthen shpinën pasi është kënaqur vetë.

Përqafimet
Kur jeni të shtrirë në shtrat, ai I shmanget përqafimeve tuaja duke dhënë disa arsye qesharake si dhimbje mesi ose është në pozicion keq.

Epshi I tij
Më në fund e keni kuptuar se ai e ka humbur fare interesin seksual ndaj jush. Asgjë nuk duket se e sjell në jetë atë, edhe nëse jeni rregulluar ose dukeni shumë seksi.

A po më tradhton ai?
Ndoshta ka ardhur koha të ndaloni së gënjyeri veten tuaj me shpresa të kota dhe të komunikoni haptazi me partnerin. E vërteta është se meshkujt, mund të preken ose të jenë të ndjeshëm ndaj cfarëdolloj stresi që mund ti ndikojë anën seksuale.
Po sikur të jetë me të vërtetë I lodhur, dhe si bëhet fare vonë për një sekretare shalëgjatë që ka në zyrë? Ndoshta, gjithcka ka të bëjë me krizën e moshës, ose ai thjesht po kalon një periudhë të vështirë.

Disa Fakte Rreth Seksit

Posted: April 11, 2009 Category: Marrdhënie

Biokimisht seksi nuk ka ndryshim nga të ngrënit e sasive të mëdha cokollate.

Mesatarisht meshkujt mendojnë rreth seksit cdo 7 sekonda
Cdo ditë në botë ndodhin rreth 120 milion marëdhënië seksuale.

Seksi djeg 360 kalori në orë

Minjtë të gjinisë femër dhe mashkull mund të kryejnë marëdhënie seksuale 20 herë në ditë.

Në Indi është më lirë të kryesh marëdhënie seksuale me një prostitutë sesa të blesh një prezervativ.

Seksi është qetësuesi më I sigurtë në botë. Ai është 10 herë më I efektshëm se sa valiumi.

Njerëzit dhe delfinët janë të vetmit krijesa që kryejnë marëdhine për kënaqësi.

85% e meshkujve që vdesin nga atak në zemër gjatë marrdhënies, kanë qenë duke I tradhëtuar gratë e tyre.

Numri më I madh I regjistruar I fëmijëve që një nënë ka pasur është 69 fëmijë. Llogaritë bëjini vetë!

Prindrit më të rinj në botë kanë qenë të moshës 8 dhe 9 dhe kanë jetuar në Kinë në vitin 1910.

25% e femrave mendojnë se paraja e bën një mashkull më seksi.

Mesatarisht një person harxhon dy javë të jetës së tij duke u puthur.

Orgazma e një derri zgjat për 30 minuta.

60% e meshkujve dhe 54% e femrave kanë përjetuar “one night stand”.

56% e mshkujve kanë kryer marëdhënie në punë.

58% pëlqejnë fjalor të pisët gjatë seksit.

Takimi i Parë!

Posted: February 21, 2009 Category: Marrdhënie

Takimi i Pare
Celësi I suksesit në takimin e parë është të qetësoheni dhe të jeni thjesht vetvetja.Nëse mundohuni të silleni si dikush që personi tjetër do donit të ishit, atëherë ky person mund të fillojë të pëlqejë dikë që nuk jeni ju, dhe në fund do përfundoni duke u ndarë dhe I lënduar, kështuqë gjithmonë vetvetja është politika më e mirë që mund të ndiqni. Në fund nëse keni qenë gjithmonë vetvetja dhe nuk ka funksionuar atëherë thjesht nuk ka qenë personi I duhur.

Të dalesh në një takim është njësoj si të rrezikosh në një lojë poker.Një mashtrim në poker mund t’ju bëjë të fitoni një dorë ose dy por nuk mund të fitoni seritë botërore të pokerit me mashtrime, por vetëm duke luajtur sa më mirë të keni munci. Kjo nuk ka ndryshim nga e dalura në një takim, nëse mundohuni të impresiononi një njeri në një takim duke u shtirur si dikush tjetër ,personi mund të pëlqeje një imitim tuajin e jo ju.

Mundohuni të kujtoni për gjërat që diskutuat kur folët në telefon, dhe shihni nëse mësuat ndonjë gjë që mund t’ju ndihmojë për lidhjen tuaj.

Gjëja më e rëndësishmë që mund të bëni në një takim të parë është të keni të gjithë kohën e mjaftueshme. Nëse jeni nervozë përpara takimit prisni disa minuta dhe merrni frymë thellë dhe nëse kjo nuk funksionon ju rekomandojmë atë cfarë bëjnë shumë njerëz të tjerë; thjesht pijnë një pije. Alkooli në pije zakonisht mund të qetësojë aq sa për t’u përqëndruar.

Celësi për të kaluar një takim të parë të këndshëm është I thjeshtë:

Cojeni atë në një vënd të këndshëm, të qetë por jo shumë të qetë, duhet të jeni në gjëndje të dëgjoni njëri-tjetrin por dicka që të zhvendos vëmëndjen është shumë mirë ndonjëherë për disa momente të sikletshme.

Takim

Mos e coni atë në një vënd ku shkojnë miqtë tuaj, ai/ajo mund të ndjehet keq nëse do t’u përballte me to që në takimin e parë e do t’u ndjente në siklet.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme të keni të planifikuar të gjithë natën kohë më parë, dhe të fusni ide të ndryshme romantike. Pjesa me hile është që ai/ajo mos ta kuptojë që cdo gjë ishte e planifikuar. Le të themi përshembull që keni vendosur t’a ftoni atë për darkë, më pas dëshironi të bëni një xhiro në plazh mos I thoni pse të mos bëjmë një xhiro në plazh por do t’ju rekomandonim që të prisnit derisa të mbaronte darka e më pas t’a pyesnit atë nëse do të dëshirontë një shëtitje për të shkrirë pak darkën e ngrënë, e më pas mund ta coni atë në plazh.
Më pas kur të jeni në plazh kapeni dorën e tij/saj teksa ecni, kjo krijon një lidhje fizike midis jush dhe e bën më të lehtë më vonë kur të jeni gati për një puthje të parë.
Mos harroni që të dalësh në një takim është si lojë, ndonjëherë ju bie një dorë e keqe letrash dhe si rrjedhim nëse dini ti luani letrat në mënyrën e duhur do të mund të gjeni personin e duhur e të fitoni xhekpotin.

Previous Entries