Archive for the Kuzhina Category

Rizoto milaneze

Posted: April 4, 2009 Category: Kuzhina

Kjo rizoto delikate me shafron shkon me cfarëdolloj pjate por tradicionalisht serviret me osso buco ( lloj mishi milanez me kocka anash që përdoret zakonisht për rizoto, I spërkatur me majdanoz, lëkurë limoni e hurdha) në Milano sic tregohet dhe në foto. Shafroni ka një shije delikate dhe të lehtë që është shumë e shijshme.

Për 4-6 persona

  • 6 gota lëng pule, e ngrohtë
  • 6 lugë gjelle gjalp, 2 lugë hiqini vecmas për në fund
  • 1/2  gotë qepë e grirë
  • 1/2 verë e bardhë
  • 1 lugë caji shafron
  • 1/2 gotë djath parmixhan të grirë

Ngrohni 4 lugët e gjellës së gjalpit në një tigan të thellë. Shtoni qepët dhe gatuajini derisa të marrin ngjyrë. Shtoni orizin dhe përzjejeni derisa të mbulohet mirë me gjalp. Shtoni verën e bardhë, dhe përzjejeni vazhdimisht në zjarr të mesëm derisa t’a përthithë të tërë. Filloni të shtoni gjysmën e gotës me lëngun e pulës, duke e përzjerë derisa t’a përthithë. Vazhdoni në këtë mënyrë, duke shtuar edhe lëngun e pulës së mbetur dhe duke e përzjerë në të njëjtën kohë për rreth 20-25 minuta ose derisa të jetë bërë orizi, por që nuk është shumë I butë. 5 minuta përpara se të ketë përfunduar, shtoni shafronin. Hiqeni nga zjarri,shtoni gjalpin e mbetur dhe djathin parmixhan. Servireni, duke ofruar djathë shtesë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Rizoto Primavera

Posted: April 3, 2009 Category: Kuzhina

Kjo rizoto është një recetë perfekte për stinën e pranverës kur dalin zarzavate të stinës. Sigurisht ju mund ti ndërroni perimet nga rizoto në recetën tonë duke shtuar zarzavate të tjera sipas dëshirës, të stinës së pranverës. Vetëm mos harroni ti prisni zarzavatet në copa të vogla.

Për 4-6 persona

  • 6 lugë gjelle gjalp, 2 lugë hiqini vecmas për në fund
  • 1/4 (cerek) gotë me qepë të grirë
  • 1 thelb të madh hurdhe
  • 2 gota oriz
  • ½ gotë verë e bardhë
  • 6 gota supë zaravatesh ose lëng zarzavatesh
  • 1 gotë bizele të freskëta
  • Pak shparg të prerë në copa shumë të vogla
  • Pak kungull të njomë I prerë në zarë të vegjël
  • 1/2( gjysëm)  gotë me majdanoz të grirë hollë fare të fresket ose erza tjera sipas dëshirës
  • 1/2 (gjysëm) gotë djath parmixhan I sgarës
  • 6 argjinare të vogla ose të mesme, të pastruara dhe të prera hollshëm

Ngrohni në një tigan 4 lugë gjelle me gjalp në një tigan të thellë. Shtoni qepët derisa të marrin ngjyrë. Shtoni argjinaret e prera dhe skuqini për një minutë. Me pas shtoni hurdhat dhe skuqini akoma. Shtoni orizin dhe përjejini derisa të mbulohet mirë me gjalp. Filloni të shtoni verën, dhe përzjejeni pa ndalim në zjarr të mesëm derisa të përthithet mirë. Filloni të shtoni gjysmë gotë me lëngun e zarzavateve duke e përzjerë derisa t’a përthithë komplet. Vazhdoni në këtë mënyrë duke shtuar garuzhde me lëng të nxehtë zarzavatesh. Rreth 10 minuta pasi është vënë tigani në zjarr shtoni shpargun, bizelet dhe kungujt dhe lërini në zjarr të gjitha bashkë për rreth 15-20 minuta ose derisa të jetë gati orizi, por që të mos jetë shume I butë në gojë. Hiqeni nga zjarri, dhe shtojini gjalpin e mbetur, majdanoz dhe djath parmixhan. Servireni duke ofruar dhe djath shtesë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Biskota me Djathë

Posted: March 31, 2009 Category: Kuzhina

Për këtë recetë nevojiten:

100 gram djath të grirë hollë
50 gram miell
25 gram gjalp të butë
Një majë e vogël spec I kuq

(për masë më të madhe mund të shumfishoni në mënyrë të barabartë vlerat e mësipërme)

Për djathin mund të përdorni 80 gr djath kackavall dhe 20 gr djath parmixhan të grirë. Vendosini të gjitha në një tas dhe trazojini për rreth pesë minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme e butë. Rrotullojeni brumin në një sipërfaqe me miell dhe prijini në forma të ndryshme. Piqini në temperaturë 200 gradë Celsius për rreth 10-12 minuta derisa të marrin një ngjyrë floriri. Nxirrini dhe lërini të ftohen.
Biskotat me djathe janë një shoqërues shumë I mirë I pijeve përpara darkës. Mund ti prisni ato në rripa të gjatë, e ti spërkatni ato më pas me djath parmixhan ose mundohuni të gjeni një formë më të sofistikuar si përshembull me forma të gatshme. Tani biskotat tuaja me djath janë gati. Ju bëftë mirë!

Aromë Kafeje!

Posted: March 28, 2009 Category: Kuzhina

Shumë prej nesh e dashurojnë kafen e për kto fansa më poshtë mund të gjeni 5 prej recetave më të mira që mund të shijoni kafen por ne një mënyrë tjetër.Shpresojmë t’ju pëlqejnë.

Kafeja irlandeze

1 lugë caji, sheqer
1 gotë bushmill(njësi matëse) uiski irlandeze

2/3 filxhan kafeje ose kafe me esencë kremi irlandez
1/4 filxhan me krem, I rrahur mirë.
Zjeni ujin dhe shtoni kafen me sheqerin dhe përzjeheni atë.Hidheni në gotë. Shtoni gotën e uiskit, dhe shtoni në fund kremin. Për ktë recetë këshillohet më shumë kafeja e zezë.
Kafe franceze pikante

1 lugë caji lëkurë portokalli I grire e I freskët
1/2 lugë caji kanellë
1/4 luge caji arrë hindi
5 karafilë të plotë(erëz)
Sasi të njëjtë kafeje që pini përditë
Shtoni përbërësit e mësipërm sëbashku zijini normalisht(përvec portokallit). Vendosni një lëkurë portokalli në fund të gotës tuaj. Shtoni kafenë dhe shtoni sheqer dhe krem për shije ,e ne fund spërkateni sipas dëshirës me arra hindi dhe kanellë.

Kafe me cokollatë e mente

1 ons(=28.3 gr) liker mente
Cokollatë e thërmuar pluhur.
Krem I rrahur(I padetyrueshëm)
Kafe e rregullt
Zijeni kafen e rregullt, e shtoni një ons liker në gotë. Shtoni pak krem të rrahur sipas dëshirës dhe spërkateni me cokollatë pluhur.

Milkshake me shije kafeje

1 pintë(=0.568l)akullore me shije kafeje
2 lugë caji llum kafeje
1/2 gotës rum(e padetyrueshme)
4 deri në 6 lugë të vogël akullore me vanilje
Pudër kafeje

Futeni akulloren në përzjerës. Shtoni rum dhe llumin e kafesë. Përzjejeni në gradacion të lartë derisa të bëhet kremoze e butë. Futeni në gotë të gjatë, dhe shtoni nga një lugë të vogël akullore me vanilje në cdo gotë. Spërkateni me pudrën e kafesë.

Kafe moka

1 gotë me kafe të freskët të zjerë
1 pint me akullore vanilje, e butë
6 lugë gjelle shurup cokollate
1 gotë të përgatitur me kafe të ftohtë

Përzjeni kafe të nxehtë dhe shurupin e cokollatës në një përzjerës. Përzjejeni derisa të zbutet. Ftojeni përzjerjen në temperaturën e dhomës. Hidheni përzjerjen në një enë të mesme. Shtoni akulloren e zbutur dhe kafen e ftohtë. Në një drejtim rrethor përjejini derisa të zbuten. Hidhini me një lugë në gota të gjata dhe shërbejini menjëherë.

Next Entries