Archive for the Dieta Category

Lamtumirë peshë pëgjithmonë!

Posted: February 20, 2010 Category: Dieta

humb pesheNëse jeni lodhur duke humbur gjithmone peshë e duke e fituar atë përsëri, provoni këshillat e mëposhtme, të cilat nga rezultatet tregojnë se mund të jenë shumë efikase.

1.    Mbani një ditar ushqimi.
Të paktën 5 ditë, deri një javë, mbani një laps dhe një letër në dorë dhe shkruani cdo gjë që hani, sa hani, kur dhe ku duhet t’a hani, dhe më kë ishit kur e hëngrët. Mundohuni ti shkruani këto gjatë kohës që hani/ shumë njerëz mendojnë se kur mundohen të kujtojnë dicka që hengrën që ta shënojnë në fund të ditës, ato e harrojnë ato. Ka pasur dhe nga ato njerëz që kanë thënë që nuk kanë ngrënë vetëm sepse nuk dëshironin ta shënonin në letër. Jini tërësisht e ndershme me veten tuaj. Nuk keni pse t’ja tregoni ndokujt rezultatet
2.    Mos hani shumë pak
Dietat me shumë pak kalori,mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por janë shumë të vështira për të të inkorporoni këto sjellje të thjeshta gjatë ditës tuaj?

t’u mbajtur. Gradualisht do të lodheni dhe do të irritoheni,do të humbni energjinë për ushtrime, dhe njerëzit nuk do të donin të hanin me ju përshkak të listës së gjatë të ushqimeve që nuk mund të hani në një drekë në restorant, apo dhe në shtëpi.
3.    As mos rrini pa ngrënë e as mos hani shumëëëë
Nuk ishtë shaka kur thanë që ” mëngjesi është vakti më I rëndësishëm I ditës”. Studimet tregojnë se kush e lë vaktin e parë, përfundojnë duke ngrënë më shumë kalori gjatë ditës dhe bëjnë zgjedhje më pak të shëndetshme. Mundohuni të hani të paktën 3 vakte në ditë. Do të ishte mirë që ti ndanit vaktet në 6 vakte të vogla në ditë, kjo e mban metabolizmin dhe nivelin tuaj të sheqerit të rregullt.
4.    Të freskët gjatë ditës
Ushqimet e paketuara zakonisht ulin vlerat ushqyese të ushqimeve dhe rrjedhimisht rrisin kaloritë. Shoqata dietike amerikane rekomandon 3-5 shërbime nga frutat dhe perimet në ditë. Nuk keni kohë për ushqime “shtëpie”? Përgatitini në fund të javës, që gjatë javës thjesht t’ju duhet ti ngrohni.
5.    Hidratohuni që të humbni peshë më shpejt
Pini uje, kafe, caj ose lengje frutash. Duke përfshirë ujin e “fshehur” që ndodhet në ushqime, 1.5l në ditë. Sa ujë duhet të pijmë? Në përgjithësi duhet të pini aq ujë në ditë sa urina juaj të jetë gati e qartë.
6.    Hani më pak, ushtrohuni më shumë
Gjëja e mirë e dietave është se ju tregojnë ku duhet të ndaloni së marruri numrin ekstra të kalorive. Shumë njerëz, hanë thjesht për zakon edhe nëse nuk janë të uritur. Në këtë mënyrë ju duhët të filloni dhe një program fitnesi. E di që mund të thoni” nuk kam kohë sepse…..( vendosni këtu justifikimin tuaj). Pyeteni veten..” Sa energji më tepër do të kisha nëse nuk do të kisha këto ekstra kilogram? Sa gjëra do të shijoja dhe do të ndjehesha mirë nëse do kisha një trup të shëndetshëm. A ja vlen disa minuta në ditë të inkorporoni këto sjellje të thjeshta gjatë ditës tuaj?

Dieta 24 ditore

Posted: January 23, 2010 Category: Dieta

dieta Kujdes qe t’a humbesh peshen duhet fillimisht t’a kesh ate. Pra MOS E BENI DIETEN NESE NUK DONI TE HUMBISNI ME SHUME SE 8 KG.
Dieta eshte kimike. Ajo bazohet ne mosperzjerjen e kategorive te ndryshme te ushqimeve si proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, albumines etj. Ditet qe permbajne mish ne diete, nuk permbajne aspak albumine si makarona, oriz, djathe etj.
Meqenese menyja eshte e njejte Brenda nje dite , mund te haet aq sasi dhe aq here sa kemi deshire
Kafeja gjate dietes lejohet, me qumesht, por pa sheqer(Natyrisht qumeshti I skremuar, pa yndyre eshte me I preferueshem)
Lloje te ndryshme te cajeve mund te perdoren por pa sheqer
Nuk duhet te perdoren pijet me sheqer
Gjate dietes rekomandohen multivitaminat

dieta

Dita 1        Makarona me djathe te grire
Dita 2         Oriz me djathe te grire
Dita 3, 4, 5    Qofte pa buke-Sallate mikes(sallate jeshile, domate, kastraveca, qepe, Vetem pak vaj)
Dita 6, 7, 8     Biftek vici I pjekur- e njejta sallata mikse si me lart
Dita 9, 10, 11     Pule e pjekur- sallate mikes
Dita 12, 13    Patate te skuqura- perime te ziera(laker, kungull, jeshilleqe, lulelaker,rrepa te bardhe, pak vaj, pak limon), djathe te bardhe
Dita 14, 15    Biftek vici- sallate mikse
Dita16, 17     Fruta sa te doni( Kujdes! Jo rrush, jo fiq)
Dita18, 19    Sallate mikse sa te doni
Dita20, 21    Bathe-Zarzavate-Sallate mikse
Dita 22, 23     Oriz dhe kos
Dita 24        Kjo eshte nje dite feste. Hani gjithcka sa te doni( jo torta e cokollate me shumice ;) )


Dieta kundër kancerit

Posted: April 27, 2009 Category: Dieta

Doktorët thonë se ka shumë ushqime që mund të parandalojnë kancerin. Por sikur tashmë të jeni me kancer? Duket sikur masat parandaluese nuk hyjnë më në punë pasi tashmë jeni I sëmurë. Por kjo nuk është e vërtetë.

dieta kundra kancerit

Ushqimet anti kanceroze

Dieta parandaluese e kancerit përfshin ushqime me antioksidues të cilët parandalojnë prodhimin e hormoneve të tepërta dhe elementeve të cilat ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit dhe eleminojnë gjithashtu kancerogjenët. Përshembull

  • brokoli
  • lulelakër
  • lakra
  • qepa
  • hurdha
  • boronice e kuqe
  • agrumet
  • bërthamat e lirit, susamit, kungullit dhe lulediellit
  • gjithashtu është e këshillueshme të konsumoni perime.

Beta karroteni

Pacientët me kancer zakonisht këshillohen të pijnë lëng karrote – beta karroteni në karrota mund të bëjë mrekulli. Por është më mirë të hani karrota të freskëta. Sipas mjekëve, karrota I humb disa prej vetive të saj nëse shtrydhet dhe bëhet lëng.

Spec I kuq është gjithashtu një burim mjaft I mirë I beta karrotenit. Ky perim gjithashtu përmban kapsaicin, substancë kjo e cila kundravepron ndaj kancerogjenëve në ushqime të konservuara.

Ushqime që përmbajnë soj.

Cfarëdolloj ushqimi që përmban soj ndalon qelizat malinje të rriten dhe zvoglon efektin dehës të terapisë rrezatuese ose kimioterapisë. Bajamet dhe bërthamat e kajsisë përmbajnë leatril që vret qelizat kanceroze.

Ananas

Studime të reja shkencore kanë zbuluar dy elementë të dobishme të kërcellave të ananasit. Një prej tyre është që stimulon sistemin imunitar, tjetri bllokon një protein të vecantë që prodhohet nga qelizat kanceroze, e cila ndalon rritjen e tumorit. Por ne jemi mësuar të hamë tulin e ananasit. Por kërcelli I ananasit është ai që përdoret më shumë për krijimin e ilaceve kundra kancerit.

Gjithsesi, dieta kundër kancerit nuk do t’ju shërojë. Sado e mundimshme trajtimi kundër kancerit mund të jetë, ju duhet ta kaloni. Konsumimi I ushqime të lartpërmendura do t’a bëjë trajtimin tuaj më të efektshëm.

Disa këshilla të thjeshta diete

Posted: April 22, 2009 Category: Dieta

Vjen një kohë kur duam të ulim sasinë e kalorive. Quajeni dietë, quajeni të ngrënit shëndetshëm, ose quajeni ndryshim stili jetese. S’ka rënci se si e quani, më poshtë janë disa këshilla të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll kaloritë tuaja.

  • Kurrë, kurrë mos merrni super porosi, thjesht mos e bëni kurrë
  • Përdorini erëzat me zgjuarsi- përdorni mustardë përderisa ka pak kalori. Shmangni mustardën me mjaltë sepse ka sheqer shtesë.
  • Hani fruta në vënd që të pini lëng frutash, por nëse doni të pini patjetër lëng atëherë përzijeni me ujë.
  • Thuajini natën e mirë guzhinës në orën 7:30. Mbaroni darkë, pastroni, dhe mos fusni më asgjë në gojë. Nëse ju shkon goja lëng për të futur dicka në gojë ose goja juaj mërzitet, atëherë pini një caj bimor ose kamomil.

Nëse keni ndonjë këshillë që dëshironi të ndani me lexuesit tanë, shkruani komente më poshtë.

Dieta Dy-javore

Posted: February 24, 2009 Category: Dieta

Dieta dy javore nga instituti gjerman i ushqimit

Nëqoftëse kjo dietë do të ndiqet  në mënyrë rigoroze për 14 dite, ju do të humbisni 9 kg. Kjo dietë ndikon në metabolizmin tuaj dhe si pasojë ju nuk do t’a merrni përsëri peshën e humbur për tre vitet e ardhshme. Nqs në dietë janë disa ushqime që nuk I hani, ju kërkojmë ndjesë, por duhet ti hani  sepse nuk lejohet ti shmangesh asnjë produkti të mëposhtëm. Ju mund të pini sa te doni kafe të zeze pa sheqer, uje. Mbani mend se `sallata jeshile` nënkupton edhe perimet që klasifikohen jeshile.

DITA E PARE:

MENGJESI:  Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht.
DREKA:  Dy veze te ziera dhe spinaq pa kripë.
DARKA: Nje biftek I madh zgare, ose 3 te vegjël, sallatë jeshile dhe cdo lloj fruti.

DITA E DYTE:

MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Një biftek mesatar zgare, sallatë dhe cdo lloj fruti.
DARKA: Mish të bardhë (pule) ne sasi të kufizuar.

DITA E TRETE:

MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Dy veze te ziera, sallatë dhe domate të freskta
DARKA: Mish I bardh dhe sallatë.

DITA E KATERT:

MENGJESI: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Një veze e zierë, karrota, djath I njomë.
DARKA: Fruta të freskta dhe kos natyral

DITA E PESTE:

MENGJESI: Karrota të grira me limon dhe kafe e zezë.
DREKA: Peshk me avull dhe domate të freskta
DARKA: Njëe biftek I madh zgare dhe sallatë jeshile

DITA E GJASHTE:

MENGJESI: Kafe e zeze pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
DREKA: Gjysëm pule të pjekur në zgarë
DARKA: Dy vezë te ziera dhe karrota të grira

DITA E SHTATE:

MENGJESI: Caj me limon pa sheqer, ose qumësht
DREKA: Një biftek zgare dhe fruta të freskta
DARKA: Cfare të doni

Dita e 8 deri e 14-të ,fillon duke përsëritur përsëri 7 ditët e para të dietës, e pas këtyre dy javëve mund të filloni të hani normalisht por sigurisht duke u përmbajtur dhe ushqyer me zarzavate e fruta.