Archive for the A e dini se.... Category

Korja bukës parandalon kancerin e zorrës së trashë

Posted: July 29, 2009 Category: A e dini se....

Nëse doni të mboni veten tuaj nga kanceri I zorrëve atëherë hani kore buke. Shkenctarët kanë zbuluar se antioksiduesi që prodhohet gjatë pjekjes së bukës parandalon disa ndryshime në trup të cilat sjellin zhvillimin e kancerit.
kore buke
Substanca e cila quhet Pronyl-lysine, prodhohet vetëm si rezultat I një reaksioni kimik gjatë pjekjes së bukës. Për më tepër kjo substancë gjehet më me shumicë( 8 herë më shumë) në koren e bukës se sa në tulin e bukës. Komsumimi I rregullt I këtij antioksidanti ul zhvillimin e dëmtimeve pre-kanceroze në zorrë të trashë.

Teksa shkenctarët nuk janë të sigurtë se cfarë sasie të antioksiduesi duhet të përdorim në mënyrë që të mbrojmë veten tonë, ata besojnë se ky antioksidues duhet konsumuar cdo ditë. Rezultati I këtij studimi u publikua në  European Journal of Cancer Prevention.

Lumenj dhe liqenë të Kanadasë

Posted: July 21, 2009 Category: A e dini se....

Në këtë artikull vendosa të postoj vënde mjaft të bukura, lumenj dhe liqene të Kanadasë. Vënde të cilat cdokush do kishte ëndërr ti vizitonte një ditë. Kur shohim këto foto kaq të bukura, shumë prej nesh mund të dëshirojnë të mos jetojnë më në qytet, larg nga ajri I freskët. Do të ishte bukur që me një të mbyllur sysh të gjendeshim atje. Por për momentin e vetmja gjë që mund të bëni është ti shijoni ato nga fotografitë, jam e sigurtë që dhe ju do ti pëlqeni.
kanada

kanada

kanada

kanada

kanada

kanada

kanada

kanada

1/3 e pozicioneve të Kamasutrës Mision I pamundur

Posted: July 15, 2009 Category: A e dini se....

Nje studim I kryer nga shkenctaret nga Universiteti Ndërkombëtar I Mumbai-t(Indi) zbuluan se gati 1/3 e pozicioneve të Kamasutrës janë shumë larg nga mundësitë fizike të njerëzve.
kamasutra

7 cifte vullnetare iu kërkua të provonin sa më shumë pozicione erotike.( Në total Kamasutra përmban 64 pozicione)

Rezultati tregoi se vullnetarët mund të bënin më së shumti 40 pozicionë, pasi 24 të tyre kërkonin trajnim fizik të vecantë dhe disa prej tyre ishin fizikisht të pamundura.

Shkenctarët na kujtojnë se shumë prej pozicioneve të Kamasutrës nuk janë asgjë tjetër vecse fantazi e autorit; ata gjithashtu I këshillojnë njerëzit që të mos ndjekin librin “fjali për fjali”.

Cdo vit njerëzit marin shumë dëmtime teksa mundohen të praktikojnë Kamasutrën.

Prerje flokësh të cuditshme tek qentë

Posted: July 4, 2009 Category: A e dini se....

Sandra Hartness jeton në Yucca Valley, California, ajo është stiliste por punët e saj krijuese ajo I përdor tek kafshët në vënd të njerëzve. Qenushka e saj Sindi është reklamuesja për punët e saj. Modelet e flokëve që Sandra krijon për të janë gjithmonë shumë ngjyrshe, krijuese dhe shumë të cuditshme. Por janë këto modele që e kanë bërë Sindin të fitojë cmime në gara të ndryshme.
qen

qenush

qen

qen

qen

qen

qen

qen

Kush e ha kohën tonë?

Posted: May 28, 2009 Category: A e dini se....

Cilat janë ato gjëra që na vjedhin kohën tonë të shtrenjtë? Përvec ngrënësve të kohës të jashtëm, janë dhe të tjerë personalë të cilët na bëjnë të jemi hajdutët e vetë kohës tonë. Sigurisht duhet ti hiqni qafe disa zakone, por kjo është dicka shumë më e mirë sesa të luftojmë kundrra atyre vrasës së jashtëm. Angazhimet tona personale janë pjesë e jetës tone. Të ndryshuarit e zakoneve personale do pak kohë, por cdokush mund t’a bëjë këtë.koha

Ngrënësit personale janë

  • Pamundësia për të rezistuar dhe për të thënë jo
  • Vlerësim I varfër I kohës dhe shtrirjes së punës
  • Dëshira për të qenë gjithmonë I dobishëm dhe për të ndihmuar të tjerët
  • E shumëfolura
  • Ngurrimi për të caktuar afat të fundit kohor për një punë të caktuar
  • Pamundësia për të zgjedhur përparsi(prioritete)
  • Zakoni I të kontrolluarit të e-mailit cdo 5- 10 minuta( blogje, forume, RSS ) ose navigim tjetër në internet
  • Rrjetet shoqërore, chat, facebook, IM
  • Zakoni I të luajturit lojra kompjuteri ose të parit televizor
  • Të mos pushuarit mjaftueshëm
  • Zakoni I të harruarit
  • Zakoni I të shtyrit të punëve në fund të ditës
  • Pamundësia e të ndjekurit të vazhdimësisë së një projekti
  • Zakoni I të pirit të duhanit

Kjo listë mendojmë se mjafton apo jo? Nëse një punonjësi juaj vjen të chatojë me ju, sigurisht që ju nuk mund t’a ndërprisni atë teksa flet dhe ti thoni të shkojë të kthehet në punë, pasi kjo nuk do të ishte e sjellshme nga ana juaj, kështuqë në kërë rast uluni dhe dëgjojeni.

Nuk I konsiderojmë momente të tilla si pjesë e procesit të punës.                        Por imagjinoni pak sa kohë harxhoni të përgatisni kafen. Minuta të shkuara dëm mblidhen bashkë teksa dita kalon.

A mund ti shmangim kohë-ngrënësit? Po, mundemi dhe duhet patjetër. Por së pari duhet të kuptoni që ato ekzistojnë dhe janë mjaft të fortë.
Kështuqë le të gjejmë sebashku të tjera, e të plotësojmë listën e kohë-ngrënësve

Këshilla të ndryshme

Posted: May 12, 2009 Category: A e dini se....

Pastrim dhe shkëlqim I menjëhershëm I bizhuterive floriri: nëse po përgatiteni për një party dhe bizhuteritë tuaja prej floriri janë të vjetra dhe pa shkëlqim merrni një furcë të vjetër dhëmbësh dhe aplikoni pastë dhëmbësh mbi të dhë fërkojini bizhuteritë e më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përftoni më shumë lëng nga limoni : Zhyteni limonin në ujë të ngrohtë rreth 15- 20 minuta, e më pas rrotullojeni e shtrydheni

Gatuaj oriz në mikrovalë : Vendosni një gotë oriz dhe dy gota ujë dhe zijeni për 15 minuta.

Pasqyra që shkëlqejnë : Përdorni uthull direkte nga shishja me një lëckë.

Të qërojmë hurdha në një mënyrë të thjeshtë: Vendosini hurdhat në mikrovalë për rreth 30 sekonda, lërini të ftohen dhe qërojini.

Djersisni me tualet (make up)? : Aplikoni kuba akulli përpara tualetit… nuk do të djersini dhe tualeti do rrijë sic është për shumë kohë.

Të ruajmë ngjyrën e zarzavateve: Shtoni një majë të vogël luge sheqer teksa I zjeni.

Të dobsoheni : Pini një gotë ujë të përzjerë me lëng limoni të freskët me stomak bosh, dhe mos hani gjë deri pas 45 minutash pasi e keni pirë.

Femrat, seksi i dobët

Posted: April 28, 2009 Category: A e dini se....

Mjekë profesionalë anglezë kanë dhënë shpjegimin profesional se përse zakonisht I quajmë femrat seksi I dobët. Femrat vuajnë nga reumatizma dhe artriti tre herë më shumë se meshkujt dhe është më e vështirë për to për të formuar muskuj. Përvec këtyre, femrat janë më të dobta se meshkujt, e parë kjo në prizmin e shëndetit mendor. Pra, nuk ka rëndësi se sa luftoni për barazi gjinish, natyra n’a krijoi ndryshe.

femra
Pikat e dobta të femrave
Studimi përfshiu 100 000 vullnetarë. Sipas ekzaminimit të rezultateve, shkenctarët studiuan nivelin e prirjes së sëmundjeve tek meshkujt dhe tek femrat. Krahasimi nxorri se femrat ishin më të dobëta se meshkujt në disa kritere,- sidomos në fuqi. Së pari meshkujt kanë kocka më të mëdha dhe më të forta. Meshkujt jo vetëm përjetojnë më pak fraktura kockash se femrat, por ato gjithashtu nuk përjetojnë menopausë kur kalciumi largohet nga trupi. Për më tepër femrat vuajnë më shumë nga artriti.
Për shkak të problemve të imunitetit, femrat kanë më shumë mundësi të kenë probleme me sëmundje të lidhura me imunitetitin si reumatizma dhe hipoteroza.

Muskujt
Gjëndja e sasisë së muskujve influencohet shumë nga hormonet. Krahasuar me femrat, meshkujt kanë më shumë testosteron I cili është I përgjegjës për krijimin e muskujve.

Shëndeti mendor
Për sa I përket shëndetit mendor, rezultatet janë kontradiktore. Meshkujt vuajnë nga skizofrenia dhe autismi(sëmundje mendore) dy herë më shumë se femrat, por femrat vuajnë nga depresioni pas lindjes së fëmijës dhe cregullimeve të menopausës.

Pikat e dobta të meshkujve
Shkenctarët deklarojnë se pika e dobët e meshkujve është zemra. Ndryshe nga femrat, ato nuk kanë mjaftueshëm estrogjen I cili mbron zemrën. Kjo është arsyeja pse femrat vuajnë nga atake zemre më rrallë, ose vecanërisht pas menopausës kur niveli I estrogjenit bie.

Kozmetika mund të shkaktojë sterilitet

Posted: April 19, 2009 Category: A e dini se....

Kozmetika që një femër shtatzanë përdor mund të shkaktojë sterilitet tek bebi I saj I ardhshëm, kanë thënë disa shkenctarë.

Ato provuan disa komponentë kimikë që përdoren në industrinë e kozmetikës, mbi minj shtatzanë.

Eksperimenti tregoi se shumë komponentë mund të ndërpresin profilin hormonal të femrës, e cila pengon funksionimin e riprodhimit të mashkullit që zhivllohet në javët e 8- 12 të shtatzanisë.

Ato mund të kontribuojnë në sterilitetin e mashkullit tek njerëzit. Pra, shkenctarët I këshillojnë femrat të shmangin kozmetikën në fazat e parë të shtatzanisë.

Këshilla Të Ndryshme

Posted: April 3, 2009 Category: A e dini se....

Pastrim dhe shkëlqim I menjëhershëm I bizhuterive floriri: nëse po përgatiteni për një party dhe bizhuteritë tuaja prej floriri janë të vjetra dhe pa shkëlqim merrni një furcë të vjetër dhëmbësh dhe aplikoni pastë dhëmbësh mbi të dhe fërkojini bizhuteritë e më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përftoni më shumë lëng nga limoni : Zhyteni limonin në ujë të ngrohtë rreth 15- 20 minuta, e më pas rrotullojeni e shtrydheni

Gatuaj oriz në mikrovalë : Vendosni një gotë oriz dhe dy gota ujë dhe zijeni për 15 minuta.

Pasqyra që shkëlqejnë : Përdorni për t’a pastruar uthull direkte nga shishja me një lëckë.

Të qërojmë hurdha në një mënyrë të thjeshtë: Vendosini hurdhat në mikrovalë për rreth 30 sekonda, lërini të ftohen dhe qërojini.

Djersisni me tualet (make up)? : Aplikoni kuba akulli përpara tualetit… nuk do të djersini dhe tualeti do rrijë sic është për shumë kohë.

Të ruajmë ngjyrën e zarzavateve: Shtoni një majë të vogël luge sheqer teksa I zjeni.

Të dobsoheni : Pini një gotë ujë të përzjerë me lëng limoni të freskët me stomak bosh, dhe mos hani gjë deri pas 45 minutash pasi e keni pire.

Të Pish Birrë Me Përgjegjësi

Posted: March 31, 2009 Category: A e dini se....

Duke qenë pija më e famshme alkolike që ka ekzistuar ndonjëherë, birra ndodhet kudo. Në artikullin tonë do japim disa këshilla në mënyrë që kjo pije të mos sjellë pasoja që mund të jenë fatale.

1.Pini sasi minimale.

Nëse e gjeni veten duke pirë më shumë se cdo të ishte e përshtatshme në një situatë shoqërore, atëherë alkolizmi është një sëmundje e fshehur brënda jush. Mënyra më e mirë për t’iu shmangur ksaj “sëmundje” është që të pini sasi minimale dhe ëtë dini se kur duhet ndaluar.

2.Pini birrë në shtëpi.

Mënyra më e mirë që të pini me përgjegjësi është që t’a pini atë në shtëpi. Kjo do të eleminojë rrezikun e lidhur me dhënien e makinës ose në ballafaqimin me të tjerët.

3.Mos I jepni makinës.

Nëse keni konsumuar birrë atëherë është më mirë të mos ngisni makinë. Jo vetëm që do të ishtë ilegale por do të ishte dhe e rrezikshme. Nëse keni nevojë të shkoni diku ecni ose kërkojini dikujt t’ju shoqërojë.

4.Lejoni mikun tuaj t’ju shoqërojë në shpi.

Nëse jeni larg shtëpisë dhe keni pirë, jepini celësat një miku tuaj, një shoferi ose thërrisni dikë që të vijë t’ju marrë. Nëse dëshironi të shkoni në shtëpi, telefononi një mik, një pjestar familje ose dhe një taksi. Mos harroni që sa herë jeni nën influencën e alkolit, është e këshillueshme që të mos ngisni ndonjë mjet. Kjo jo vetëm që do të rrezikonte jetën tuaj, por dhe gjithashtu dhe të tjerëve.

5.Mos e lini kurrë pijen tuaj pa kujdesje në vënde publike.

Kjo vlen vecanërisht për restorantet, baret dhe gjithë vëndet që shërbejnë alkol. Të lini pijen tuaj pa kujdes  mund të sjelli që dikush të hedhë ndonjë substancë në pijen tuaj. Nëse coheni të kërceni ose të shkoni në një dhomë tjetër, kur të ktheheni porosisni një gotë të re birre.

Në shtetet e bashkuara të Amerikës, një individ duhet të jetë mbi 21 vjec në mënyrë që të blejë ose të konsumojë birrë ligjërisht. Kur blihet alkol, kërkohet identifikim fotoje. Kjo mund të jetë në formë si patentë, ose formë tjetër e ngjashme identifikimi, që përmban një foto dhe datën e ditlindjes së blerësit. Disa dyqane, në Amerikë, e ndalojnë shitjen e birrës përpara orës 12 të darkës.

Nëse ju, ose dikush që ju njihni, mendohet të ketë një problem alkoli, konsultohuni me një qëndër diagnostikuese që të ndihmojnë në kalimin e ksaj sëmundjeje. Alkolizmi është një sëmundje që zakonisht kërkon kujdes profesional mjeksor.

Previous Entries Next Entries