Bizhuteri Si Dhuratë
Shkruar Më: 03/03/2009 Kategoria: Stil
Të zgjedhësh një dhuratë për dikë nuk është një cështje shumë e thjeshtë. Kur njerëzit japin dhurata, ata dëshirojnë që të jetë dicka kuptimplotë. Bizhuteritë përshembull janë dhurata perfekte për dikë. Bizhuteritë janë të vecanta dhe unike. Përvec cmimit të shtrenjtë, bizhuteritë janë të vecanta
pasi dhe përdoren. Ju ato mund ti vini; nuk kanë pse të rrinë në një dollap me vite, të paprekura ndonjëherë. Megjithëse librat janë shumë të nevojshëm nuk është njëlloj. Ju sigurisht nuk do mund të vishni një libër. Përvec kësaj librat nuk janë unikë, pasi prodhohen disa në seri.
Lulet janë dhurata më e shpeshtë që marrin njerëzit sot. Janë shumë të bukura teksa I sheh dhe mbajnë erë të mirë. Gjithsesi nuk zgjasin dhe vdesin për disa ditë. Bizhuteritë zgjasin ndryshe nga lulet e cokollatat. Sigurisht kërkojnë të mirëmbahen dhe kujdes, por ama qëndrojnë. Kjo do t’a bëjë atë të përhershme për personin që merr dhuratën.
Femrat I dashurojnë koleksionet e reja. Ato e ndryshojnë garderobën e tyre pothuajse cdo stinë. Një zgjidhje e mirë dhe në këtë rast mbeten bizhuteritë. Gjithë shkëlqimi dhe ndricimi nga bizhuteritë nuk del jashtë mode pas një
përiudhe kohe. Shpeshherë disa bizhuteri mjaft të vecanta mund ti lihen dhe vajzës ose një personi të dashur.
Nëse shqetësoheni se vajza juaj ka një tip mjaft djaloshar, provoni ti dhuroni bizhuteri asaj. Nuk keni pse të filloni me bizhuteri shumë të shtrenjta. Mund të filloni me një bizhuteri të thjeshtë si një rrip tip fanki. Më vonë mund ti merrni nje byzylyk të thjeshtë ose zinxhir. Mos e trembni atë menjëherë me bizhuteri me shkëlqim. Ndoshta një rrip plastik do të bënte punë.
Nëse kjo taktikë funskionon, mundohuni ti merrni asaj bizhuteri argjëndi. Adoleshentët nuk para I pëlqejnë bizhuteritë floriri. Ata mendojnë se floriri është shumë I sajuar. Kujt mund t’ja marrë mëndja se ju do jeni në gjëndje të nxirrni në pah anën e saj femërore? Ajo do të fillojë të shikojë për aksesorë d
he do fillojë të sillet si të gjitha vajzat.
Bizhuteritë nuk janë vetëm për femrat, pasi dhe meshkujt vënë bizhuteri. Ka një shumëllojshmëri bizhuterish që mund ti dhurohen një mashkulli. Bizhuteritë argjendi përshembull janë një zgjedhje mjaft e mirë. Nëse argjendi ju duket shumë I thjeshtë ose I zakonshëm, atëherë shihni për platin. Bizhuteria e përbërë prej këtij materiali është I fortë e zgjat dhe mund të mbahet cdo ditë. Bizhuteritë prej platini zakonisht janë më të shtrenjta krahasuar me floririn.
Pra bizhuteritë kanë qenë, janë dhe do mbesin gjatë një prej dhuratava më të vyera e të vecanta.
Vizitorët kërkuan për:
- bizhuteri per nuse
- bizhuteri te bukura
- dhurata per meshkuj
- bizhuteri per femra




Komente (4)
valza
March 3rd, 2009 at 20:42
bizhuterit te zbukurojn shum sado qe ti tejesh e pakombinuar me garderob ato te japin shkelqim shum te bukur bizhuterit jan send shum i vogel qe te japin nje pamje tjeter. ato kan nje stil te veqant un i dua shum dhe i perdor shumandaj perdorini se do te befasoheni dhe vet
VIOLETA
February 17th, 2011 at 09:24
jane nje ndere dhuratate me te mira
syzana
June 13th, 2011 at 08:58
valla bizhutreit te japin nje pamje te mir ato shkelqej
Elma
July 6th, 2011 at 19:20
shum te mir veq shum te shtrejt
Shto Koment