Bizhuteri Për Bebin Tënd

Shkruar Më: February 25, 2009 Kategoria: Stil

Cfarë simbolizojnë bizhuteritë? Dashuri, kryelartësi, ngrohtësi dhe ndjenjë mode. Bizhuteritë e bebeve janë një mënyrë e këndshmë për të shprehur admirimin dhe dashurinë tuaj për femijët tuaj. Është një mënyrë e lezecme për të shfaqur ndjenjat tuaja të thella për të sapolindurin, të cilin ai/ajo do ta mbajë mend gjithë jetën.
Në përgjithësi, kur flasim për bizhuteri bebesh e kemi fjalën për byzylykë, që kanë inicialet e emrit ose gjithë emrin. Byzylykë me perla, kristale, flori, argjend, dhe qeramikë janë në treg për të krijuar bizhuteri të mrekullueshme për bebe dhe fëmijë. Byzylyqet prej floriri dhe argjendi janë një formë popullore bizhuterish bebesh që prindrit u dhurojnë fëmijëve të tyre. Mund t’a pasuroni pamjen e byzylykut të bebeve tuaja me shumëllojshmëri ngjyrash dhe kristalesh që u japin efekte marramendëse bizhuterisë.

Një formë tjetër bizhuterish shumë të admirueshme për bizhuteri bebesh janë edhe varëset. Mund ti dhuroni dhe disa perla te vogla vecanërisht për vajza për të rritur konfidencën e tyre. Shkrirje mes argjëndit dhe floririt janë një kombinim perfekt, dhe gjithashtu format e zemrave përbëjnë bizhuteri mjaft të vecanta. Për të krijuar më shumë magji, mund ti dhuroni një varëse e cila përmban thjesht një perlë të vogël.

Në tregun e bizhuterive të bebeve produkte që kërkohen janë dhe vathët e sofistikuar të formave nga më të ndryshmet. Duke variuar nga vathët prej diamanti, floriri, perle dhe argjëndi me dizajne si; arusha, lule dhe zemra mund të zgjidhni kush mendoni ju se do ti përshtatej më shumë personalitetit të bebit tuaj.
Duhet t’a pranojmë se bizhuteritë e bebeve janë të lezecmë dhë të bukura për tu përdorur, por disa mama mund të shqetësohen: nuk janë vallë bizhuteritë të rrezikshme për tu mbajtur afër bebeve? Bebet që po u dalin dhëmbët kanë tendencë ti fusin ato ne gojë-dhe nuk I gëlltisin bebet byzylyqet, ose ta kafshojnë atë derisa ajo të prishet fare? Gjithashtu, a nuk janë floriri, argjëndi dhë disa materiale plasitke të dëmshme për lëkurën e bebit?
Bizhuteritë e bebeve janë hipoalergjikë, në mënyrë që lëkura e butë dhe delikate e bebeve të mos irritohet. Hajmalitë qe janë tek bizhuteritë e bebeve zakonisht janë të pjekura mirë, në mënyrë që të mos ketë rrezik që të bjerë ndonjë pjesë edhe nëse bebi I kafshon. Bizhuteritë e bebeve gjithashtu kanë mbërthecka të sigurta.

Pra, nëse akoma nuk keni pasur shansin ti dhuroni bebes tuaj një bizhuteri te bukur atëherë nderojeni veten tuaj duke I dhënë një bizhuteri të mrekullueshme dhe të bukur qe shkon me shijen dhe stilin. Sigurohuni që bizhuteria të jetë anti-alergjik dhe e butë për lëkurën që të mbroni beben nga irritime dhe alergji qe ajo mund t’i shkaktojë. Zgjidhni një bizhuteri sportive dhe të këndshme që fëmija juaj t’a ruajë si një thesar për gjithë jetën. Mbi të gjitha zgjidhni një bizhuteri që tregon dashuri të përhershme dhe përkujdesje për beben tuaj. Bizhuteritë e bebeve janë dicka që ata mund t’a shijojnë, dhe do të jetë një kujtim I asaj kohe aq te bukur e që kalon sa hap e mbyll sytë!

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (15)

ilda

February 26th, 2009 at 14:12    

Pershendetje.

Kjo faqe eshte thjesht shume e arrire. Mund te gjesh informacionin qe kerkon vetem me nje click. Urime.

Denisa

February 26th, 2009 at 14:16    

Urime. Informacioni qe po kerkoja e gjeta. Faleminderit. Shume suksese.

reda

April 2nd, 2009 at 22:35    

eshte nje faqe terheqese por mendoj se pak e varfer ne informacion.mund te kete edhe gjera te tjera reth flokeve apo estetikes etj….

Beauty.al

April 3rd, 2009 at 13:32    

Pershendetje

Faleminderit per komentin. Faqja eshte relativisht e re dhe jam perpjekur te vendos sa me shum artikuj nga te gjitha fushat. Besoj se nje faqe 2 muaj e vjeter dhe me me shume se 40 artikuj nuk mund te quhet e varfer ne informacion gjithsesi do kem parasysh kerkesen tende

Respekte

Beauty.al

amelja

August 3rd, 2009 at 19:57    

shum nice

amena

August 26th, 2009 at 10:49    

pershendetje.kjo faqe eshte shume interesante.urime

lorela

August 26th, 2009 at 21:03    

jeni te mrekull
ueshem shm flmn x keshillat q j jepni x kedo

paula

September 5th, 2009 at 12:06    

ky web eshte shume i bukur dhe i mire…….sepse ka informacione te nevojshme

sofia

September 7th, 2009 at 12:38    

kjo faqe me pelqen vertet shume.faliminderit.

emii

September 19th, 2009 at 15:59    

byzhut per bebe e zbukurojn ket faqe ju lumt per iden:D:D

Mirvete

October 6th, 2009 at 12:39    

Peershenetje, kojo faqe eshte vertete nje e arrire! presim risi dhe te pasur me artikuj me rendesi te veqante per jeten!

Respekt e suksese!

vila

October 10th, 2009 at 14:38    

une vdes per kete faqe se une jam nene vete dhe gjeta gjithcka per bebin tim

gresa

November 3rd, 2009 at 01:05    

pergezimet e mija per kete faqe,e adhuroj te lexoj sa me shum per femijet..vazhdoni keshtu me sa me shume informacione te rendesishme.

era

December 8th, 2009 at 17:35    

me vjen mir qe jeni aq shum te kujdes’shem sa shum me pelqeni ,kjo qenka faqja me interesante dhe besomeni po me beni shum pershtypje per te mir .keto jan Bizhuteri shum te bukura dhe jam shum e re qe te kem nje bebe por manjeher do te kisha bler disa nga keto ose i i kidha ber dhurat ndoj bebe sepse ver8 qenkan shum te bukura JU LUMT kiSS kiSS per ju.jeni YJE………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

shqipe

May 19th, 2010 at 19:12    

kjo bebe eshte shume e bukur :)

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja