Biskota me Djathë
Shkruar Më: 31/03/2009 Kategoria: Kuzhina

Për këtë recetë nevojiten:
100 gram djath të grirë hollë
50 gram miell
25 gram gjalp të butë
Një majë e vogël spec I kuq
(për masë më të madhe mund të shumfishoni në mënyrë të barabartë vlerat e mësipërme)
Për djathin mund të përdorni 80 gr djath kackavall dhe 20 gr djath parmixhan të grirë. Vendosini të gjitha në një tas dhe trazojini për rreth pesë minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme e butë. Rrotullojeni brumin në një sipërfaqe me miell dhe prijini në forma të ndryshme. Piqini në temperaturë 200 gradë Celsius për rreth 10-12 minuta derisa të marrin një ngjyrë floriri. Nxirrini dhe lërini të ftohen.
Biskotat me djathe janë një shoqërues shumë I mirë I pijeve përpara darkës. Mund ti prisni ato në rripa të gjatë, e ti spërkatni ato më pas me djath parmixhan ose mundohuni të gjeni një formë më të sofistikuar si përshembull me forma të gatshme. Tani biskotat tuaja me djath janë gati. Ju bëftë mirë!
Vizitorët kërkuan për:
- biskota
- si behen biskotat
- biskota te ndryshme
- biskotat si behen




Komente
Nuk ka komente
Shto Koment