Aromë Kafeje!

Shkruar Më: March 28, 2009 Kategoria: Kuzhina

Shumë prej nesh e dashurojnë kafen e për kto fansa më poshtë mund të gjeni 5 prej recetave më të mira që mund të shijoni kafen por ne një mënyrë tjetër.Shpresojmë t’ju pëlqejnë.

Kafeja irlandeze

1 lugë caji, sheqer
1 gotë bushmill(njësi matëse) uiski irlandeze

2/3 filxhan kafeje ose kafe me esencë kremi irlandez
1/4 filxhan me krem, I rrahur mirë.
Zjeni ujin dhe shtoni kafen me sheqerin dhe përzjeheni atë.Hidheni në gotë. Shtoni gotën e uiskit, dhe shtoni në fund kremin. Për ktë recetë këshillohet më shumë kafeja e zezë.
Kafe franceze pikante

1 lugë caji lëkurë portokalli I grire e I freskët
1/2 lugë caji kanellë
1/4 luge caji arrë hindi
5 karafilë të plotë(erëz)
Sasi të njëjtë kafeje që pini përditë
Shtoni përbërësit e mësipërm sëbashku zijini normalisht(përvec portokallit). Vendosni një lëkurë portokalli në fund të gotës tuaj. Shtoni kafenë dhe shtoni sheqer dhe krem për shije ,e ne fund spërkateni sipas dëshirës me arra hindi dhe kanellë.

Kafe me cokollatë e mente

1 ons(=28.3 gr) liker mente
Cokollatë e thërmuar pluhur.
Krem I rrahur(I padetyrueshëm)
Kafe e rregullt
Zijeni kafen e rregullt, e shtoni një ons liker në gotë. Shtoni pak krem të rrahur sipas dëshirës dhe spërkateni me cokollatë pluhur.

Milkshake me shije kafeje

1 pintë(=0.568l)akullore me shije kafeje
2 lugë caji llum kafeje
1/2 gotës rum(e padetyrueshme)
4 deri në 6 lugë të vogël akullore me vanilje
Pudër kafeje

Futeni akulloren në përzjerës. Shtoni rum dhe llumin e kafesë. Përzjejeni në gradacion të lartë derisa të bëhet kremoze e butë. Futeni në gotë të gjatë, dhe shtoni nga një lugë të vogël akullore me vanilje në cdo gotë. Spërkateni me pudrën e kafesë.

Kafe moka

1 gotë me kafe të freskët të zjerë
1 pint me akullore vanilje, e butë
6 lugë gjelle shurup cokollate
1 gotë të përgatitur me kafe të ftohtë

Përzjeni kafe të nxehtë dhe shurupin e cokollatës në një përzjerës. Përzjejeni derisa të zbutet. Ftojeni përzjerjen në temperaturën e dhomës. Hidheni përzjerjen në një enë të mesme. Shtoni akulloren e zbutur dhe kafen e ftohtë. Në një drejtim rrethor përjejini derisa të zbuten. Hidhini me një lugë në gota të gjata dhe shërbejini menjëherë.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja