A po më tradhton ai?

Shkruar Më: April 13, 2009 Kategoria: Marrdhënie

Asnjë lidhje nuk është e mbrojtur ndaj pabesisë. Njolla buzkuqi në kollaren e tij ose një sms I cuditshëm me puc puc në fund nuk janë shenjat e vetme të tradhtisë. Sjellja e tij seksuale në dhomë mund ti zbulojë të vërtetën e hidhur të tij. Këtu do të gjeni një listë me top shenjat që mund t’ju ndihmojnë të zbuloni një bashkëshort që tradhton. Pra ai ju tradhton nëse…

Befas ndalon së puthuri. Puthjet janë një test shumë I mirë për cfarëdolloj marrdhënie. Nëse ndjeni një mungesë totale gjatë ditës ose jetës seksuale, është koha ti bini alarmit. Dhe meshkujt dhe femrat në përgjithësi e konsiderojnë puthjen një shprehi ndjenjash më intime sesa seksin.

Jeta seksuale
Asgjë nuk ka ndryshuar në rutinën tuaj ditore përvec se jeta seksuale po shkon keq e më keq, ose më keq ka ndaluar fare. Partneri juaj gjithmonë është shumë I lodhur, ose shumë I stresuar, ose ka migrenë të vazhdueshme, ose e zë gjumi direkte sa koka e tij ka kontakt më jastëkun. Përvec ktyre ulja e aktivitetit të tij seksual ka ardhur krejt papritmas. Mundohuni ti thërrisni mëndjes, kujtoni ngjarjet e fundit, dhe patjetër që do bëni lidhjen midis plogështisë së tij dhe udhëtimit të tij të fundit të biznesit me një koleg të ri.

Celulari I tij
Marrdhënia juaj është kthyer në një trekëndësh dashurie sëbashku me celularin e tij. Ai nuk ndahet kurrë nga ai, as kur fle, e as kur lahet. Sa herë celulari I tij dridhet ( zilja është bërë silent jo pa një arsye), ai merakoset.

Rrobat e gjumit
Rrobat e tij të gjumit tani përfshijnë pizhame dhe mbathje sportive. Dhe për të arritur në trupin e tij, ju duhet të gërrmoni gjithë ato pengesa pambuku e fanellata, pa përfshirë ktu mos dëshirën e tij që ti heqë vetë bizhamet.

Përkëdhelitë Befas ai nuk I dëshiron më përkëdhelitë e tua. Ai thotë se ti nuk I thua mirë, ose që ato e lëndojnë, e gudulisin ose e ngrijnë atë. Kjo listë me ankesat e tij është shumë larg nga përfundimi I ankesave tjera.

Kënaqësia juaj seksuale
Ai nuk do t’ja dijë më për kënaqësinë tuaj. Më parë ai ju cmëndte, gati sa nuk ju bënte t’ju binte të fikët. Tani ai është indiferent ndaj mënyrës se si ju ndjeheni, dhe ju kthen shpinën pasi është kënaqur vetë.

Përqafimet
Kur jeni të shtrirë në shtrat, ai I shmanget përqafimeve tuaja duke dhënë disa arsye qesharake si dhimbje mesi ose është në pozicion keq.

Epshi I tij
Më në fund e keni kuptuar se ai e ka humbur fare interesin seksual ndaj jush. Asgjë nuk duket se e sjell në jetë atë, edhe nëse jeni rregulluar ose dukeni shumë seksi.

A po më tradhton ai?
Ndoshta ka ardhur koha të ndaloni së gënjyeri veten tuaj me shpresa të kota dhe të komunikoni haptazi me partnerin. E vërteta është se meshkujt, mund të preken ose të jenë të ndjeshëm ndaj cfarëdolloj stresi që mund ti ndikojë anën seksuale.
Po sikur të jetë me të vërtetë I lodhur, dhe si bëhet fare vonë për një sekretare shalëgjatë që ka në zyrë? Ndoshta, gjithcka ka të bëjë me krizën e moshës, ose ai thjesht po kalon një periudhë të vështirë.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja