Takimi i Parë!

Shkruar Më: February 21, 2009 Kategoria: Marrdhënie

Takimi i Pare
Celësi I suksesit në takimin e parë është të qetësoheni dhe të jeni thjesht vetvetja.Nëse mundohuni të silleni si dikush që personi tjetër do donit të ishit, atëherë ky person mund të fillojë të pëlqejë dikë që nuk jeni ju, dhe në fund do përfundoni duke u ndarë dhe I lënduar, kështuqë gjithmonë vetvetja është politika më e mirë që mund të ndiqni. Në fund nëse keni qenë gjithmonë vetvetja dhe nuk ka funksionuar atëherë thjesht nuk ka qenë personi I duhur.

Të dalesh në një takim është njësoj si të rrezikosh në një lojë poker.Një mashtrim në poker mund t’ju bëjë të fitoni një dorë ose dy por nuk mund të fitoni seritë botërore të pokerit me mashtrime, por vetëm duke luajtur sa më mirë të keni munci. Kjo nuk ka ndryshim nga e dalura në një takim, nëse mundohuni të impresiononi një njeri në një takim duke u shtirur si dikush tjetër ,personi mund të pëlqeje një imitim tuajin e jo ju.

Mundohuni të kujtoni për gjërat që diskutuat kur folët në telefon, dhe shihni nëse mësuat ndonjë gjë që mund t’ju ndihmojë për lidhjen tuaj.

Gjëja më e rëndësishmë që mund të bëni në një takim të parë është të keni të gjithë kohën e mjaftueshme. Nëse jeni nervozë përpara takimit prisni disa minuta dhe merrni frymë thellë dhe nëse kjo nuk funksionon ju rekomandojmë atë cfarë bëjnë shumë njerëz të tjerë; thjesht pijnë një pije. Alkooli në pije zakonisht mund të qetësojë aq sa për t’u përqëndruar.

Celësi për të kaluar një takim të parë të këndshëm është I thjeshtë:

Cojeni atë në një vënd të këndshëm, të qetë por jo shumë të qetë, duhet të jeni në gjëndje të dëgjoni njëri-tjetrin por dicka që të zhvendos vëmëndjen është shumë mirë ndonjëherë për disa momente të sikletshme.

Takim

Mos e coni atë në një vënd ku shkojnë miqtë tuaj, ai/ajo mund të ndjehet keq nëse do t’u përballte me to që në takimin e parë e do t’u ndjente në siklet.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme të keni të planifikuar të gjithë natën kohë më parë, dhe të fusni ide të ndryshme romantike. Pjesa me hile është që ai/ajo mos ta kuptojë që cdo gjë ishte e planifikuar. Le të themi përshembull që keni vendosur t’a ftoni atë për darkë, më pas dëshironi të bëni një xhiro në plazh mos I thoni pse të mos bëjmë një xhiro në plazh por do t’ju rekomandonim që të prisnit derisa të mbaronte darka e më pas t’a pyesnit atë nëse do të dëshirontë një shëtitje për të shkrirë pak darkën e ngrënë, e më pas mund ta coni atë në plazh.
Më pas kur të jeni në plazh kapeni dorën e tij/saj teksa ecni, kjo krijon një lidhje fizike midis jush dhe e bën më të lehtë më vonë kur të jeni gati për një puthje të parë.
Mos harroni që të dalësh në një takim është si lojë, ndonjëherë ju bie një dorë e keqe letrash dhe si rrjedhim nëse dini ti luani letrat në mënyrën e duhur do të mund të gjeni personin e duhur e të fitoni xhekpotin.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja