Si të bëni fëmijën tuaj të hajë shëndetshëm
Shkruar Më: March 9, 2010 Kategoria: A e dini se....
Fëmijët zakonisht nuk I pëlqjenë shumë perimet dhe ushqime e tjera të shëndetshme. Sipas psikologëve, mund të bëni fëmijët të ushqehen me to duke u treguar fotografi të tyre.

Zbuluan se fëmijët të cilët shohin shpesh libra me perime dhe fruta të cilat nuk janë në dietën e tyre të përditshme, kanë më shumë dëshirë ti provojnë ato. Në këtë eksperiment prindërve të fëmijëve iu dhanë libra me fotografi për 2 perime dhe 2 fruta. 2 prej tyre njiheshin nga fëmijët( karrota dhe rrushi), ndërsa dy të tjea nuk I kishin para ndonjëherë( rrepë dhe luleshqerrë). Prindrit jua lexuan librin cdo ditë për dy javë rresht.
2 javë më vonë, fëmijëve iu ofruan 4 perime, dy prej te cilave nk ishin në libër. Fëmijët preferonin më shumë të provonin perimet dhe frutat e panjohura të cilat ua kishin treguar prindrit në libër.
Përshembull nëse ishte një foto e luleshqerrës, fëmijët zgjidhnin atë frut, në vënd të cdo gjëjë që kishin parë më parë.( si manafaerrë).
Shkenctarët mendojnë se ekspozimi vizual I fotografive me ushqime të shëndetshme mund të ndihmojë fëmijët të kenë dëshirë ti provojnë ato dhe të zhvillojnë zakone të shëndetshme të ushqyeri në të ardhmen.




Komente
Nuk ka komente
Shto Koment