6 ushqime që ulin peshën


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)
Nëse jeni duke mbajtur diete ose dëshironi të humbisni kilogramë, momentet e urisë ose nepsit mund të jenë tmerrësisht munduese. Në mënyrë që të mbroni veten nga këto tortura, përdorni gjashtë përzjerjet e mëposhtme për humbje të shpejtë peshe. Këto receta mund të përballohen dhe shumë të thjeshta, në mënyrë që t’ju lehtësohet sa më shumë kjo “detyre” kur të përzgjidhni dhe përgatisni ushqim të bollshëm. Digjni më shumë kalori, sesa konsumoni duke e mbajtur metabolizmin në shpejtësinë e duhur.

ushqime

1.Patate të ëmbla dhe rozmarinë e thatë

Krijoni një sallatë të shijshme duke kombinuar pak kuba patatesh të ëmbla, pak rozmarinë të thatë dhe nëse dëshironi pudër hudhre. Gatuajeni këtë përzjerje derisa patatet të zbuten dhe hajeni këtë ushqim të shijshëm për drekë ose darkë. Një mase nga kjo përzjerje përmban jo më shumë se 60 kalori.

2. Mollë dhe kos

Përzjeni këto dy ushqime të thjeshta që të humbni peshë në mënyrë drastike. Konsumojeni në mëngjes ose për të përmbushur nepsin për sheqer.
Përdorni një tas të vogël për të përzjerë 3-4 lugë gjelle kos dhe disa fletë mollë. Një masë nga kjo përzjerje përmban jo më shumë se 90 kalori.

3. Ananas dhe mjedër

Këto dy fruta janë perfekte për të nxjerrë jashtë helmet nga organizmi juaj dhe të humbni peshë thjeshtë.
Krijoni një sallatë të shijshme frutash duke përdorur këto përbërës dhe përkëdhelni ndjesitë tuaja. Shijoni përbërësit e këtyre frutave të pasura me vitamina. Nje filxhan me këtë sallatë përmban vetëm 60 kalori.

4. Musli i thjeshtë dhe kos

Krijoni një mëngjes të bollshëm duke përzjerë këto dy përbërës të shëndetshëm. Musli me kos janë perfektë për të humbur peshë gradualisht dhe për t’u mësuar me një plan të shëndetshëm.

5. Shparg, spinaq dhe bizele

Përdorini të gjithë këto përbërës të shëndetshëm dhe perime që djegin dhjamin që të ulni kilogramët e padëshiruar. Mblidhni belin tuaj duke konsumuar këto përbërës si meze në mëngjes ose në darkë. Spërkatni pak nga erëzat tuaja të preferuara mbi sallatë, ose përgatisni një salcë me shumë pak yndyrë.

6. Peshk i pjekur me perime në avull

Peshku i pjekur dhe perime në avull janë kombinimi perfekt për të lehtësuar detyrën e organizmit për të djegur depozitat e dhjamit. Një masë nga kjo përzjerje do t’ju bëjë të ndjeheni të ngopur për shumë orë.