6 Gjërat Më Të Nevojshme Që DUHET Të Keni Gjatë Stinës Së Dimrit

Shkruar Më: 30/03/2009 Kategoria: Stil

Balsam buzësh

Gjatë stinës së dimrit nuk duhet kurrsesi të dilni nga shtepia pa aplikuar balsamin e buzëve I cili do ti japë buzëve një rezultat të mrekullueshëm pas aplikimit Një buzëkuq I thjesht nuk do t’a bënte këtë  pasi një balsam buzësh vepron në mënyrën më efikase në saj të disa agjentëve të saj të vecantë të cilet do ti lenë buzët tuaja të buta dhe të lagështa gjatë tërë ditës duke parandaluar carjen dhe plasaritjen e tyre.

Mbrojtje nga dielli

Të mbrohesh në dimër nga dielli është po aq e rëndësishme sa të mbrohesh në verë prej tij. Përpara se të dilni vendosni një krem me mbrojtje nga dielli rreth 30 min më parë, të qenurit dimër nuk do të thotë që dielli nuk shkëlqen jashtë. Njerëz të ndryshëm kanë tipe të ndryshme lëkure kështuqë disa jane të ndjeshem nga  dielli,  arsye e cila është e nevojshme mbrojtja ndaj tij.

Skrab trupi

Meqënëse I ftohti mund të dëmtojë lëkuren tuaj duke e ashpërsuar atë, rekomandohet një skrab I fortë me eksfoliantë I cili mund të zbusë lëkurën e dëmtuar nga I ftohti.

Gjalp trupi

Ky është më I trashë se locioni I përhershëm I trupit dhe qetëson lëkurën në të njëjtën kohë duke e bërë atë më të lagësht dhe më të butë për gjatë tërë ditës.

Vazelinë

Ajo është një nga produktet më të rëndësishme që duhet të keni gjate stinës së dimrit , të cilin mund t’a përdorni per ato zona të cila janë më të vështira për t’u zbutur si bërrylat dhe këmbët tuaja. Mund t’a përdorni dhe për duart tuaja gjithashtu.

Krem fytyre

Fytyrat tona janë pjesa më  e ekspozuar gjatë stinës së dimrit. Nuk ka rëndësi se sa mund të mbulojmë fytyrën tonë kur dalim me shall a ndonje aksesor tjetër gjithsesi nje pjese e saj do dali jashtë, kështuqë do të këshillohej një krem nate(renewing) I cili të aplikohej përpara së të flinit gjatë stinës së dimrit.

Vizitorët kërkuan për:

  • fustana dimri
  • fustana te dimrit
  • avon krem per pucrrat
  • fustana stinen e dimrit
Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja