Si Mund Të Përqëndrohemi
Shkruar Më: February 20, 2009 Kategoria: A e dini se....

Një prej problemeve kryesore që pengojnë suksesin e një personi, është mungesa e përqëndrimit.Nëse dikush dëshiron të vazhdojë rrugën e suksesit,është shumë e rëndësishme që të dijë se si të përqëndrohet.Më poshtë mund të gjeni disa ushtrime të lehta që mund ti ushtroni thjeshtë.
1. Qetësi apo zhurmë:
Shumë njerëz nuk mund të përqëndrohen kur ka shumë zhurmë,por ka të tjerë të cilët punojnë më mirë me muzikë ose me njerëz të tjerë në një dhomë.Nëse akoma nuk e dini se cila vlen për ju, atëherë mund t’a provoni në të dyja mjediset.Si?Merrni një fletore dhe një laps, ose stilolaps dhe mundohuni të shkruani një letër në të treja mjediset në një kohë të përcaktuar.Dhjetë minuta.Aq ju duhet që të përcaktoni se cili është ai mjedis ku mund të përqëndroheni më së miri.Si?Kontrollojini letrat e krahasojini nga njëra tjetra si gjatësi(cila letër është më e gjatë),dhe zhvillim pasi është shumë e rëndësishme.
2. Pika fokusale
Cdo mëngjes, përpara se të shkoni në punë,shkollë a diku tjetër,shikoni ngultas një objekt për dhjetë minuta.Mund ta bëni këtë kur jeni në tualet,makinë ose në autobus.Ndoshta mund t’ju duket e vështirë,por cfarëdo që të ndodhë,mos e hiqni shikimin.Qëndroni ashtu.Prisni.Më pas, teksa minutat kalojnë do ta gjeni veten duke menduar për cfarë ka ndodhur dje ose me atë që duhet të përballeni pas disa minutash.Urime!Sapo fituat artin e meditimit.

3. Frymarrje e thellë:
Në fillim,mund t’a bëni këtë duke parë ngultas objektin nga ushtrimi numër dy,por nëse doni përqëndrimin real, bëjeni këtë vecmas.Uluni në dysheme.Nëse është e vështirë vendosni një jastëk.Mbyllini sytë.Merrni frymë.Numëroni frymarrjet.Kur të arrini 100,filloni duke numëruar mbrapsht por këtë herë numëroni frymnxjerrjen. Të praktikoni këtë mund t’ju marrë pak kohë, por pasi ta bëni me numrat bëjeni me lloje tjera veprimesh matematikore,ushtrime si përshembull emërimin e muajve të vitit nga muaji janar deri në dhjetor e duke e përësritur atë dhe njëherë mbrapsht ose alfabetin. Pas këtyre, bëni ushtrime që ju pëlqejnë.
4. Lëvizja
Fokusohu në një kafshë:mace, qen ose një milingonë a zog.Ndiq cdo levizje të tyren sikur ato ekzistojnë brënda një vakumi.Studioni cdo lloj pulle në trupin e tyre.Qëllimi I këtij ushtrimi ka të bëjë me përqëndrimin,në mënyrë që lëvizja nuk ju pengon nga synimi juaj.
Përfundimi:
Praktikojini katër këshillat e mësipërme dhe si me magji do të filloni të shijoni jetën në maksimum pasi do të jeni në gjëndje të fokusoheni në gjërat që ju dëshironi të fokusoheni.Praktikojini këshillat e mësipërme cdo ditë dhe do jeni më pranë realizimit të endrrave dhe synimeve tuaja.Shumë suksese!!




Komente
Nuk ka komente
Shto Koment