5 metoda për të bërë më pak të dukshme shenjat

Shkruar Më: June 27, 2009 Kategoria: Shëndet

shenja
Cdo femër  mund të kalojë një moment të jetës së saj, ku do jetë e prirur për shenja tërheqjeje në lëkurë. Disa femra thjesht mund të kenë predispozitë gjenetike për këto shenja dhe mund ti ketë ato pa ndonjë arsye të vecantë. Disa femra nuk kanë fare edhe pas 4 lindje fëmijësh, por këto bukuri fatlume janë specie të rralla. Në këtë artikull do ndaj me ju disa zgjidhje për shenjat tërheqjeje, të cilat mund ti përgatisni në kushtet e shtëpisë.

Fatkeqësisht është e pamundur ti hiqni përfundimisht këto shenja vetëm me disa ndreqës në kushtet e shtëpisë. Por ajo cfarë mund të bëni është ti bëni ato më pak të dukshme. Më poshtë janë disa këshilla për to:

  • Ushtrohuni sa më shumë, sepse tonifikon muskujt dhe e bën lëkurën tuaj më elastike
  • Hani ushqime me shumë proteina dhe të pasura me vitaminë C dhe E, sepse ndihmojnë në rritje të shëndetshme indesh
  • Masazhojini pjesët ku keni këto shenja. Në mënyrë që ta bëni masazhin më të efektshëm përdorni vaj ulliri.
  • Aplikoni vaj arrë kokosi dhe krem elastin në pjesët e ndikuara
  • Mund të përdorni dhe recetën e mëposhtme kundra këtyre shenjave

½ gotë vaj ulliri

¼ gotë xhel aloe vera

Merrni me shiring lëngun nga 6 kapsula vitamin E

Merrni me shiring lëngun nga 4 kapsula vitamin A

Merrni këto përbërës dhe përzjejini të gjitha bashkë në një përzjerës. Pas këtij hapi futeni në një kavanoz dhe ruajeni në frigorifer. Aplikojeni substancën në zonat e ndikuara, dhe në ato zona në të cilat nuk keni, por  të cilat janë të predispozuara për të tilla shenja.(p.sh barku,vithet,kofshët, dhe gjoksi) Kjo do të ndihmojë në zvoglimin e masës dhe dukshmërisë së shenjave dhe do ndalojë krijimin e të tjerave

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (3)

barbie

July 24th, 2009 at 09:57    

me falni por ku mund t gjendet vaji i arres se kokosit?

Beauty.Al

July 24th, 2009 at 13:45    

Pershendetje barbie!
Faktikisht nuk e di tamam por shiko njehere ne farmaci.
Gjithsesi do te te keshilloja me shume receten me aloe vera te cilen e kam shpjeguar me siper
Faleminderit

bjonda

May 11th, 2010 at 15:28    

jom bjonda une kam degjuar dhe ky rast osht i vertet qe ka pas si vija te qara si lekur e qar ka pas nje vajz ne kam dhe ka majt dijet dmth ka hek shum pesh dhe ju kan hekur krejt a preferohet dijeta dhe a osht e vertet qe humbja e peshes ti hek vijat ne kam ,,,pres pergjigjie ju faleminderit kaloni mir qao qao:D

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja