Të Pish Birrë Me Përgjegjësi

Shkruar Më: 31/03/2009 Kategoria: A e dini se....

Duke qenë pija më e famshme alkolike që ka ekzistuar ndonjëherë, birra ndodhet kudo. Në artikullin tonë do japim disa këshilla në mënyrë që kjo pije të mos sjellë pasoja që mund të jenë fatale.

1.Pini sasi minimale.

Nëse e gjeni veten duke pirë më shumë se cdo të ishte e përshtatshme në një situatë shoqërore, atëherë alkolizmi është një sëmundje e fshehur brënda jush. Mënyra më e mirë për t’iu shmangur ksaj “sëmundje” është që të pini sasi minimale dhe ëtë dini se kur duhet ndaluar.

2.Pini birrë në shtëpi.

Mënyra më e mirë që të pini me përgjegjësi është që t’a pini atë në shtëpi. Kjo do të eleminojë rrezikun e lidhur me dhënien e makinës ose në ballafaqimin me të tjerët.

3.Mos I jepni makinës.

Nëse keni konsumuar birrë atëherë është më mirë të mos ngisni makinë. Jo vetëm që do të ishtë ilegale por do të ishte dhe e rrezikshme. Nëse keni nevojë të shkoni diku ecni ose kërkojini dikujt t’ju shoqërojë.

4.Lejoni mikun tuaj t’ju shoqërojë në shpi.

Nëse jeni larg shtëpisë dhe keni pirë, jepini celësat një miku tuaj, një shoferi ose thërrisni dikë që të vijë t’ju marrë. Nëse dëshironi të shkoni në shtëpi, telefononi një mik, një pjestar familje ose dhe një taksi. Mos harroni që sa herë jeni nën influencën e alkolit, është e këshillueshme që të mos ngisni ndonjë mjet. Kjo jo vetëm që do të rrezikonte jetën tuaj, por dhe gjithashtu dhe të tjerëve.

5.Mos e lini kurrë pijen tuaj pa kujdesje në vënde publike.

Kjo vlen vecanërisht për restorantet, baret dhe gjithë vëndet që shërbejnë alkol. Të lini pijen tuaj pa kujdes  mund të sjelli që dikush të hedhë ndonjë substancë në pijen tuaj. Nëse coheni të kërceni ose të shkoni në një dhomë tjetër, kur të ktheheni porosisni një gotë të re birre.

Në shtetet e bashkuara të Amerikës, një individ duhet të jetë mbi 21 vjec në mënyrë që të blejë ose të konsumojë birrë ligjërisht. Kur blihet alkol, kërkohet identifikim fotoje. Kjo mund të jetë në formë si patentë, ose formë tjetër e ngjashme identifikimi, që përmban një foto dhe datën e ditlindjes së blerësit. Disa dyqane, në Amerikë, e ndalojnë shitjen e birrës përpara orës 12 të darkës.

Nëse ju, ose dikush që ju njihni, mendohet të ketë një problem alkoli, konsultohuni me një qëndër diagnostikuese që të ndihmojnë në kalimin e ksaj sëmundjeje. Alkolizmi është një sëmundje që zakonisht kërkon kujdes profesional mjeksor.

Vizitorët kërkuan për:

  • alkolizmi
Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja