Archive for January 31st, 2010

Lazanja më e mirë

Posted: January 31, 2010 Category: Kuzhina

Përbërësit
4 salcice të vogla
Mish I grirë
½ filxhan qepë e grirë
2 thelpinj hudhër
1 filxhan domate të shtypura
2 filxhan salce domate
2 filxhan pastë domate
½ filxhan ujë
2 luge gjelle sheqer I bardhe
1 lugë caji kopër
2 lgë caji basiliko e grirë
1 lugë caji kripë
4 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 lugë caji erëza italiane
½ lugë caji piper
Rikota
1 kokërr vezë
Mozzarella
1 filxhan parmixhan
Lasanja

Në një tigan me pak vaj skuqim salcicet e grira, mishin, qepën e grirë dhe hudhrën e I lëmë për rreth 20 minuta.

lazanja

Më pas shtojmë pasten e domates, domatet e shtypura, salcen e domates dhe ujin. I përziejmë . Pas 5 minutash shtojmë sheqerin, kopërin, bazilikon, VETEM 2 lugë gjelle majdanoz( dy të tjerat na duhen për më vonë), kripën , erëzat dhe piperin. I përzjejmë të gjitha bashkë. I mbulojmë më një kapak dhe I lëmë të ziejnë për 1 orë ose më shumë.( MOS E LINI TE SHTEROJE FARE UJIN)

lazanja

Ndërkohe vendosini lazanjat ne ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta, por duke I kontrolluar herë pas here në mënyrë që të mos ngjisin më njëra tjetrën. Në një tas të vogël përzjejmë rikotën me një kokërr vezë dhe 2 lugët e tjera të majdanozit. I përzjejmë të gjitha me një lugë.

lazanja
Më pas marin tavën ku do ti shtrojmë dhe e lyejmë me gjalp të shkrirë që  të mos ngjisin lazanjat. Shtrojmë shtresën e parë të lazanjave. E lyejme me përzjerjen e rikotës, sperkasim me copa të prera mozarelle pastaj parmixhan dhe e shtrojme shtresen e pare të kimës me domate. Më pas vendosim përsëri shtresën e dytë të lazanjave dhe bëjmë të njëjtën procedurë duke e lyer me përzjerjen e rikotës, mozzarella e ne fund parmixhan e kimën. Mund të vendosini shtresa lazanje sat w doni sipas dëshirës por gjithmonw duke ndjekur rradhwn. Shtresa e fundit duhet të jenë lazanjat të mbuluara me përzjerjene rikotës, copat e mozarellës dhë parmixhano të grirë sipër. Gjithashtu hidhin dhe disa copa gjalpi sipër në fund. Mbulojeni me letër alumini dhe lërëni n furrë për 25 minuta. Më pas hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni dhe për 25 minuta të tjera.

lazanja

JU BEFTE MIRE!

Sikur të mos përdorej kripa…

Posted: January 31, 2010 Category: Shëndet

perdorimi i kripesDisa kërkime në universitettin e Kalifornisë raportojnë se pakësimi në marrjen e kripës me 3 gram në ditë mund të zvoglonte 66,000 goditje, 99,000 atake në zemër dhe 92,000 vdekje në Amerikë.
Pakësimi I kripës është I rëndësishëm për shëndetin po aq sa dhe heqja dorë nga duhani, përpjekjet për të rënë në peshe dhe zvoglimin e nivelit të kolesterolit sipas studiuesve. Kjo është  një mënyrë e efektshme për të parandaluar ataket në zemër dhe kjo është dicka që mund t’a bëjë cdokush.
Sipas llogaritjeve, në Amerikë një mashkull mesatar konsumon 10.4 gram kripë në ditë, ndërsa një femër 7.3 gram. Kjo sasi po rritet cdo ditë e më shumë. 80%  e kripës së konsumuar vjen nga ushqimet e përpunuara.