Kek me salcë molle dhe karrota
Posted: October 14, 2009 Category: Kuzhina
(Filxhan=filxhan caji)
2 filxhanë miell
2/3 filxhan sheqer
2 lugë caji sodë buke
1 ½ lugë caji kanellë
½ lugë caji arrëmyshk
½ lugë caji kripë
¾ filxhan salcë molle
¼ filxhan vaj vegjetal
3 vezë të mëdha
3 filxhan karrota të grira hollë
Për të përgatitur salcën e mollës ju duhen:
4 mollë të mëdha jeshile, të qëruara dhe të grira hollë.
2 lugë gjelle gjalp
1/3 filxhan sheqer
2 lugëcaji limon I grirë hollë
¼ filxhan ujë
Në një tigan të thelle, shtoni mollët, gjalpin, sheqerin, limonin e grirë dhe ujin. Lërini në zjarr të ngadaltëë duke e përzjerë vazhdimisht, derisa mollët të zbutën.
Në një tas të madh, përzjeni miellin, sheqerin, sodën e bukës, kanellën, arrëmyshkun dhe kripën. Në një tas tjetër të vecantë, kombinoni salcen e mollës, vajin dhe vezët. Shtoni përzjerjen e miellit duke e përzjerë derisa përbërësit të përzjehen mirë. Shtoni karrotat dhe përzjejeni përsëri. Hidheni brumin e rrahur në një tepsi keku. Piqeni kekun në furrë të nxehur që më parë, për rreth 1 orë e 10 minuta, ose derisa kur fusni brënda një kunj dhëmbësh dhe del I pastër.
Nxirreni kekun dhe lërëni të ftohet, Më pas me një thikë priteni anësoret në mënyrë që keku të shkëputet nga cepat e tepsisë. Pasi të jetë ftohur ktheheni përmbys dhe priteni në 16 copa.