Archive for October 5th, 2009

Bukë me proshutë dhe djath

Posted: October 5, 2009 Category: Kuzhina

Kjo recetë është e ngjashme me bukët pikante që haen në fshatrat lindore të Italisë, të cilat mbushen me lloje të ndryshme djathrash, proshutë të gatuar dhe sallamra të ndryshme. Sasia e ujit që nevojitet varet nga tipi I miellit që përdoret.. Përdorsni mjaftueshëm sa për të krijuar brumin, I cili mund të përgatitet me dorë. Mund të zëvëndosini një sallam tjetër të vënd të proshutës, nëse preferoni

buke me proshute dhe djath

Për një bukë
2 ½ lugë caji maja
1 lugë gjelle vaj ulliri
3 ½ filxhan miell
½ lugë caji sëbashku kripë dhe piper I zi
100 gram proshutë, priteni në zara të vegjël
50 gram provolone(lloj djathi Italian), priteni në zara të vegjël
¾ filxhan djath parmixhan
Ujë I ngrohtë

Spërkateni majan mbi një filxhan ujë të ngrohtë dhe lërëni derisa të bëjë flluska, rreth 5 minuta. Shtoni vajin, miellin, kripën dhe piperin, dhe hidhni ujin, aq sa shihni se ka nevojë duke e përzjerë ndërkohë më një lugë druri dersia të bëhet një brum I punueshëm. Punojeni me duar në një sipërfaqe me miell për rreth 10 minuta derisa të krijoni një brum të butë.Nëse brumi ju duket se ngjit, atëherë shtoni dhe pak miell. Lyeni me vaj një tas të madh dyfish masën e bukës, dhe vendoseni brumin në tas, mbulojeni atë më një letër plastike, dhe lëreni të fryhet derisa të dyfishohet per rreth 1 ½ orë

Vajisni një tepsi, dhe vëreni brumin në qëndër. Shtrijeni brumin me duart tuaj, dhe shpërndani proshutën dhe djathin lart. Paloseni brumin që të mbulohet proshuta dhe djathi, dhe më pas shtrijeni dhe mbështilleni brumin disa herë me duart tuaj, në mënyrë që të shpërndahen përbërësit brënda bukës.

Për ti dhënë formë, rrotullojeni brumin në formë litari, dhe lidhini dy fundet bashkë, në mënyrë që të keni një unazë të madhe. Mbështilleni me letër plastike dhe njëherë tjetër, dhe lëreni ashtu të fryhet përsëri për rreth 1 orë.
Ngroheni sobën në 200 gradë Celsius. Piqeni bukën për 30 minuta, ose derisa të marrë një ngjyrë të këndshme kafe dhe floriri. Lëreni të ftohet diku, dhe priteni kur është akoma pak e ngrohtë.

Shënim: Mund ta lyeni bukën me 1 të verdhë veze të rrahur me një lugë caji ujë që ti jepni bukës një sipërfaqe të shkëlqyeshme, nëse dëshironi

Ju bëftë mirë!

Vizitorët kërkuan për:

  • caji i zi
  • buk me djath
  • si te jem brumin e bukes ne shtepi
  • buk e djath

Kek me fik, mollë dhe arra

Posted: October 5, 2009 Category: Kuzhina

Brumi
Kjo recetë bën brumë të mjaftueshëm për 2 keka.
(**filxhan=filxhan caji)

4 filxhane miell
2 lugë caji kripë
1 lugë gjelle sheqer
Pak fryrës keku
½ filxhan me ujë të ftohtë
1 vezë
1 lugë gjelle uthull e bardhë

Për pjekjen:
4 lugë gjelle qumësht
4 lugë gjelle sheqer
kek
Për të përgatitur brumin, përzjeni sëbashku miellin, kripën dhe sheqerin.Hidheni  fryrësin në miell. Përzjeni sëbashku ujin, vezën, dhe uthullën në një filxhan. Shtoni përzjerjen e vezës në miell dhe përzjejeni derisa të njëhësohen. Gjysmën e brumit bëjeni si top dhe mblidheni me një qese plastike. Vendosini në frigorifer për një orë. Gjysmën tjetër vendoseni në akull, për ta përdorur një ditë tjetër.

Mbushja:
3 filxhane me fiq të grirë
2 mollë të mëdha të qëruara, hequr bëthamen dhe bërë në zara
½ filxhan arra të grira
½ filxhan sheqer
1 lugë caji kanellë
¼ filxhan verë Marsala( version I ëmbël)

Vendosini gjithë përbërësit në një tigan të rëndë dhe skuqini në zjarr të mesëm derisa sheqeri të shkrihet dhe fiqtë fillojnë të zbuten e të hapen. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Ngroheni sobën në 180 gradë. Ndajeni brumin përgjysëm dhe rrotullojeni njërën gjysmë në një tepsi. Ta zërë të gjithë tepsinë  dhe në anësore ngriheni pak më shumë brumin. Hidhni mbushjen në kek në mënyrë të njëtrajtshme. Pasi ta keni bërë këtë, vendosni pjesën tjetër të brumit për ta mbuluar atë, dhe me kujdes bashkojini pjesën e poshtme dhe të sipërme të brumit me duar. Me ndihmën e një thike mund të hiqni pjesë ekstra. Hapini katër vrima kekut dhe lyejini pjesën e sipërme me qumësht. Spërkatni sheqerin mbi qumësht, teksa është akoma e njomë. Piqeni kekun për 1 deri në 1 ¼ orë derisa korja të marë një ngjyrë të kaftë. Nëse gjatë pjekjes korja bëhet shumë kafe me kujdes mbulojeni me letër alumin. Ftoheni 15 minuta përpara se t’a servirni.

Ju bëftë mirë!

Vizitorët kërkuan për:

  • recel fiku
  • kek me arra
  • recel molle
  • kek me recel