Archive for September 1st, 2009

Prezervativ i lëngshem kundër SIDES

Posted: September 1, 2009 Category: Shëndet

Shkenctarët amerikanë raportojnë se kanë zbuluar një xhel vaginal që supozohet të mbrojë femrat nga mundësia e infeksionit HIV gjatë marëdhënieve seksuale. Femrat duhet t’a vendosin këtë xhel përpara marëdhënies seksuale; lëngu seminal( sperma) e bën xhelin të trashë duke ndaluar kështu grimcat e virusit AIDS të hyjnë në qelizat vaginale.Grimcat e virusit kapen në një rrjete mikroskopike. Pra në këtë mënyrë xheli vepron si një “prezervativ molekulilar” duke I mbajtur brënda.

lidhesja e aids

Prof. Patrick Kiser nga universiteti I Utah, një prej shkenctarëve I cili merrte pjese në këtë zbulim, shpjegon: ” Hapi I parë në procesin e komplikuar të infeksionit me HIV në një femër është virusi I cili shpërhapet nga lëngu seminal( sperma) në indet vaginale. Ne duam të ndalojmë atë hap të parë. Ne kemi krijuar xhelin e parë vaginal I cili është I krijuar për të parandaluar lëvizjen e virusit AIDS. Ky është unik. Nuk ka tjetër si ky. Ne e kemi krijuar atë për të zvilluar teknologjinë dhe të mund ti bëjmë femrat të jenë të afta të mbojnë veten e tyre nga HIV pa aprovimin e partnerit të tyre, të cilët disa përmbahen.
Duket sikur meshkujt kanë dicka për cfarë të jenë krenarë, apo jo?