Archive for August 22nd, 2009

Së shpejti një pjestar i ri në familjen e Celine Dion

Posted: August 22, 2009 Category: Vip

Celine Dion, 41 vjece, e konsideron shtatzaninë e saj të dytë si ngjarja e dytë e më e madhe në jetën e saj. ” E dini si është puna, unë nuk jam tamam një këngëtare” ka rrëfyer Dion për revistën “People” dy vjet më parë ” Jeta ime është për të qenë nënë. Kjo është gjëja që unë shijoj më shumë. Do provoj një rast me muzikën. Nuk marr rreziqe me familjen time.”

CELINE

Gjithsesi familja e saj kërkonte po aq dedikim sa edhe muzika e saj. Celine dhe bashkëshorti I saj, Rene Angelil, 67 vjec, nuk mund të kishin një fëmi për 6 vjet radhazi derisa provuan fertilizimin vitro. Suksesi I trajtimit të fertilitetit rezultoi në lindjen e fëmijës së tyre të parë, Rene Charles, në 2001.
“Nëse do të na jepej përsëri një mundësi e tillë, do të ishim akoma dhe më të bekuar”- është ajo cfarë shpreson këngëtarja dhe bashkëshorti I saj.
Tashmë bekimi është mbi to përsëri, dhe Rene Charles në moshën 8 vjecare do të bëhet me një motër ose vëlla. Ai është gati për rolin e vëllait të madh. Kur është pyetur se cfarë do të preferonte ,ai ka thënë se do të dëshironte të kishte një motër.
Po dhe nëse do të ndodhte e kundërta për Celine Dion nuk ka problem. Amësia, ka thënë ajo është shpërblimi më I mrekullueshëm.

Kura ndaj kancerit të gjirit

Posted: August 22, 2009 Category: Shëndet

Deri vonë qelizat të cilat stimulonin rritjen e kancerit të gjirit, kanë dalë fitimtare ndaj kimioterapisë.
Qelizat zotëruese, ose qelizat burimore formojnë bazën për rritjen dhe shpërndarjen e tumoreve të reja në trup, kështuqë bëhen pika kulmore e kërkimeve të reja për këtë fushë.

kanceri i gjirit

Ato kanë fuqinë të zhvillojnë një tumor të ri, dhe janë rezistentë ndaj terapive ekzistuese kundër kanceroze. Ata sygjerojnë nevojën për të zhvilluar terapi të reja për qelizat burimore kanceroze.
Tashmë kërkimet amerikanë besojnë se  duhet të gjejnë një mjekim të ri I cili mund të ndalojë qelizat burimore. Përbërja e re njihet me ermin salinomycin.
Një studim është publikuar duke shpjeguar vetitë e salinomycin. Eksperimentet tek miu tregojnë se salinomycin ul rritjen e malinjeve dhe është më I efetshëm se ilacet e tjera në vrasjen e qelizave burimore kanceroze. Ndikimi I tij I bën qelizat burimore më pak të afta për zhvillimin e malinjeve.
Përvec kësaj salinomycin frenon gjenet, funksioni I të cilëve është I lidhur me tumorët malinje dhe funksion tjetër ka rritjen e raportit të mbijetesës.
Eksperimentet kanë zbuluar se salinomycin është 100 herë më e efektshme se mjekimet e tjera anti kanceroze të cilat përdoren në rastet e kancerit të gjirit, taxol(paclitaxel)
Kërkuesit janë të sigurtë se ilacet të cilat kontrollojnë qelizat burimore dhe ndalojnë përhapjen e malinjeve në trup do të përdoren në të ardhmen. Ndërkohë pritet versioni njerëzor I salinomycin-ës