Archive for July 31st, 2009

Uji në një ditë të nxehtë; mik apo armik?

Posted: July 31, 2009 Category: A e dini se....

Secili prej nesh mendon se është detyrë të freskojmë veten në një ditë të nxehtë vere duke e lagur trupin në ujë, por në këtë pikë duhet treguar pak kujdes. Të ujinotuarit në ujë të ftohtë në një ditë të nxehtë ështëdhe e rrezikshme, sidomos nëse keni kohë që rrini në diell e futeni në det menjëherë. Problemi qëndron se sapo të hyni në ujë mund të shkaktoni spasma në enët e zemrës. Prandaj, duhet të freskoheni pak në hije, dhe vetëm atëherë mund të futeni në ujë.

Përsa I përket pijeve, përvec lëgjeve të frutave, cajit dhe supës duhet të pini të paktën 1.5 litra ujë në ditë të nxehta. Do të ishte I preferueshëm uji mineral. Në anën tjetër, qëndroni larg cajrave të fortë dhe kafesë kur bën shumë nxehtë. Kafeina e cila gjendet në këto pije nxit humbjen e ujit.

Dhe për t’ju kujtuar dicka të fundit, filtrimi I ujit nga një cezmë nuk do të thotë se është I disifenktuar. Kështuqë duhet t’a zieni ujin dhe t’a mbani në frigorifer.

Aerobia në ujë ndihmon gjatë shtatzanisë

Posted: July 31, 2009 Category: Shëndet

Shumë femra, edhe ato të cilat ëndërrojnë për të bërë fëmijë, kanë frikë nga lindja. Të dhëmb shumë, nuk I dihet kurrë se sa mund të zgjasë dhe nëse do të ketë komplikacione. Dicka që do të clironte dhimbjet e lindjes (sigurisht pa dëmtuar bebin) do të ishte ëndrra e cdo femre shtatzanë. Sot do t’ju tregojmë dicka që mund t’ju ndihmojë. Shkenctarët brazilianë kanë zbuluar se aerobia e ujit gjatë shtatzanisë ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të lindjes si dhe në përshpejtimin e saj.

aerobia ne uje

Shkenctarët nga universiteti I Campinas kryen një studim ku u ekzaminuan 71 femra. Gjysma e tyre bënë 50 minuta ushtrime në pishinë, tre herë në javë.

Aerobia në ujë dhe noti konsiderohen si fitnesi më I përshtatshëm gjatë periudhës së shtatzanisë. Uji heq presionin nga shpina, kycet dhe ligamentet dhe jep presion optimal në muskujt e femrës shtatzanë dhe sistemin kardiovaskular. Përvec këtyre, ushtrimet në pishinë ndihmojnë në largimin e stresit dhe ju mësojnë se si të merrni frymë ritmikisht.