Archive for July 29th, 2009

Korja bukës parandalon kancerin e zorrës së trashë

Posted: July 29, 2009 Category: A e dini se....

Nëse doni të mboni veten tuaj nga kanceri I zorrëve atëherë hani kore buke. Shkenctarët kanë zbuluar se antioksiduesi që prodhohet gjatë pjekjes së bukës parandalon disa ndryshime në trup të cilat sjellin zhvillimin e kancerit.
kore buke
Substanca e cila quhet Pronyl-lysine, prodhohet vetëm si rezultat I një reaksioni kimik gjatë pjekjes së bukës. Për më tepër kjo substancë gjehet më me shumicë( 8 herë më shumë) në koren e bukës se sa në tulin e bukës. Komsumimi I rregullt I këtij antioksidanti ul zhvillimin e dëmtimeve pre-kanceroze në zorrë të trashë.

Teksa shkenctarët nuk janë të sigurtë se cfarë sasie të antioksiduesi duhet të përdorim në mënyrë që të mbrojmë veten tonë, ata besojnë se ky antioksidues duhet konsumuar cdo ditë. Rezultati I këtij studimi u publikua në  European Journal of Cancer Prevention.