Archive for July 16th, 2009

Koleksioni 2009 i makiazhit nga YSL

Posted: July 16, 2009 Category: Stil

Kur bëhet fjalë për koleksionin e makiazhit YSL, nuk gjejmë dot asnjëherë fjalët e duhura. Thjesht I shikojmë ato dhe dëshirojmë ti kemi të gjitha.
makiazh
YSL  nuk e ka parë kurrë makiazhin si një rutinë të thjeshtë ditore. Përkundrazi kjo firmë gjithmonë ka transmetuar një mesazh I cili u shkon drejpërdrejt femrave të cilat dëshirojnë të jenë të bukura. Këtë herë karakteri i Yves Saint Laurent  rrezaton magjepsjen ose mistiken. Vjen nga një set ngjyrash të ashpra deri tek ngjyrat e ndërthurura të mrekullushme për të dhënë një pamje sa më sensuale.Ndricimet e koleksionit hapen me Palette Y, pudra e faqes në ngjyrë pjeshkë dhe kafe për të krijuar një kompleks të bukur dhe ndricues
makiazh
Eye Shadow Duo është një kombinim dy ngjyrësh I cili premton një makiazh syri xixëllues. Mund të zgjidhni midis Anise Green/Intense Plum dhe Perly Peach/Mink Brown, pra njërin I cili I përshtatet stilit tuaj.
makiazh
Revolutionary Cream Blush premton një ndjesi të butë dhe natyrale në lëkurë.
makiazh
Dhe në kategorinë e ndricuesve ajo cfarë mban kurorën është Sensual Radian Lipstic I gatshëm në katër ngjyra.
makiazh