Posted: July 4, 2009
Category: A e dini se....
Sandra Hartness jeton në Yucca Valley, California, ajo është stiliste por punët e saj krijuese ajo I përdor tek kafshët në vënd të njerëzve. Qenushka e saj Sindi është reklamuesja për punët e saj. Modelet e flokëve që Sandra krijon për të janë gjithmonë shumë ngjyrshe, krijuese dhe shumë të cuditshme. Por janë këto modele që e kanë bërë Sindin të fitojë cmime në gara të ndryshme.








Vizitorët kërkuan për:
- prerje flokesh per femra 2011
- prerje flokesh
- prerje flokesh 2011
- prerje te ndryshme flokesh
Posted: July 4, 2009
Category: Stil
Firma e mirënjohur e tualeteve,kujdesjes së lëkurës dhe kozmetikës Clinique ka prezantuar koleksionin veror të make up-it të inspiruar nga dielli tropikal dhe plazhet elitë. Harmonisht janë të krijuara ngjyrat më kyce të verës, duke filluar nga ngjyra pjeshkë-rozë duke kaluar me kujdes në nuancat e bronzit.

Një produkt që duhet t’a keni patjetër është pudra Bronz; Almost Bronzer SFP 15. Ky produkt është I thjeshtë për tu përdorur dhe do të pëlqehet dhe nga ata të cilët u shmangen nxirësve. Pudra e bën të thjeshtë kalimin e nuancave sipas dëshirës dhe mund të përdoret dhe mbas sezonit të plazhit. Produkti gjithashtu përmban faktorin mbrojtës SPF 15.


Up-Lighting Liquid Illuminator është një xhel I vecantë për ndricimin e lëkurës, I cili e thekson më tepër efektin e nxirësit bronz. Koleksioni gjithashtu përbëhet dhe nga 3 nuanca shkëlqyesish të bashkuara nga emri Long Last Glosswear (Knockout Nude, Bonfire, First Blush, Sunset) dhe rimeli I cili zgjat shumë që quhet Lash Power Mascara.



Vizitorët kërkuan për:
- fustana veror 2011
- fustana veror
- fustane verore 2011
- firma më e mirë make up