Salca jeshile
Posted: June 8, 2009 Category: Kuzhina
Një salcë e mrekullueshmë që shkon shumë me ushqimet e detit, mishin ose me pulë të qëruar të ftohtë.

Për një filxhan të madh
1 fetë bukë italiane
uthull e kuqe
një tuf majdanozz I freskët
2 thelpinj hudhër
1 vezë e zierë mirë
1 filxhan I madh vaj ulliri
kripë dhe piper për shije
Zhyteni bukën në uthull për rreth 20 minuta. Grini majdanozin dhe hudhrën sëbashku derisa ti keni grirë hollë fare. Në përzjerjen me majdanoz e hudhër në një tas, shtoni të verdhën e vezës së zier( mos e përdorni të bardhën). Shtrydheni bukën derisa të thahet dhe thërmojeni në tas. Duke shtuar nga pak vaj ulliri përzjejeni vazhdimisht derisa të krijoni një salcë kremoze. Spërkateni me kripë dhe piper, dhe ruajeni në frigorifer derisa të jeni gati për ta përdorur.
Shënim: Mund të shotni sipas dëshirës dhe përbërës të tjerë si sardele ose tjetër.