Kush e ha kohën tonë?
Posted: May 28, 2009 Category: A e dini se....
Cilat janë ato gjëra që na vjedhin kohën tonë të shtrenjtë? Përvec ngrënësve të kohës të jashtëm, janë dhe të tjerë personalë të cilët na bëjnë të jemi hajdutët e vetë kohës tonë. Sigurisht duhet ti hiqni qafe disa zakone, por kjo është dicka shumë më e mirë sesa të luftojmë kundrra atyre vrasës së jashtëm. Angazhimet tona personale janë pjesë e jetës tone. Të ndryshuarit e zakoneve personale do pak kohë, por cdokush mund t’a bëjë këtë.
Ngrënësit personale janë
- Pamundësia për të rezistuar dhe për të thënë jo
- Vlerësim I varfër I kohës dhe shtrirjes së punës
- Dëshira për të qenë gjithmonë I dobishëm dhe për të ndihmuar të tjerët
- E shumëfolura
- Ngurrimi për të caktuar afat të fundit kohor për një punë të caktuar
- Pamundësia për të zgjedhur përparsi(prioritete)
- Zakoni I të kontrolluarit të e-mailit cdo 5- 10 minuta( blogje, forume, RSS ) ose navigim tjetër në internet
- Rrjetet shoqërore, chat, facebook, IM
- Zakoni I të luajturit lojra kompjuteri ose të parit televizor
- Të mos pushuarit mjaftueshëm
- Zakoni I të harruarit
- Zakoni I të shtyrit të punëve në fund të ditës
- Pamundësia e të ndjekurit të vazhdimësisë së një projekti
- Zakoni I të pirit të duhanit
Kjo listë mendojmë se mjafton apo jo? Nëse një punonjësi juaj vjen të chatojë me ju, sigurisht që ju nuk mund t’a ndërprisni atë teksa flet dhe ti thoni të shkojë të kthehet në punë, pasi kjo nuk do të ishte e sjellshme nga ana juaj, kështuqë në kërë rast uluni dhe dëgjojeni.
Nuk I konsiderojmë momente të tilla si pjesë e procesit të punës. Por imagjinoni pak sa kohë harxhoni të përgatisni kafen. Minuta të shkuara dëm mblidhen bashkë teksa dita kalon.
A mund ti shmangim kohë-ngrënësit? Po, mundemi dhe duhet patjetër. Por së pari duhet të kuptoni që ato ekzistojnë dhe janë mjaft të fortë.
Kështuqë le të gjejmë sebashku të tjera, e të plotësojmë listën e kohë-ngrënësve
Meshkujt dhe femrat kanë në mënyrë absolute arsye të ndryshme nga njëri tjetri, por një gjë është e sigurt- dashuria nuk luan ndonjë rol në martesë. Shikoni më poshtë që të zbuloni të vërtetën.



.jpg)






.jpg)

