Archive for May 12th, 2009

Si të mbroni buzët në verë

Posted: May 12, 2009 Category: Stil

Shumë femra mundohen të mos I lyejnë buzëtbuze e tyre në verë në mënyrë që të marin vitaminat e nevojshme nga dielli dhe të duken sa më natyrale në plazh. Ndryshe nga këto femra, shumë të tjera përdorin balsam buzësh ose shkëlqyes buzësh, por a është kjo e shëndetshmë për buzët tuaja? Vera është shumë pranë, dhe këtu mund të gjeni disa këshilla nëse duhet të përdorni makiazh buzësh në plazh, dhe nëse po, cfarë duhet përdorur dhe si ti mbroni buzët nga dielli?

Produktet për përkujdesje buzësh dhe kanceri I buzëve

Sipas shkenctarëve të një universiteti në Dallas, në ditët e sotme nuk është mirë të përdoret shkëlqyes në plazh. Shkëlqyesi dhe balsami buzëve fokusojnë rrezet ultravjollcë në pjesën e butë të buzëve, gjë që rrit rrezikun e rigjenerimit të qelizave malinje. Kanceri I buzëve është një prej më shumë malinjeve, I cili zhvillohet më shpejt se në zonat e tjera të trupit.
Këshilla për përkujdesjen e buzëve në verë
Në mënyrë që ti mbroni buzët në një ditë me diell , shkenctarët rekomandojnë të ndiqni këshillat e mëpshtme:

  • Aplikoni balsam buzësh dhe shkëlqyes vetëm mbi kremin mbrojtës ndaj diellit
  • Nëse keni në plan të qëndroni më shumë se 20 minuta në plazh, aplikoni krem 30 SFP(faktori mbrojtës ndaj diellit)
  • Riaplikoni balsam buzësh dhe shkëlqyes gjatë tërë ditës
  • Në rast të ndonjë shenjë të bardhë, ndryshim ngjyre, të lëkurës së buzësh për një kohë të gjate, konsultohuni me një doktor

Këshilla të ndryshme

Posted: May 12, 2009 Category: A e dini se....

Pastrim dhe shkëlqim I menjëhershëm I bizhuterive floriri: nëse po përgatiteni për një party dhe bizhuteritë tuaja prej floriri janë të vjetra dhe pa shkëlqim merrni një furcë të vjetër dhëmbësh dhe aplikoni pastë dhëmbësh mbi të dhë fërkojini bizhuteritë e më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përftoni më shumë lëng nga limoni : Zhyteni limonin në ujë të ngrohtë rreth 15- 20 minuta, e më pas rrotullojeni e shtrydheni

Gatuaj oriz në mikrovalë : Vendosni një gotë oriz dhe dy gota ujë dhe zijeni për 15 minuta.

Pasqyra që shkëlqejnë : Përdorni uthull direkte nga shishja me një lëckë.

Të qërojmë hurdha në një mënyrë të thjeshtë: Vendosini hurdhat në mikrovalë për rreth 30 sekonda, lërini të ftohen dhe qërojini.

Djersisni me tualet (make up)? : Aplikoni kuba akulli përpara tualetit… nuk do të djersini dhe tualeti do rrijë sic është për shumë kohë.

Të ruajmë ngjyrën e zarzavateve: Shtoni një majë të vogël luge sheqer teksa I zjeni.

Të dobsoheni : Pini një gotë ujë të përzjerë me lëng limoni të freskët me stomak bosh, dhe mos hani gjë deri pas 45 minutash pasi e keni pirë.