Kujdes! Burra në shtëpi!
Posted: April 26, 2009 Category: Marrdhënie
Meshkujt veprojnë sikur të ishin gjithë shkatarrrimet natyrore të gjitha në një kohë. Shikoni më poshtë cfarë shkatarrimi ju ndodh juve në mënyrë që t’a parandaloni.

Përmbytje në banjë
Kur një burrë largohet nga rezidenca e higjenës, banjoja- edhe nëse ka bërë një dush dhe nëse ka qenë në vaskë- gjithmonë përfundimi është I njëjtë, sikur ka rënë shi me furtunë atje, pasqyra me shumë avull, ujë që është derdhur gjithandej, pandofla që lagin gjithë shtëpinë pasi ka dalë nga banjo dhe shampo e derdhur gjithandej.
Ato që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni përmbytje: një perde ose xham dushi, tapet banjoje (ose leckë të keqe) vendoseni rreth pllakës së dushit që të bjerë aty uji që derdhet jashtë dhe të keni mundësi t’a hiqni më pas.
Uragan në dollapin e rrobave
Kjo ngjan si pjesa më rraskapitëse. Gjëja e parë që të parandaloni gjithë rrëmujën nëpër sirtare dhë rafte, është që të organizoni një vënd enkas- këtu është vëndi corapeve, ktu është enkas për këmishat, peshqirët etj. Më pas këto I duhen bërë të ditur “shkatarruesit”. Celësi I suksesit qëndron tek komoditeti(lehtësia). Vendosini gjërat që I nevojiten për raste të vecanta në pjesën e lartë dhe të ulët të dollapit, ose në sirtare vec. Dhe gjërat që I nevojiten për cdo ditë duhen të jenë në një vënd të thjeshtë për t’u gjetur dhe rrëmbyer. Mos I vini shumë varëse në dollap. Sigurohuni që po pa ndonjë varëse bosh, këmisha e tij do vendoset aty direkte.
Cunami në lavaman
Nëse kuzhina përmbytet me pjata, dhe gota të pista dhe pjata I gjen kudo nëpër gjithë shtëpi, mund ti vendosni përsëri nëpër vënde, mund të ndërrmerrni për pak kohë rolin e Hirushes, e cila mbledh pjatat dhe I lan ato pa thënë asnjë fjalë. Por ktu është pjesa më e efektshme për ju- mundohuni ta injoroni rrëmujën dhe lëreni sic është. Natyrisht, dollapi I juaj I pjatave do boshatiset nga enët e lara, duke e bërë atë të lajë ndonjë pjatë ose gotë. Du t’ju duhet të përballeni me kritikat e tij se në guzhinë nuk gjen dot pjata të lara. Ky do të jetë shanci juaj I mirë që të krijoni disa rregulla rreth pjatave të palara.
Gjithsesi më e rëndësishmja është që në cdo rast mundohuni të luftoni kundrra rrëmujës dhe jo bashkëshortit tuaj!