Posted: April 22, 2009
Category: Dieta
Vjen një kohë kur duam të ulim sasinë e kalorive. Quajeni dietë, quajeni të ngrënit shëndetshëm, ose quajeni ndryshim stili jetese. S’ka rënci se si e quani, më poshtë janë disa këshilla të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll kaloritë tuaja.

- Kurrë, kurrë mos merrni super porosi, thjesht mos e bëni kurrë
- Përdorini erëzat me zgjuarsi- përdorni mustardë përderisa ka pak kalori. Shmangni mustardën me mjaltë sepse ka sheqer shtesë.
- Hani fruta në vënd që të pini lëng frutash, por nëse doni të pini patjetër lëng atëherë përzijeni me ujë.
- Thuajini natën e mirë guzhinës në orën 7:30. Mbaroni darkë, pastroni, dhe mos fusni më asgjë në gojë. Nëse ju shkon goja lëng për të futur dicka në gojë ose goja juaj mërzitet, atëherë pini një caj bimor ose kamomil.
Nëse keni ndonjë këshillë që dëshironi të ndani me lexuesit tanë, shkruani komente më poshtë.
Posted: April 22, 2009
Category: Vip
Disa thashesheme kohë më parë lidhnin Mel Gibson me një brune ruse. Tashmë në ndjekje të procedurave të divorcit, dalin disa fakte në pah. Vajza e cila duket se ka tërhequr vëmëndjen e Mel Gibson kohët e fundit thuhet të jetë Oksana, një këngëtare ruse që punon për shtëpinë diskografike Icon, e cila është nën zotërim të Gibson.
.jpg)
Tani Oksana, duket të jetë emri më I famshëm I lidhur me aktorin e famshëm, pasi mendohej të ishin përfshirë dhe tre Oksana të tjera në aventurën e tij ruse. Sëbashku me lajmet e divorcit media u mundua të hidhte baltë mbi një farë Oksana Kolesnikova, një pianiste që performonte në Hotelin Beverly Hills. Kjo sigurisht nuk ishtë një lëvizje e mirë, pasi Kolesnikova është një bjonde me një martesë 10 vjecare të lumtur dhe sigurisht nuk I përshtatet kësaj historie. Vecanërisht duke konsideruar faktin që ajo është 4 muajshe shtatzanë. Kur historia I shkoi në vesh mohoi publikisht të kishte dicka me aktorin Mel Gibson.
Dyshimi tjetër ishte, Oksana Pochepa, një pop star 24- vjecare ruse, e cila rrëzoi pretendimet që mund të kishte lidhje me Gibson.
Gazeta latino amerikane Heral Tribune nxorri në sfond një Oksanë tjetër në Janar, Oksana Lovoushka, një artiste bjonde e cila duket se është ngacmuar me aktorin në Meksikë. Lovoushka refuzoi të komentojë për këtë deklaratë.
Më në fund duket se identiteti I bukurisë Ruse është zbuluar. Emri I saj është Oksana Grigorieva, me moshë 39 vjece. Njihet gjithashtu për marrdhënien që ajo ka pasur me një tjetër James Bond, Timothy Dalton, 63 vjec dhe ka një djalë me të ,Alexander. Aktualisht ajo jeton në një rezidencë në Sherman Oaks, Californi, e cila është blerë në Dhjetor të 2008 dhe dokumenti pronësisë ndodhet nën kompaninë e prodhimit Icon , të Mel Gibson.

Teksa lajmet priten të konfirmohen nga aktori dhe e dashura e tij, agjenti I saj Viktor Kruglod është I sigurtë se Grigorieva është vajza që është kapur në fotot e Costa Ricës.
Kruglov e përshkruan Oksana Grigorievën si një muzikantë dhe kompozitore të devotshme e cila është në dashuri me muzikën. Përsa I përket jetës së saj personale, ai ndan me ne shumë pak informacion. ” Ajo gjithmonë është shumë e fshehtë për pjesën private”- thotë ai.