Posted: April 19, 2009
Category: Stil
Nëse dëshironi të rrisni vëllimin e tërheqjes tuaj seksuale, kushtojini më shumë rëndësi buzëvë tuaja. Cdo grua ka përdorur të paktën njëherë buzëkuq. Cdo femër harxhon rreth 453 gram buzëkuq gjatë jetës së saj. Fatmirësisht buzëkuqi nuk është I dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Dhe cdo grua mund të eksperimentojë me buzëkuqin, në mënyrë që ti bëjë buzët e saja të ngjajnë më bukur. Këtu do të gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë, si përshembull si të bëni buzëkuqin të zgjasë më shumë, si të zgjidhni ngjyrën e duhur për buzkuqin tuaj, si të aplikoni lapsin e buzës, dhe ide të tjera rreth tualetit të buzës.

Si ti bëni buzët të duken më të plota
Në treg egzsitojnë lloje të ndryshme buzkuqësh: shkëlqyes, mat, kremoz dhe të ngrirë. Zgjidhni një që ju shkon më shumë në varësi të tipit të lëkurës së buzëve tuaja. Për ato që kanë buzë të holla është mirë të zgjidhni ngjyra të ndritshme buzkuqi. Ngjyrat më të errëta u shkojnë më shumë bukurosheve me buzë të trasha. Shkëlqyesi I bën buzët tuaja të duken më të mbushura, më me vëllim dhe shkëlqim. Kto lloj buzësh shkëlqejnë, dhe tërheqin vëmëndje. Buzët me shkëlqyes u shkojnë më shumë moshave të reja. Pra, shumë shkëlqyes nuk I këshillohet moshave më të mëdha.
Këshilla për buzkuqin që të zgjasë më tepër
Sekreti që të mund të bëni buzkuqin të zgjasë më tepër është që para të gjithave të aplikoni një shtresë bazë, pluhur ose pak pudër dhe pastaj ngjyrën. Pas këtyrë manipulimeve buzkuqi juaj nuk do të ndryshojnë ngjyrën ose t’ju errësojë buzët. Gjithashtu është e nevojshme të aplikoni dy shtresa buzkuq për ngjyrë që zgjat. Buzkuqët mat normalisht zgjasin më tëpër se shkëlqyesit.
Aplikimi I lapsit
Pasi përgatisni buzët, merrni një laps buzësh dhe përcaktoni formën e buzëve. Nëse doni të parandaloni rrjedhjen e buzkuqit është shumë I mirë dhe konturimi. Ngjyra e lapsit të buzës duhet të jetë I ngjashëm me buzkuqin; varianti më I mirë do të ishtë e njëjta ngjyrë ose pak fare më I errët.
Tani janë disa këshilla si të aplikoni lapsin e buzëve. Filloni me qëndrën e buzëve, vizatoni një “V” në harkun e buzëve tuaja, pas ksaj vizatoni vijën tek cepat e jashtëm. Më pas vijëzoni buzën e poshtme. Nëse dëshironi ti bëni buzët tuaja të duken më të trasha, vizojeni pjesën e jashtme gati brënda vijës natyrale së buzës tuaj. Pasi bëhet forma, mbusheni me buzëkuq. Pasi të mbushni pjesët e brëndshme, aplikoni buzëkuqin në cepa, e cila bëhet më thjeshtë më gojë të hapur
..jpg)
Disa këshilla të tjera për përkujdesje ndaj buzëve dhe tualet të bukur buzësh
- Pëdorni balsam buzësh përpara se të shkoni në shtrat. Buzët tuaja janë të ndjeshme dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe shplodhje. Buzët shumë të thata ose të ngrëna mund ti ndihmoni duke aplikuar vaj luledielli mbi to.
- Mund t’a aplikoni buzëkuqin me furcë
- Përzjeni balsam me buzëkuq, nëse ju duken buzët të thata. Shumë balsam mund t’a bëjë ngjyrën finale më të ndritshme në mes dhe pjesën tjetër të ngjyrës të përqëndruar vetem në periferi të buzëve.
- Shmangni lëpirjen e buzëve
- Shkëlqyesi mund të aplikohet vetëm ose mbi buzëkuq mat që ti bëj buzët tuaja më të shkëlqyeshme.
Mund të eksperimentoni gjithmonë dhe të krijoni pamje të bukura me ngjyra të ndryshme buzëkuqësh dhe lapsash buzësh, dhe duke përzjerë buzëkuq dhe shkëlqyes. Teksa eksperimentoni mos harroni të kujdeseni rregullisht për buzët tuaja, sepse nëse buzët tuaja janë të shëndetshme ,ato ngjajnë më tërheqëse dhe mund të jenë vërtetë “ndezëse”
Posted: April 19, 2009
Category: Marrdhënie
Nëse si rezultat I një jete të gjatë familjare bashkëshorti juaj humb papritmas interesin për ju, kjo mund të rregullohet. Seksologë me eksperiencë insitojnë se interesi seksual I vdekur mund të lindë një tjetër. Më poshtë është si mund t’a bëni këtë.
Jeta martesore është një punë.jpg)
Ju kujtojmë se të mbani familjen dhe interesin e gjallë të bashkëshortit tuaj për ju dhe interesin tuaj për bashkëshortin tuaj cdo ditë është një punë. Por nuk duhet trajtuar si një punë e rëndë dhe e lodhshme por si një angazhim jetëgjatë dhe I nderuar. Do të ishtë më mirë nëse do të kthehej në hobin tuaj. Dhe seksi në martesë është dicka që ju mund dhe duhet t’a vini në punë. Nëse e lini pjesën seksuale të eci vetë, pa ndihmën tuaj atëherë herët a vonë seksi do të rrënohet. Kjo pra është arsyeja pse duhet t’a mbani në punë në vazhdimësi. Tek e fundit të gjithë kujdesemi për veten, kudjesemi për aparencën dhe trupin tonë, praktikojmë joga për eksperiencë shpirtërore, aplikojmë maska fytyre, dhe perfeksionojmë veten duke punuar dhe studiuar. Në mënyrë të ngjashme, bëjëni jetën seksuale në martesë atë gjënë më emocionuese të të gjitha gjërave emocionuese që mund të bëni, vecanërisht për faktin se seksi është I shëndetshëm!

Zëvëndësimi i të tepërtës me të nevojshmen
Pra nga cfarë do të fillonit më parë nëse marrëdhina seksuale befas do fillonte t’ju shqetësontë?
Sigurisht duhet t’a filloni nga vetja juaj. Bëjini një analizë botës tuaj personale dhe seksuale dhe zhdukini cdo gjë që nuk ju nevojitet. Ose më saktë zëvëndësojini por me gjëra të njëjta por me ngjyrim më seksi.
Pizhamat e vjetra, rrobat e natës dhe të brëndshme të vjetra janë gjërat e para që duhen hedhur në kosh. Dilni për shopping. Dëshira juaj për të qenë dorështrënguar përshkak të mjerimit financiar duhet të vdesë ashtu sic ka lindur. Të brëndshmet e sotme dhe industria e të linjtave mund të ofrojë opsione të ndryshme për ju dhe shtratin tuja martesor në cmime mjaft të arsyeshme. Por duhet të dini kur të ndaloni. Stili I vajzës së vogël seksi nuk ka për të funksionuar, zgjidhni të brëndshme ose këmisha nate joshëse dhe moderne. Në të kundërt një tranzicion I papritur nga një bashkëshorte e ëmbël në një pornostar mund edhe t’a trëmbe bashkëshortin tuaj. Ose do t’a bëjë atë të qeshë. Në cfarëdo lloj rasti, një ndryshim I këtij lloji do t’jua hedhë poshtë planet tuaja të joshjes.
Qëllimi juaj është që ti rregulloni gjërat në mënyrë të atillë, që ai të shohë një dritë të re dhe të pyesë veten se si ka munci që nuk e ka kuptuar për kaq kohë se cfarë lloj thesari seksual është gruaja e tij.
Hiq qafe:
Ilacet
Kokrrat e antidepresantëve, herpeve, pikat për në hundë ose vesh, shurup e kollës, nuk sjellin moment romantike. Një femër e sëmurë ose një femër që ka nevojë për trajtim mjeksor cdo sekond, nuk rrit asgjë më tepër se mëshirë dhe irritim. Fshihini ilacet tuaja sa më larg të jetë e mundur dhe përdorini ilacet kur nuk ju sheh njeri. Sigurisht nëse ju ka zënë gripi ose keni temperturë të lartë, atëherë ky është një rast I vecantë dhe ne nuk ju shtyjmë për këshillat e mësipërme.
Parfumi I vjetër
Ose përdoreni për në punë ose për rastë shoqërore. Aroma juaj në dhomë duhet të jetë e vecantë, ftuese dhe sharmuese.
Dysheku për kënaqësi seksuale duhët të jetë cift, I gjërë dhe një dyshek elastik I cili nuk kërcet.
Faktori emocionues
Dilni sa më shumë të keni munci me bashkëshortin tuaj. Vizitoni miqtë, shkoni në restorante ose vetëm ecni për një xhiro. Fokusohuni në veshjen tuaj, duke menduar dhe për detajet më të vogla, një imazh I zgjedhur me kujdes do t’ju sjellë në humorin e duhur.
Bashkëshorti juaj duhet të shohë sa e bukur është bashkëshortja e tij dhe se si meshkujt e tjerë I hedhin sytë asaj gjithë admirim.
Hiri I një gruaje në sytë e meshkujve tjerë e bën atë më të dëshirueshme.
Posted: April 19, 2009
Category: A e dini se....
Kozmetika që një femër shtatzanë përdor mund të shkaktojë sterilitet tek bebi I
saj I ardhshëm, kanë thënë disa shkenctarë.
Ato provuan disa komponentë kimikë që përdoren në industrinë e kozmetikës, mbi minj shtatzanë.
Eksperimenti tregoi se shumë komponentë mund të ndërpresin profilin hormonal të femrës, e cila pengon funksionimin e riprodhimit të mashkullit që zhivllohet në javët e 8- 12 të shtatzanisë.
Ato mund të kontribuojnë në sterilitetin e mashkullit tek njerëzit. Pra, shkenctarët I këshillojnë femrat të shmangin kozmetikën në fazat e parë të shtatzanisë.