Si të zgjoheni pa stres
Posted: April 16, 2009 Category: Shëndet
Zilja e orës bjen pa pushim. Mundoheni të hapni sytë dhe trupi juaj po “qan” dhe për 5 minuta të tjera gjumë. A fillon kështu mëngjesi juaj? Ushtrimet e Tibetit në shtrat I japin energji gjithë trupit tuaj, u japin energji gjithë sistemit tuaj qarkullues dhe ju bëjnë gati për në punë ose shkollë. Gjëja më e rëndësishme e ktij lloj zgjimi është se është shumë I thjeshtë, I shëndetshëm dhe nuk keni as pse ti hapni sytë.

Fërkoni veshët
Gati jeni zgjuar, por prapë jeni gjysëm në gjumë? Me sytë mbyllur, fërkoni veshët tuaj, shtypini drejt kokës dhe lëvizini pëllëmbët poshtë dhe lart për rreth 20 minuta
Dobitë shëndetsore
Është e shëndetshmë për fytyrën tuaj
Ky masazh përmison qarkullimin e gjakut në tëmtha.
Duart në ballë
Vendoseni dorën e djathtë në ballë dhe dorën e majtë sipër të djathtës. Lëvizini duart para dhe mbrapa për rreth 20 herë.
Dobitë shëndetsore
Parandalon dhimbjet e kokës
Trajton marrje mëndsh
Masazh sysh
Masazhojini sytë lehtë me nyjen e gishtit të madh të dorës, 15 -20 lëvizje
Dobitë shëndetsore
Masazhi rregullon sistemin tuaj nervor
Përmison shikimin
Masazh beli
Vendosini pëllëmbët në bel dhe përkulini gjunjët. Masazhojeni lehtë belin tuaj duke I lëvizur pëllëmbët në drejtim të akrepave të orës dukë bërë 30-50 lëvizje.
Dobitë shëndetsore
Forcon muskujt e belit dhe përgatit gjëndrën pankreatike gati për mëngjes
Masazhi gjithashtu cliron mëlcinë nga ndjesi të pakëndshme, “zgjon” fshikzën e tëmthit.
Loja e stomakut
Hiqini duart tuaj tani pasi nuk do t’ju hyjnë në punë ktë herë dhe luani lojën duke futur barkun brënda dhe duke e nxjerrë atë ose fryrë, duke bërë në total 20 lëvizje.
Dobitë shëndetsore
Loja stomakut është shumë e shëndetshme për mëlcinë, veshkat dhe sistemin tretës.
Gjunjët dhe kraharori
Mblidhni gjunjët. Vendosni krahët rreth gjunjëve tuaj dhe ngrijini ato drejt kraharorit.
Dobitë shëndetsore.
Ai është një masazh I brëndshëm për stomakun dhe muskujt e kraharorit.
Koha për t’u zgjuar
Tani mund ti hapni sytë! Cohuni na krevati
Më në fund bëjini një masazh të lehtë fundit të këmbëve tuaja.
Dobitë shëndetsore
Ai është I shëndetshëm për palcën kurrizore
Pse është I shëndetshëm për t’u zgjuar mënyra tibetiane
Kjo është një mënyrë shumë e shëndetshme për t’u zgjuar.Ajo I përfshin harmonisht të gjitha organet duke krijuar energji. Mos u coni kurrë nga shtrati menjëherë dhe të laheni shpejt fare teksa akoma jeni përgjumësh. Kjo mënyre mund t’ju godasë menjëherë zemrën, ose sistemet tretës dh eurogjenital. Trupi juaj do pak kohë që të zgjohet.
Vizitorët kërkuan për:
- krevat masazhi
- krevate bebesh
- si te rrisim floket me shpejt
- bebat ma te bukura