Archive for April 15th, 2009

Si ti përforcojmë thonjtë tonë?

Posted: April 15, 2009 Category: Stil

Dëshironi të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm? Ndiqni disa këshilla të thjeshta por shumë të efektshme. Përpara se të vazhdoja me këshillat, do të dëshiroja t’ju bëja disa pyetje të thjeshta: Sa shpesh kujdeseni për thonjtë tuaj? Sa shumë I doni thonjtë tuaj? Duke u kujdesur rregullisht dhe në mënyrën e duhur dhe me një dietë të balancuar, të rrisësh thonjë natyralë nuk është dhe aq e vështirë.

Më poshtë është cfarë është ajo që duam të themi me përkujdesje të duhur duarsh dhe thonjsh

  • Aplikoni krem ushqyes cdo ditë
  • Përdorni vaj kutikulash cdo ditë; I jep shtyse rritjes së thoit dhe I bën ato më të fortë.
  • Mbani doreza kur bëni punë shtëpie.
  • Bëni dush thonjsh cdo ditë. Sot, ka shumë produkte dushi për thonjtë, që mund të zgjidhni në varësi të preferencave dhe të ardhurave.
  • Mos I hani thonjtë tuaj.
  • Limojini thonjtë tuaj vetëm në një drejtim
  • Hani një dietë të balancuar dhe merrni mjaftushëm kalcium.
  • Bëni manikyr në sallone bukurie rregullisht, jo vetëm për raste të vecanta.

Të mësipërmet janë rregulla bazë, nëse dëshironi të rrisni thonj për të cilët të jeni krenarë. Nëse thonjtë tuaj akoma thyhen dhe ndahen, atëherë kjo është një arsye serioze që duhet të konsultoheni më një doktor.

Mjalt në vënd të antibiotikëve

Posted: April 15, 2009 Category: Shëndet

Mjalti është I njohur për shumë veti të shëndetshme. Por shkenctarët nuk mund t’a imagjinonin që ky shërues I njerëzimit është kaq I efektshëm. Disa kërkime kanadeze kanë zbuluar se mjalti mund të shkatarrojë bakterie. Efektshmëria e tij në disa raste ja kalon dhe antibiotikëve.

Efekti I mjaltit mbi bakteriet
Shkenctarët kanadezë studiuan efektin e mjaltit në 11 lloje organizmash, duke përfshirë ktu agjentë të rrezikshëm sëmundjesh si përshembull stafilokoku I artë dhe bacillus blu. Dy agjentët e fundit zakonisht zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, kështuqë ato nuk kanë efekt mbi to.

Mjalti më I mirë se antibiotikët?
Mjalti mund të vriste bakteriet në tretësirë si dhe në sipërfaqe të ujit. Efektshmëria e tij i tejkalonte vetitë e antibiotikëve.
Gjithashtu bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve vdiqën nën trajtimin me mjalt.

Kur mjalti është I domosdoshëm
Bakteria e parë, ne anën tjetër duhet trajtuar me antibiotikë; por nëse bakteria është rezistente ndaj antibiotikut, sëmundja avancon dhe kalon në një tjetër formë, në një formë kronike. Kur sëmundja është kronike, mjalti mund të përdoret si një zevëndësues I efektshëm I antibiotikëve dhe mund t’ju ndihmojë të kuroheni.