Posted: April 12, 2009
Category: Shëndet
Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të cajit jeshill. Por shkenctarët vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja.
Përshembull, kohët e fundit kanë gjetur selen në cajin jeshil, një prej mikroelementëve më të dobishëm. Seleni në kombinim të balancuar zinku , kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban cuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë. Ai është vecanërisht I shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin( vitamina E). Përvec këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës.
Për të parë më thellë në vetitë e shëndetshme të cajit jeshil, shkenctarë të një universiteti në Kaliforni kanë bërë shumë eksperimentë të ndryshme. Ato kanë studiuar modelet e ushqyerjes dhe mënyrat e jetesës mbi 200 000 njerëz. Ato gjithashtu kanë ekzaminuar rreth 4 000 pacientë të cilët vuanin nga atak në zemër. Rezultatet e përgjithshme nxorrën një fakt interesant: caji jeshil është një mbrotje e shkëlqyer për mbrojtjen e enëve të gjakut të zemrës. Informacione të sakta tregojnë se ato që pijnë, të paktën, tre gota caj cdo ditë kanë 20% më pak rrezikshmëri për atak në zemër.
Vizitorët kërkuan për:
- higjena foto
- www caj jeshil
- kaliumi ne ushqime
- enzimat
Posted: April 12, 2009
Category: Shëndet
Gjoksi i një femre nuk duhet të jetë vetëm I bukur, por para së gjithash ai duhet të jetë I shëndetshëm. Ushqyesit janë të sigurtë, se jo vetëm
kozmetika e duhur, higjena ideale dhe fitnes I rregullt mund t’ju ndihmojë të keni një gjoks të shëndetshëm por gjithashtu dhe një dietë e duhur. Pra, për cfarë kemi nevojë të hamë dhe të pimë, ne femrat në mënyrë që të kemi një gjoks sa më të shëndetshëm dhe të bukur? Me poshtë janë disa këshilla të shëndetshme që duhet ti ndiqni.
Fruta dhe perime portokalli
Para së gjithash, femrat duhet të përfshijnë patjetër në dietën e tyre ditore fruta dhe perime portokalli dhe të verdha. Këtu përfshihen kajsi të freskëta dhe të thata, qitro, bananet, karrotat. Ato përmbajnë shumë vitamina si A, E dhe C- antioksidantët kryesorë të cilët nuk e lënë gjoksin tuaj të plaket shpejt.
Parandaloni kancerin e gjirit
Lakra kineze dhe e bardhë, lulelakra, brokoli janë ushqimet e nevojshme, që duhen ngrënë në mënyrë që të përmisoni dhe të mbani shëndetin e gjoksit. Kto janë ushqimet kryesore që mbrojnë gjoksin ndaj kancerit.
Selen për një gjoks të shëndetshëm
Gjoksi I femrave nuk mund të bëjë pa selen, I cili ndodhet në arra brazili dhe maja birre- burimet kryesore të vitaminës B1, I cili I jep lëkurës së gjoksit elasticitetin e duhur.
Pije për një gjoks të shëndetshëm
Konsumimi I verës së ëmbël gjithashtu është shumë I mirë për gjoksin e femrave. Pije të tjera të shëndetshmë për gjoksin janë caji jeshil dhe caji I bardhë. Ushqyesit rekomandojnë të pini 3 deri në 5 gota në ditë, pasi sic e dini kto lloj cajrash kanë veti të forta antioksiduese. Kjo do të thotë që ato e mbrojnë trupin (përfshirë ktu gjoksin tuaj) nga sëmundje të ndryshme dhe plakje e parakohshme.
Vizitorët kërkuan për:
- gjoksi i femrave
- si te kemi gjoks te bukur
- ushtrime per gjoksin
- si te rritet gjoksi
Posted: April 12, 2009
Category: Stil
Cfarë mund të bëni për fabrikën e vajit që mbani mbi kokë? Disa këshila ekspertësh mund t’ju vijnë në ndihmë.
Lajini flokët më shampo shpesh
.jpg)
Ekspertët këshillojnë që gjëja më e rëndësishme që mund të bëni që të luftoni yndyrën në flokët tuaj, është t’a lani skalpin tuaj me shampo një herë në ditë, sidomos nëse jetoni në qytet. Kur I nxehti dhe lagështia stimulojnë gjëndrat e yndyrës së skalpit tuaj, do të ishte shumë e këshillueshme t’a lanit kokën dy herë në ditë- thotë professor Lowell Goldsmith, një profesor dermatologjie, I cili është I specializuar në problemet e flokut Gjëndrat dhjamore prodhojnë yndyrë vazhdimisht- thotë ai. Ajo cfarë ju po mundoheni të bëni është të mbani nën kontroll sekrecionin dhe t’a zhdukni atë.
Zgjidhni një shampo të tejdukshme Shampot e tejdukshme, pastrojnë yndyrën më mirë, dhe nuk lënë asnjë lloj mbetje pas.
Ofrojini vetes masazh skalpi Kjo duhet bërë gjatë larjes së kokës me shampo, asnjëherë mes shampove- thotë Kingsley. Të masazhosh skalpin midis shampove, mund të bëjë që të dalë vaj nga gjëndrat.
Dopio shkumë Yndyra e tepërt ka nevojë që të lahet me shampo dy herë- thotë Dr. Goldsmith. Gabimi më I madh që shoh tek njerëzit thotë ai, është se nuk e lënë shampon në skalp aq sa duhet- thotë ai. Për njerëz vecanërisht me flokë me yndyrë, sugjerohet dopio shkumë, duke e lënë shampon në skalp 5 minuta cdo herë, Kjo nuk do t’ju dëmtojë flokun ose skalpin.
Harrojeni balsamin Nëse keni flokë me yndyrë, gjëja e fundit që do të dëshironit do të ishte të mbuloheshit me më shumë yndyrë. Mundohuni të dilni pa balsam ose krem flokësh.
Synoni vetëm fundet Nëse mendoni se keni nevojë patjetër për balsam ose kremflokësh, kërkoni për ndonjë produkt që përmban sasinë më të vogël të yndyrës. Aplikoni vetëm në maja, dhe jo në rrënjë.
Testoni për yndyrë pas shampos Cdo sasi shampoje mund t’ju largojë sasi të mëdha yndyrë, kështuqë mos e kaloni “shkel e shko” shampon. Testojeni veten. Pasi ti keni larë me shampo dhe ti keni tharë flokët, prekini flokët tuaj dhe shihni nëse I ndjeni të yndyrshëm akoma? Nëse është kështu, kjo do të thotë që nuk I keni larë ose shpëlarë aq sa duhet.
Aplikoni regjës( ashpërsues) në skalp Ju mund t’a ndaloni sekrecionin e yndyrës duke aplikuar një ashpërsues të përgatitur në kushtet e shtëpisë, direkte në skalp. Kingsley sygjeron një përbërje me sasi të barabarta bojë lajthie dhe lëng pastrues goje (psh. me mente). Aplikojeni më pambuk vetëm në pjesët e skalpit. Boja e lajthisë vepron si ashpërsues, ndërsa lëngu pastrues I gojës ka veti antiseptike. Nëse floku juaj ka shumë yndyrë, mund t’a bëni ktë sa herë I lani me shampo flokët.
Mos I krihni shumë Njerëzit me flokë me yndyrë duhet të kenë shumë kujdes dhe me krehjen. Kini parasysh se krehja nga rënjët sjell vajin nga skalpi deri në majat e flokëve tuaj.
Thajini flokët në drejtim të kundërt nga rritet Duke e lënë sic është, floku me yndyrë rri më I lëshuar dhe i drejtë. Që ti shtoni më vëllim, bëhuni
krijues me tekninën e përdorimit të tharëses tuaj- thotë Kingsley. Përdoreni tharësen në drejtimin e kundërt të rrijtes, në mënyrë që ti ngrejë flokët drejt rrënjëve.
Relaksohuni Hormonet kanë një lloj efekti në prodhimin e yndyrës. Pra kur jeni nën stres, trupi juaj prodhon më shumë androgjenë. Dhe kto androgjenë nxisin prodhimin e yndyrës. Këshilla jonë? Relaksohuni sa më shumë.
Kujdes në përzgjedhjen e kontraceptivëve Kontraceptivët kanë një efekt vendimtar në balancën hormonale të një femre. Ato ndikojnë në prodhimin e yndyrës.Ju këshillojmë t’a diskutoni me gjinokologun tuaj, yndyrën e tëpërt të flokëve tuaj kur të zgjidhni kontraceptivin e duhur.
Ushqeni flokët më birrë Mbyll poret. Sugjerohet birrë e freskët si locion për flokë me yndyrë. Ruajeni në një termus që të rrijë e freskët në dush, sepse ndryshe nuk të rrijë shumë e freskët.
Freskojeni me limon Shtrydhni lëngun e dy limonëve në një gotë të mbushur me cerek ujë, ujin më të mirë që mund të gjeni. Një zgjidhje shumë e mirë do të ishtë ujë I distiluar. Kjo është një shpëlarje që ndihmon në ndalimin e yndyrës.
Provoni uthull Hidhni një lugë caji uthull në një pintë ujë dhe përdoreni si një shpëlarje përfundimtare. Kjo përbërje vepron si tonik për skalpin dhe heq mbetjet e sapunit që mund të shtojnë yndyrën e flokëve.
Vizitorët kërkuan për:
- FLOKE ME yndyre
- floke te yndyrshem
- maske per floke te yndyrshem
- yndyra ne flok