Rizoto milaneze
Posted: April 4, 2009 Category: Kuzhina
Kjo rizoto delikate me shafron shkon me cfarëdolloj pjate por tradicionalisht serviret me osso buco ( lloj mishi milanez me kocka anash që përdoret zakonisht për rizoto, I spërkatur me majdanoz, lëkurë limoni e hurdha) në Milano sic tregohet dhe në foto. Shafroni ka një shije delikate dhe të lehtë që është shumë e shijshme.
Për 4-6 persona
- 6 gota lëng pule, e ngrohtë
- 6 lugë gjelle gjalp, 2 lugë hiqini vecmas për në fund
- 1/2 gotë qepë e grirë
- 1/2 verë e bardhë
- 1 lugë caji shafron
- 1/2 gotë djath parmixhan të grirë
Ngrohni 4 lugët e gjellës së gjalpit në një tigan të thellë. Shtoni qepët dhe gatuajini derisa të marrin ngjyrë. Shtoni orizin dhe përzjejeni derisa të mbulohet mirë me gjalp. Shtoni verën e bardhë, dhe përzjejeni vazhdimisht në zjarr të mesëm derisa t’a përthithë të tërë. Filloni të shtoni gjysmën e gotës me lëngun e pulës, duke e përzjerë derisa t’a përthithë. Vazhdoni në këtë mënyrë, duke shtuar edhe lëngun e pulës së mbetur dhe duke e përzjerë në të njëjtën kohë për rreth 20-25 minuta ose derisa të jetë bërë orizi, por që nuk është shumë I butë. 5 minuta përpara se të ketë përfunduar, shtoni shafronin. Hiqeni nga zjarri,shtoni gjalpin e mbetur dhe djathin parmixhan. Servireni, duke ofruar djathë shtesë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!